Akuzat ndaj Granit Xhakës, flet trajneri Arsen Venger

Granit-XhakaTrajneri i Arsenalit, Arsen Venger ka folur për akuzat ndaj lojtarit të skuadrës së tij Granit Xhaka.

Mesfushori me orgjinë shqiptare akuzohet për racizëm ndaj fyerjeve që i ka bërë një punonjëse të aeroportit.

Në një pronocim, Arsen Venger, është shprehur se ka pasur një takim me Xhakën në lidhje me këtë problem, por francezi tha se lojtari ia ka mohur këto akuza dhe ndihet i pafajshëm.

“Xhaka e ka mohuar incidentin në Heathroë. Kam folur me Granitin në lidhje këtë dhe ai e ka mohuar incidentin” ka deklaruar Venger.

Venger foli dhe për kartonin e kuq që Granit Xhaka, mori në ndeshjen ndaj Burnleyt.

“Unë nuk mendoj se ai donte të lëndonte dikë. Kemi humbur Granitin për katër ndeshje tani në një moment të rëndësishëm të sezonit. Unë mund të flas vetëm për atë që unë kam parë te Graniti që nga fillimi, ai ka një qëndrim fantastik në baza ditore, sepse ndonjëherë ju nuk e dini se si lojtarët sillen. Por, ai ka qenë absolutisht i mrekullueshëm me përkushtim e fokus, ne kurrë nuk kemi pasur diçka të keqe me të” tha Venger.

 

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *