Basha ka degët kryesore në Shqipëri pa kryetar, PD zgjedh kreun e saj në Londër

PD LonderLulzim Basha nuk rresht së çudituri qytetarët shqiptarë por dhe politikën shqiptare. Ndërkohë që Shqipëria ndodhet nw më pak se pesë muaj para 18 qershorit, ditës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, PD i ka të gjitha degët kryesore të rretheve pa kryetar të PD.

Madje jo vetëm kaq, por janë në një konflikt aq të fortë mes njëri tjetrit si dhe lidershipin qëndror, sa është tepër e vështirë të bëhen zgjedhje as deri ditën e 18 qershorit.

Duke sjellë në këtë mënyrë jo vetëm vështirësi për rezultat pozitiv, por dhe për të gjetur kandidaturat.

Ndërkohë që Lulzim Basha, ka vendosur ti bjerë “rrotull e rrotull”. Duke qënë pa fuqi në PD brenda vendit, është i fokusuar në zgjedhjet për kreun e PD në diasporë. Qe nuk sjellin asnje vote per PD me 18 qershor.

Kështu, në Londër janë mbajtur zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike për shqiptarët që jetojnë në Britani të Madhe.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur këto zgjedhje me një status në Facebook.

“Pershendetje te perzemerta mbeshtetesve dhe anetareve te Partise Demokratike ne Londer qe po zgjedhin sot kryetarin e deges se PD Londer. Te bashkuar drejt fitores!”, shkruan kreu i PD Lulzim Basha./TemA-m.a.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *