Author: admin

Rishqyrtimi i kufijve në Ballkan do të trondiste Europën

Rishqyrtimi i kufijve në Ballkan do të trondiste Europën

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Diagnoza e Timothy Less për krizën në Bosnje mund të jetë e saktë, por zgjidhja e tij për problemin është shumë jopraktike. Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik gjatë një konference për shtyp. Foto: Anadolu. Një nga shprehjet që të mbeten më shumë në kujtesë nga Donald Trump – rreth vendimit të SHBA për të pushtuar Irakun, e përngjason atë me “hedhjen e gurëve në një zgjua bletësh”. Duke gjykuar nga reagimi ndaj artikullit të Timothy Less në Balkan Insight rreth ndryshimit të kufijve në Ballkan, ai gjithashtu është fajtor për hedhjen e gurëve ndaj një zgjoi bletësh. Për të thënë të drejtën, askush nuk ka vdekur si rezultat i stilit të shkrimit – por kjo qartazi ka krijuar një reagim të ze
Lojtari i Hull City, Ryan Mason në rrezik serioz për jetën

Lojtari i Hull City, Ryan Mason në rrezik serioz për jetën

Hull City, Rayan Mason, Sport
Ryan Mason është duke luftuar me jetën pas pësimit të një dëmtimi dhe gjakderdhje në tru nga një përplasje kokë më kokë me mbrojtësin Gary Cahill. 25 vjeçari u dërgua në spital pas përplasjes së ashpër që pati në pjesën e parë me Cahill, i cili gjithashtu iu nënshtrua trajtimit mjekësor në fushë. Cahill u ringrit për ta vazhduar ndeshjen, por Mason u dërgua në spital, ku do t’i nënshtrohet një operacioni. Ndërkohë “The Mirror” shkruan. “Ryan Mason është duke luftuar për jetën e tij pas lëndimit të rëndë që pësoi në kokë në ndeshjen Chelsea – Hull City, ai mendohet të ketë pësuar lëndime serioze në kafkë” Source: gazetatema.net
Zbulohet dokumenti sekret/ Rusia ka plan të bashkojë Shqipërinë me Maqedoninë

Zbulohet dokumenti sekret/ Rusia ka plan të bashkojë Shqipërinë me Maqedoninë

Aktualitet, CIA, Maqedoni, Rajoni, Rusia, Shqiperi
CIA ka publikuar mbi 12 milionë dokumente sekrete, në mesin e të cilave ka edhe mijëra dokumente për Republikën e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA. Një njërin prej tyre, prezantohet plani i Rusisë për një nderhyre ushtarake në Bullgari me qëllimin për të krijuar Maqedoninë e Madhe në Ballkan, e cila pastaj do të bashkohej me Shqipërinë në një shtet të vetëm të fuqishëm. Sipas planit rus, shteti i ri do të shtrihej deri në Prishtinë, Vranjë dhe Nish. Ndërkaq, pjesë e kësaj Republike të re do të ishte edhe Selaniku. Sipas planit parashikohet edhe vendosja e nje flote ruse në territorin e Shqipërisë. Source: gazetatema.net
Basha ka degët kryesore në Shqipëri pa kryetar, PD zgjedh kreun e saj në Londër

Basha ka degët kryesore në Shqipëri pa kryetar, PD zgjedh kreun e saj në Londër

Aktualitet, Basha, Londer, PD, Politika, Zgjedhje
Lulzim Basha nuk rresht së çudituri qytetarët shqiptarë por dhe politikën shqiptare. Ndërkohë që Shqipëria ndodhet nw më pak se pesë muaj para 18 qershorit, ditës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, PD i ka të gjitha degët kryesore të rretheve pa kryetar të PD. Madje jo vetëm kaq, por janë në një konflikt aq të fortë mes njëri tjetrit si dhe lidershipin qëndror, sa është tepër e vështirë të bëhen zgjedhje as deri ditën e 18 qershorit. Duke sjellë në këtë mënyrë jo vetëm vështirësi për rezultat pozitiv, por dhe për të gjetur kandidaturat. Ndërkohë që Lulzim Basha, ka vendosur ti bjerë “rrotull e rrotull”. Duke qënë pa fuqi në PD brenda vendit, është i fokusuar në zgjedhjet për kreun e PD në diasporë. Qe nuk sjellin asnje vote per PD me 18 qershor. Kështu, në Londër janë mbajtur zgje
Strasburgu që mund të rihapë 21 janarin, drejtësia shpresoj të arrijë te Berisha e Basha (dhe një moment fashizmi në gjyq me Ndrea Prendin)

Strasburgu që mund të rihapë 21 janarin, drejtësia shpresoj të arrijë te Berisha e Basha (dhe një moment fashizmi në gjyq me Ndrea Prendin)

21 Janari, Aktualitet, Basha, Berisha, Politika, Strasburgu
Ish-avokati i familjarëve të viktimave të 21 janarit, Andi Kananaj, shprehet besimplotë se Gjykata e Strasburgut ka të gjitha faktet e nevojshme për të rihapur dosjen duke ia kthyer sërish gjykatave shqiptare. Në një intervistë për DITA, Kananaj përshkruan seancat e zhvilluara në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku situata në sallën e gjyqit i ngjante celebrimeve fashiste. “Kur në sallë hyri i pandehuri Ndrea Prendi, kur ata u ngritën në këmbë dhe përshëndetën në mënyrë ushtarake. Pra ishte një moment fashizmi dhe ajo sallë duhej të ndërpritej vetëm për atë fakt, vetëm për mënyrën se si po tregohej solidaritet me njerëzit të cilët ishin të akuzuarit kryesorë për vrasjen. Nga njëra anë kishte të vrarë, protestues, dhe nga ana tjetër kishte përkrahje maksimale ndaj ushtarakëve të cilët ishin dhe
Klasifikimi i “Serisë A” pas javës së 21-të

Klasifikimi i “Serisë A” pas javës së 21-të

Klasifikimi, Seria A, Sport
Pas ndeshjes së fundit të javës së 21-të të “Serisë A” mes Romës dhe Cagliari, është konsoliduar dhe tabela e renditjes, e cila nuk është e plotë për shkak se janë 8-skuadra që kanë nga një ndeshje më pak. Juventusi vijon të kryesojë kampionatin Italian me 1-pikë më shumë se Roma, por që ka një ndeshje me pak. Ndërkohë, dueli mbetet mjaft i fortë dhe për një vend në Kupat e Europës si dhe në luftën për mbijetesë Klasifikimi i “Serisë A” Klasifikimi i Serisë A 1. Juventus 48-pikë (1-ndeshje më pak) 2. Roma 47-pikë 3. Napoli 44-pikë 4. Lazio 40-pikë 5. Inter 39-pikë 6. Atalanta 38-pikë 7. Milan 37-pikë (1-ndeshje më pak) 8. Fiorentina 33-pikë 9. Torino 30-pikë 10. Bologna 26-pikë (1-ndeshje më pak) 11. Cagliari 26-pikë (1-ndeshje më pal) 12. Udineze 25-pikë 13. Chievo 25-pikë 14. Sassuolo 24
Seria A/ Gola dhe spektakël Napoli triumfon në “San Siro” përballë Milanit

Seria A/ Gola dhe spektakël Napoli triumfon në “San Siro” përballë Milanit

Milani, Napoli, Seria A, Sport
Napoli ka fituar supersfidën e javës së 21-të të Serisë A kundër Milanit. Napolitanët triumfuan në “San Siro” përballë kuqezinjve në një sfidë e cila dhuroi mjaft emocione dhe spektakël. Ekipi i drejtuar nga Sarri arriti që të shënojë dy gola mjaft të shpejtë që në minutat e para të ndeshjes. Lorenco Insinje në minutën e 6-të dhe Kalejon në minutën e 9-të i dhanë epërsinë e dyfishtë ekipit të tyre. Milani reagoi në minutën e 37-të me mesfushorin Kuska i cili rihapi ndeshjen. Pjesa e dytë ishte po aq emocionuese sa e parë në të cilën pati shumë raste po Donnarumma dhe Reina ishin protagonist me pritjet e tyre spektakolare. Pas kësaj fitoreje Napoli ngjitet në vendin e tretë me 44-pikë, ndërsa Milani është në vendin e pestë me 37-pikë. Source: gazetatema.net
Marine Le Pen: 2017-a, viti i Europës për t’u zgjuar

Marine Le Pen: 2017-a, viti i Europës për t’u zgjuar

Aktualitet, Bota
Liderja e të djathtës esktreme, Marine Le Pen, u ka bërë thirrje votuesve europianë që të zgjohen dhe të ndjekin shembullin e SHBA-ve dhe Britanisë gjatë vitit 2017. Gjatë një aktivitetit në qytetin gjerman të Koblenz-it, Le Pen tha se vota e britanikëve për t’u larguar nga BE-ja do të sjellë një efekt domino. “Viti 2016 ishte ai i anglo-saksonëve që u zgjuan. Unë jam e sigurtë që 2017-ta do të jetë viti i njerëzve të Evropës kontinentale për t’u zgjuar. Njerëzit duhet që ta bëjnë vetë zgjedhjen e tyre”, th ajo. Le Pen është drejtuese e Frontit Kombëtar anti-emigrantë e anti-Europë dhe shikohet si një nga dy kandidatët që do të garojnë për postin e presidentit në Francë. Liderët europianë të së djathtës ekstreme po zhvillojnë takime në qytetin e Koblenz-it, nën moton “Liri për Europën”. S
Në vend të një replike me Edi Ramën

Në vend të një replike me Edi Ramën

Aktualitet, Blogu TemA, Koment, Patozi, Replike
Nga Astrit Patozi Ndoshta më takonte ta falenderoja kryeministrin, që iu përgjigj shpejt interpelancës sime imagjinare, por nuk kam ndëmend ta bëj, pasi e konsideroj detyrim dhe përgjegjësi të tijën dhe vetëm të tijën. Jo karshi meje, si deputet i opozitës, por përpara cdo votuesi shqiptar, pavarësisht bindjeve politike, që të japë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe meqë e nisa si interpelancë, rregulli i saj e do që, si kërkuesi, ashtu edhe i thirruri, të kenë edhe një mundësi tjetër për t’u shprehur, pasi kanë dëgjuar parashtrimin. Zoti kryeministër, E lexova me shumë vëmendje përgjigjen tënde, por mbeta thellësisht i zhgënjyer prej saj. Natyrisht, nuk kam gjë me stilin, i cili mund të mos ketë të sharë, por me përmbajtjen kam shumë. I ke lejuar vetes të thuash fjalë
8 vitet e Obamës dhe trashëgimia që la pas

8 vitet e Obamës dhe trashëgimia që la pas

Aktualitet, Bota
Barack Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë si diçka e re në historinë e Amerikës. Nuk u zgjodh në bazë eksperience, as për rolin e tij si kreu i ndonjë partie apo lëvizjeje. Nuk kishte qenë as guvernator, as gjeneral e as ligjvënës veteran. Nuk u bë president aksidentalisht, sepse parardhësi i tij vdiq papritur në detyrë. Obama u zgjodh thjesht për atë që ishte, për mesazhin e tij, për njeriun dhe për atë që simbolizonte. Në 48 muaj të shkurtër, ai u ngrit nga hiçi i një legjislature shtetërore, duke u shndërruar në të parin demokrat që fitonte prej më shumë se 3 dekadash mbi gjysmën e votave popullore, shkruan “the Time”. Lajmësi dhe mesazhi ishin të pandashëm. Obama e ofroi veten si “prova A” në rastin e shpresës dhe ndryshimit. Ai ishte pasqyra, ku miliona vetë panë t’iu reflektoheshin idea