A ishte i qëllimshëm gabimi në ceremoninë e Oscar? Ja çfarë thonë teoritë konspirative

Gafa në përfundimin e ceremonisë së çmimeve Oscar, ishte padyshim një moment i papritur për spektaklin, organizimi i të cilit nis një vit përpara dhe gjithçka kurohet deri në detaje.

Por, shumë përdorues të rrjeteve sociale, e kanë quajtur atë të qëllimshme, si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e shtypit dhe të mediave.

Sipas disa analistëve, shikueshmëria e spektaklit ka rënë gjatë viteve të fundit me 34.3 milionë ndjekës vitin e kaluar, që ishin shumë më pak se 37.3 milionë të vitit 2015, apo 43.7 milionë në vitin 2014.

Për këtë arsye, mendohet se zarfi i gabuar iu dha qëllimisht Warren Beatty.

Ndërkaq, teoritë konspirative kanë vazhduar edhe më tej, duke thënë se e gjitha ishte një përpjekje nga ana e akademisë, për të larguar vëmendjen nga filmi fitues, “Moonlight,” i cili duket se nuk ka patur marrëdhënie të mira me industrinë filmike të Hollywood.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *