Author: admin

VIDEO/ Me kë darkoi Rama deri vonë në restorantin në qendër të Tiranës

Lajme
Kryeministri Edi Rama shihet rrallë të frekuentojë restorantet e Tiranës. Ai ka pak vende të pëlqyera për të kaluar një darkë, apo një drekë me miq apo mysafirë nga jashtë. Ata i mbledh kryesisht në vilat qeveritare në Tiranë apo në rrethe. Këtë e ka pranuar edhe vetë Rama në një nga intervistat e fundit e fundit duke theksuar se nuk pëlqen që të shfaqet në ambiente publike për të darkuar. Por këtë të enjte ai ka bërë një përjashtim. Lapsi.al ka fiksuar momentin kur Rama ka dalë nga një prej restoranteve të njohura pranë qendrës së Tiranës, vetëm pak metra larg kryeministrisë. Ai ka lënë restorantin rreth orës 23 ndërsa nuk dihet çfarë e ka shtyrë kreun e qeverisë të tradhtojë rutinën e tij. ©LAPSI.al  Source: lapsi.al

Sondazhi i Gallup/ Shqiptarët ndër më besnikët ndaj Trump 

Lajme
Shqipëria, Kosova dhe Polonia janë të vetmet vende që mbështesin Presidentin Donald Trump në Europë. Kjo të paktën sipas një sondazhi të Gallup, mbi mbështetjen e Presidentit Trump në vende të ndryshme të Botës. Refereuar sondazhit më të fundit të Gallup, në Kosovë dhe Shqipëri mbështetja për Presidentin amerikan për punën e tij në vitin e parë në krye të Shtëpisë së Bardhë është në kuotat e 75 dhe 72 %. “Nuk është e pazakontë që shqiptarët të jenë në krye të kësaj liste; zakonisht nga ta jepen vlerësime shumë të larta për udhëheqjen amerikane”, shkruhet në raport. Ndërkohë referuar vendeve të tjera të Rajonit, mbështetja për Trump ka një diferencë të dukshme krahasuar me Kosovën dhe Shqipërinë. Në maqedoni mbështetja është në kuotën e 45 %, në Rumani 41 %, në Bosnje dhe Bullgari 28 %, ndë

E BUJSHME/ FIFA i bllokon merkaton Chelsea

Lajme
Chelsea rrezikon bllokimin e merkatos. Sipas “The Guardian” shkruan se klubi londinez është vënë në shënjestrën e FIFA-s për shkelje të rregullave në nënshkrimin e kontratave me futbollistët e mitur. Për momentin janë 25 raste nën hetim. Të gjitha janë futbollistë të huaj, por numri mund të rritet gjatë hetimeve. Për çështjen po angazhohet komisioni disiplinor të FIFA-s që në të kaluarën ka bllokuar edhe klube të tjerë si Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid për situata të ngjashme. Nga Chelsea sigurojnë se kanë respektuar të gjitha normat e FIFA-s. ©LAPSI.al Source: lapsi.al
FOTO/ Namik Dokle tallet me Erion Veliajn

FOTO/ Namik Dokle tallet me Erion Veliajn

Lajme
Ish-deputeti socialist Nakim Dokle ka bërë një koment mjaft interesant duke ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në një foto në Facebook, Dokle shfaqet me një lopatë në dorë, pranë një peme ulliri, ndërsa në komentin që shoqëron fotografinë shkruan: “Edhe une e mbolla sot nje ulli… (Ne kopesht, jo ne televizor)”. Duket qartë që ish-deputeti tallet me kryebashkiakun që çdo ditë e shohim në TV me lopatë në dorë duke mbjellë pemë. ©LAPSI.al Source: lapsi.al

Itali/ Shqiptari me çekiç në dorë thyen kazinonë (VIDEO)

Lajme
Mediat italiane kanë publikuar sot pamjet e një shqiptari që thyen xhamat e një kazinoje. Ngjarja ka ndodhur në Cefalù natën mes 13-14 janarit. Shqiptari 37-vjeçar ishte duke luajtur në një kazino, kur pronarët i kanë thënë se kishte ardhur koha që biznesi të mbyllej. 37-vjeçari u largua i keqardhur, dhe u kthye sërish me një kokore në kokë dhe një çekiç në dorë. Për hakmarrje, theu xhamat e qendrës ku ndodhej kazinoja. Hetimet çuan në identifikimin e autorit dhe ndaj tij ka nisur për procedim penal në gjendje të lirë. Në banesën e tij u gjet edhe çekiç me të cilin theu xhamat. Source: lapsi.al
Kosova dhe Shqipëria besojnë maksimalisht në udhëheqësinë e SHBA-së në botë

Kosova dhe Shqipëria besojnë maksimalisht në udhëheqësinë e SHBA-së në botë

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Raporti i fundit i organizatës Gallup mbi opinionin e botës ndaj Shteteve të Bashkuara tregon se ndonëse miratimi i politikave amerikane nga opinioni botëror është në një nivel të ulët shumëvjeçar, Shqipëria dhe Kosova mbeten në krye, megjithëse në rënie në krahasim me vitet e kaluara. Një kalimtar ecën nëpër përzierjen e shiut dhe dëborës përgjatë një parku kombëtar në Uashington, e premte 20 mars, 2015. (AP Photo/Carolyn Kaster) Rreth 75 për qind e Kosovës dhe 72 për qind e shqiptarëve shprehën opinion pozitiv ndaj performancës në punë të udhëheqësisë së Shteteve të Bashkuara në vitin 2017, me një rënie prej 7 pikësh në Kosovë dhe 4 pikës në Shqipëri në krahasim me vitin 2016. Lajmi bëhet i dit
Fshehja e dënimit të kancelarit, kërkohet hetim disiplinor për kreun e Gjykatës së Shkodrës

Fshehja e dënimit të kancelarit, kërkohet hetim disiplinor për kreun e Gjykatës së Shkodrës

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Ministria e Drejtësisë kërkoi hetim disiplinor nga KLD për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, pasi një hetim gjeti fshehje të një dënimi për kancelarin e kësaj gjykate. Të dy të përmendurit mohuan akuzat, ndërsa kreu i gjykatës tha se gabimi ishte bërë nga kryesekretarja e shkarkuar prej tij. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke folur gjatë një konference shtypi, | Foto nga : LSA Ministrja e  Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi nga KLD hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Rrethit të Shkodrës, Arben Zefi. Ai dyshohet se ka fshehur dënimin penal për kancelarin e kësaj gjykate, Artan Dragoni, për të cilin ministrja ka kërkuar marrjen e masave nga ana e Departamentit të Administratës Publ
Deputetët socialistë propozojnë forcimin e imunitetit parlamentar

Deputetët socialistë propozojnë forcimin e imunitetit parlamentar

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Një propozim për ndryshimin e neneve 118 dhe 119 të rregullores së kuvendit, firmosur nga Taulant Balla, kërkon që prokuroria në të ardhmen të dorëzojë “provat” në kuvend bashkë me kërkesën për arrestimin e një deputeti, një lëvizje që u kritikua nga opozita dhe ekspertët si një hap pas dhe si një përpjekje për të kthyer parlamentin në gjykatë. Saimir Tahiri në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë më 20 tetor 2017. FOto: Gent Shkullaku/LSA Duke pretenduar se procedura aktuale parlamentare për trajtimin e kërkesave të prokurorisë për arrestim deputetësh është e mangët, deputetët e Partisë Socialiste propozuan ndryshime në rregulloren e Kuvendit duke shtuar se p
Ligji për ndalimin e gjuhës së urrejtjes në internet shqetëson ekspertët në Kroaci

Ligji për ndalimin e gjuhës së urrejtjes në internet shqetëson ekspertët në Kroaci

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Ndërsa Kroacia shpalli planet për një ligj të ri për të rregulluar gjuhën e urrejtjes, nxitjen për dhunë dhe lajmet false në internet, disa ekspertë kanë frikë se kjo mund të shkaktojë censurë dhe të kufizojë lirinë e shprehjes. Ilustrim. Foto: Pixabay/lechenie-narkomanii Ndërsa qeveria e Kroacisë përgatitet për të miratuar një ligj të ri për rregullimin e gjuhës së urrejtjes, nxitjes së dhunës dhe lajmeve false në internet, shumë ekspertë thonë se plani përmban mangësi dhe shumë probleme potenciale. Shumë ekspertë besojnë se ligjet ekzistuese të vendit janë të mjaftueshme kur vjen puna për penalizimin e përmbajtjes së paligjshme, por janë dakord se legjislacion shtesë është i nevojshëm për paran

Një fis i tërë shqiptarësh në pranga si trafikantë droge

Lajme
Të veshur mirë, gjithmonë të gatshëm në vendin e dorëzimit, të edukuar dhe me një italishte mjaft të mirë. Bëhet fjalë për 5 shqiptarë të arrestuar nga skuadra e lëvizshme e Varezes të cilët ishin punësuar 24 orë në 24 në biznesin e shpërndarjes së drogës. Sipas autoriteteve italiane ata mund të shisnin qindra doza në ditë dhe xhironin 4-5 mijë euro. Sipas komisarit Maurizio Greco i cili kryesoi operacionin për kapjen e shqiptarëve, ky grup shiste një kokainë mjaft të pastër. “Ajo që ne u kemi sekuestruar ishte e pastër në nivelin 70%. Bëhet fjalë për një cilësi mjaft të lartë në të tilla nivele. Klientët ishin të gjithë italianë dhe takoheshin me shpërndarësit në vende me shumë qarkullim për të mos rënë në sy. Në telefon nuk përmendin asnjëherë një vend të saktë, flisnin me kod dhe binin