Bombardimet ruse vrasin aksidentalisht 3 ushtarë turq

Bombardimet ajrore ruse vranë aksidentalisht tre ushtarë turq dhe plagosën 11 të tjerë në Siri.

Në një deklaratë për shtyp ushtria turke njoftoi e ushtarët ndodheshin në një godinë në Aleppo kur u bombarduan.

Rusia shprehu keqardhjen për këtë ngjarje tragjike, ndërkohë që presidenti rus Vladimir Putin telefonoi homologun tij Rexhep Erdogan.

Ky incident vjen dy vite pas tensionit midis dy shteteve, si pasojë e rrëzimit të një avioni rus nga forcat turke.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *