Apologjia e një proteste

Nga Arnida Çapi

Ka qene nje renie drastike nga pushteti per shkak te abuzimit shteteror e keqqeverisje ai i PD. Per shkak te kesaj per kaq kohe opozitarizmi humbi funksionet e veta, si inercia e te mbuluarit me faj qe ska goje, gje qe mungoi per ingranazhin normal te demokracise, duke e demtuar ate.

Nese do te pranonim se jane mbledhur disa njerez, po kendojne, ligjerojne, po hane, e po gjejne gjithefar lojerash si te kalojne kohen e te mbushin mungesen e arsyes perse jane aty, serisht, vec kotesise nuk do te ngjallte ndonje emocion.

Trishtimi vjen nese sheh qe kjo kotesi nuk esht tamam kotesi. Eshte nje sulm per mbrojtje nga dita e gjykimit. Eshte trishtim sepse, nese mungesa te ben te harrosh, ky teater ne skene po na ngjall vertetesine dhe emocionin live te kesaj gjendje opozitare.

Trishtim, si ne ate bulevard, ne ato trotuare, veshur ne ar kane emrat gdhendur protestuesit qe keta qe ulen kembekryq aty, i vrane ne proteste, jo larg nga tani, e pasi i vrane bene cmos ti perndiqnin me gjyqtaret e tyre deri ne fund.

Sot ngrejne strehen e mbrojtjes nen krimin e tyre.

Esht trishtim se si disa mund te mendojne te mbidhen nen ate cader, e ti japin trupat e tyre ketij bashkimi, ca per teser, ca te ndodhur ne nje anije qe po fillon te fut uje, e ca ne pritje per te pertypur gjellen e partise. Partise? Sa krime behen ne emer te demokracise, ne emer te partise a ne emer te popullit sic bente Enveri. Nocionet pas te cilave abuzuesit i perdorin per te fshehur me se miri vetem nje lloj pushteti. Perse ka pushtet Berisha sot, edhe pse nuk eshte me ne pushtet dhe as kryetar partie?

Ja pra, kjo eshte prova e asaj me lart. Nuk ja jep ligji pushtetin.

Cfare fizionomie ka kjo parti? Nje fizionomi dualiste. Nje tjeter prove e genjeshtres.
Mos flasim per filozofi, do ishte e tepert.

A ka nje parti qe ofron me mire? Lavdi Zotit te kete. Edhe atehere do te prisnim te gjithe zgjedhjet, qe vijne per pak muaj, dhe te behej rotacioni demokratik. Por keta duan t’a “rrezojne” qeverine se jane me te mire, kur asgje ska ndryshuar nga renia e dyte pas 97. Asnje rotacion demokratik ne partine demokratike.

Dhe sipas tyre ata jane fitues te zgjedhjeve, dhe do te kishin fituar nese nuk do te vidheshin votat dhe votimi elektronik do i jepte sigurine e votimit. Edhe nje here, cfare ka ndryshuar nga e kaluara prezente? Le te japin se pari pergjigje per kete, qe te kene Legjitimimin e Kerkeses.

Dhe si e dine keta qe sistemi s’mund te hakohet? Katandisja e argumentit politik ka shkuar te paranoja. Kjo parti ishte ne pushtet kur humbi pa votim elektronik. Pra ky nonsens eshte ne fakt nje heqje dore nga opozita, qe esht dhe heqje dore nga pushteti. Faliment politik.

Per te pasur ze proteste duhet patur kauze. Vetembrojtja nuk eshte kauze sociale.

E verteta eshte qe ata nuk jane opozite. Ata jane ne inercine e pushtetit te tyre, sikurse krimi le pasoja. Ja pse sot ska opozite, por vetem nje apologji te gabuar.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *