Balli Kombëtar, Alimadhi: PD nuk ka respektuar asnjë marrëveshje nga viti 2005. Dalim vetëm në zgjedhje, ja si do mbrojmë votën

alimadhiKryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi në një intervistë për “TemA” është shprehur se PD nuk i ka respektuar marrëveshjet me partinë e tij që nga viti 2005 e këtej. Madje ka pasur dhe keqkuptime mes tyre, duke nënvizuar se nuk lejon njeri të tallet me partinë e tij. Alimadhi bën me dije se do të dalë më vete në zgjedhje, duke nënvizuar faktin se të vetmen aleancë që mund të bëjë është ajo me PLL. Njëherësh tregon dhe se si do mbrojnë votën më 18 qershor.

Opozita në pamje të parë duket sikur është e organizuar dhe po përballet sidomos me mazhorancën por dhe me OSBE për votimin elektronik. Mendoni se është i mundur ky proces kur kanë mbetur dhe pesë muaj nga zgjedhjet?

Nga kontaktet dhe takimet qe kemi pasur si opozitë është folur vetem per kerkesat e partive jo parlamentare, që kane gati 2 vjet qe sensibilizojne institucionet e vendit dhe ato nderkombetare ku kemi kerkuar ndryshimet ne sistemin zgjedhor dhe denancimin e vjedhjen se votes. Kemi kerkuar qe vota e hedhur nga shqiptaret te shkoje ne destinacion, sepse vetem keshtu mundet te behet ndryshimi i lire dhe demokratik i institucioneve te shtetit shqiptar. Vota e shqiptareve ne keto 25 vjet eshte vjedhur dhe ka ndryshuar dhe ka shtremberuar proceset demokratike dhe prishur imazhin e shqiperise ne boten demokratike. Per kerkesat tona ne kete proces z.Basha dhe Partia Demokratike kane treguar interesim dhe kane kerkuar bashkëpunim dhe per kete jemi dakordesuar dhe kemi firmosur memorondumin per kerkesat tona per votim dhe numurim elektronik dhe per te gjitha kerkesat e ngritura nga partite joparlamentare. Une mendoj se  kur ka vullnet te mire qe punet e Shqiperise te ecin mire gjithmonë ka kohe. Ky eshte bashkëpunim i tanishem, vetem per Kodin Zgjedhor ka pasur bashkepunim me opoziten. Mendoj se OSBE dhe nderkombetaret per kerkesat qe kemi ne partite e vogla nuk kane treguar asnje interesim per gati dy vjet, ata me shume jane sehirxhinj se sa kerkojne te rregullojn punet e Shqiperise.

Balli Kombëtar nje parti e tradites ka hasur veshtiresi dhe moskuptim dhe brenda opozites. Kam parasysh nje debat qe ka shperthyer kohe me pare mes jush dhe Bashes. Mendoni se duhet vetem ta “gervishtesh” pak dhe serish dhe PD dhe lideri i saj Basha te dalin ne “identitet”? Dhe a i keni tejkaluar pepplasjet me Bashen?

Balli Kombetar mbron idealin e drejtesise shoqerore dhe ka detyrimin t’ju thote te verteten shqiptarëve. Edhe ne rastin e bashkëpunimit me PD kemi thene gjithmonë te drejten dhe te verteten kur ajo eshte kerkuar. Eshte e vertete qe ka pasur mos mbajtje te fjales, dhe mos zbatim te marreveshjeve dhe mosdeshire e mire bashkëpunimi te PD ndaj Ballit Kombetar, dhe kjo u tregua qartesisht ne te gjitha zgjedhjet qe jane zhvilluar nga viti 2005 e ne vazhdim. Ne nuk mendojme se e themi per te gervishtur njerin apo tjetrin, askush nuk mundet te luajë dhe te tallet me Ballin Kombetar, partinë e identitetit dhe e qendreses kombetare, ne themi gjithmonë ashtu siç ka ndodhur dhe le te jene shqiptaret ata qe e gjykojne. Me z.Basha kam pasur nje takim koke me koke vitin qe kaloi, kemi diskutuar çdo problem qe ka lindur midis nesh, per te gjitha keto gjeta mirekuptim e tij, por i kerkova edhe zbatimin e marreveshjes se firmosur ne vitin 2015, per hir te se vertetes nga kjo marreveshje asgje nuk eshte ezauruar, per kete ne nuk morem pjese ne zgjedhjet vendore te perseritura si ne Diber dhe ne Kolonje.

Tashme kane mbetur dhe 5 muaj nga dita e zgjehdjeve. Jeni percaktrruar per koalicionin besoj, dhe si vijojne pergatitjet e PBK per perballimin e kesaj fushate?

Nuk kemi percaktuar koalicionet, e vetmja gje qe mundet te them se qysh nga prilli i kaluar kryesia e Ballit Kombetar ka vendosur per te bashkpunuar me Partine Levizja e Legalitetit dhe kjo mbetet ne vendimin e tyre, por akoma nuk kemi marre nje pergjigje nga PLL. Vendimi tjeter i kryesise eshte se duke pare qe votat na i kane vjedhur historikisht kryesia e PBK ka vendosur per te bere nje politikë te pavarur duke respektuar kerkesat e ligjit per zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe per kete sktrukturat ne te gjitha nivelet kane marre te gjitha pergjegjesit per te perballuar me sukses fushaten e zgjedhjeve te 18 qershorit. Ka ardhur koha te shohim se sa vota merr i vetem Balli Kombetar dhe jo ato qe na i vjedhin, dhe me vone na i tregojne si tregues se kaq vota keni dhe ky eshte rezultati juaj, dhe ne kete pike kryesia e PBK ka vendosur drejtesisht.

Ne partine me te madhe opozitare PD mbizoteron mendimi se pa LSI eshte shume veshtire te fitohet perballe te majtes. Qendrimi juaj?

Partia Demokratike ne historinë e ketyre viteve u tregua dore leshuar ndaj te majtes dhe dore shternguar ndaj te djathteve, ajo nuk shkuli nga rrenjet idete komuniste dhe kete duhet ta kishte bere me ligj, te ndershkonte krimet e komunizmit, te bente historine dhe ta vendoste ne shtratin kombetar, t’ju kthente pronen pronareve legjitime, t’ju kthente kulakeve çfare ju sekuestrua padrejtesisht pasuria nga sistemi kriminal komunist, te lehtesonte sadopak me politika sociale shtresen e te burgosurve politik. Eshte pikerisht faji i saj qe Shqiperine e drejtojne te majtet dhe bijte e tyre, ajo mendoj se me nje te bertitur do ti shkulte rrenjet e thella te  partise kriminale komuniste. Une mendoj se gabimi i saj ishte nga 2009, ajo duhej te kishte shkuar perseri ne zgjedhje te pergjitheshme dhe mos bente koalicione me te tjere. A fitohet perballe te majtes? Une mendoj se gjithmone ne historinë e tyre te majtat varferojne shoqerinë dhe neqoftese shqiptaret nuk kane kuptuar kete ne keto vite se kush jane ata atëhere do te jete e veshtire, por jetojme ne nje kohe shume te veshtire, varferia, droga,krimi, korrupsioni, prishjet, vulgariteti, sharjet, perbuzjet, tensionet, besoj se shoqeria shqiptare do te dije te vleresoj ne zgjedhjet e ardhshme.

Here hidhen zerat per bojkot te zgjedhjeve e here jo, por ajo qe gjithnje ka qene ne qender te vemendjes eshte se perpos vjedhjes seë votes nga koalicioni kundershtar, partite e vogla perballen me vjedhjen e votes brenda koalicionit. Si do ta tejkaloni kete situate …?

Ne qoftese nuk merren parasysh kerkesat per ndryshimet ne kodin zgjedhor, votim dhe numerim elektronik, per zgjedhje te lira dhe demokratike, personalisht jam per bojkot.  Dikur ne opozite, a nuk ishte Rama ai qe bertiste me te madhe hap kutite ose largohu, tani i ka te gjitha mundesite per ti realizuar vete ato kerkesa, opozita e bashkuar e tha fjalen e saj , tani duhet vullneti i mire i te dy palve qe te mos kete bojkot dhe te mos krijohen situate te veshtira. Si PD dhe si PS, kane bere nje kod zgjedhor qe askush nuk e kupton dhe e kane ndelikuar dhe e kane bere te pazgjidheshem dhe aq me keq shpiken edhe fenomenin e vjedhjes se votes dhe pergjegjesi mbi mbi ta.

Si do ta mbrojme voten? Une bej thirrje se pa ndergjegjesimin, pa politizimin e shoqerise shqiptare eshte shume veshtire per te ruajtur voten, ne komisione dhe ne grupet e numerimit deri tani kane vendosur vetem bandat shkruaj dhe vulos vjedhjen e votes, ky fenomen eshte shume problem. Si do ta tejkalojme kete situate? E thashe me larte kete sistem e kane ngritur PS dhe PD, ato jane pergjegjese, ato i kane te gjitha mundesit te riparojne kete situate ne interese pozitiv te shqiperise dhe te shqiptareve.

Lulzim Basha frymezon opoziten per fitoren ne zgjedhje, apo duhet dhe pak “ndihme”:: dhe nga Berisha, qe ka kontribut?

Basha eshte nje personalitet i ri dhe me energji te reja, mendoj se do te sjell nje imazh te ri ne politiken shqipatre, por personalisht e shoh pak te veshtire bashkimin e opozites sepse perberja e saj eshte e veshtire, aty ka Ballista dhe Legalista, te Burgosur, te perndjekur dhe ish komunist dhe kjo perberje eshte pak e veshtire qe ta bashkosh, kurse te e majta shqiptare kemi nje mendesi unike ata bar hane dhe nuk levizin nga vazhdimesia e mendesise komuniste. Sigurisht qe nga Z. Berisha duhet mbeshtetje. /Tema-m.a.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *