Andi Bushati: Meta ka ngritur topat me Nishanin kundër Ramës, në rastin e Balilit

bushatiAndi Bushati shkruan sot se kërkesa e Ilir Metës për të thirrur Këshillin e Sigurisë për shkak të mos-arrestimit të Klement Balilit, bëhet për shou.

Sipas tij, me këtë gjest, Meta kërkon të sulmojë Ramën, që sipas Bushatit, nuk ndahet dot nga kriminelët.

Ilir Meta ka ndërhyrë fort të mërkurën, jo vetëm për t’u shfajësuar, por edhe për të kundërsulmuar.

Të kuptohemi drejtë, thirrja e tij për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare është thjeshtë propagandë. Ajo s’ka të bëjë asgjë direkte dhe as mund të ndihmojë konkretisht në arrestimin e të shumëkërkuarit. Ajo është një lojë ping-pongu mes Metës dhe Nishanit, për t’i ngritur njëri tjetrit topat që zhysin drejt Ramës.

Kjo lëvizje nuk mohon gjithashtu as lidhjet e dikurshme mes klanit të Balilëve me LSI-së.  

Por, nga ana tjetër ajo ka një synim të mirëpreçizuar politik. Ajo godet drejt e mbi Ramën.

Në debatin e hapur në mënyrë permanente në Shqipëri, ajo shenjon një hendek mes Metës dhe rivalit të tij.

Së pari, ajo do të japë imazhin se edhe kur bashkëpunon me trafikanët, Ilir Meta e ka forcën t’i shesë, ndryshe nga kryeministri që mbetet peng i tyre.

Së dyti, ajo do të demaskojë slloganin që Edi Rama trumbeton prej tre vjetësh, se megjithëse në Shqipëri vazhdon të ketë krime, ndryshimi me kohën e Berishës është se kriminelët nuk largohen më në drejtim të paditur.

Faktet tregojnë të kundërtën, se që nga Mark Frroku që i iku policisë duke mbajtur të fshehur një trafikant, e deri tek Balili, këtu është instaluar bashkëpunimi me krimin.

Pikërisht këtë ka dashur të tregojë këtë mesjavë Ilir Meta. Duke iu adresuar presidentit, ai nuk ka dashur thjeshtë të luajë në mbrojtje. Ai ka dashur të kundërsulmojë. Dhe tani topi është në fushën e Edi Ramës që po akuzohet përsëri, se po merr në mbrojtje një trafikant më shumë”, shkruan Bushati në faqen e tij Lapsi.al.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *