21 Janari

Strasburgu që mund të rihapë 21 janarin, drejtësia shpresoj të arrijë te Berisha e Basha (dhe një moment fashizmi në gjyq me Ndrea Prendin)

Strasburgu që mund të rihapë 21 janarin, drejtësia shpresoj të arrijë te Berisha e Basha (dhe një moment fashizmi në gjyq me Ndrea Prendin)

21 Janari, Aktualitet, Basha, Berisha, Politika, Strasburgu
Ish-avokati i familjarëve të viktimave të 21 janarit, Andi Kananaj, shprehet besimplotë se Gjykata e Strasburgut ka të gjitha faktet e nevojshme për të rihapur dosjen duke ia kthyer sërish gjykatave shqiptare. Në një intervistë për DITA, Kananaj përshkruan seancat e zhvilluara në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku situata në sallën e gjyqit i ngjante celebrimeve fashiste. “Kur në sallë hyri i pandehuri Ndrea Prendi, kur ata u ngritën në këmbë dhe përshëndetën në mënyrë ushtarake. Pra ishte një moment fashizmi dhe ajo sallë duhej të ndërpritej vetëm për atë fakt, vetëm për mënyrën se si po tregohej solidaritet me njerëzit të cilët ishin të akuzuarit kryesorë për vrasjen. Nga njëra anë kishte të vrarë, protestues, dhe nga ana tjetër kishte përkrahje maksimale ndaj ushtarakëve të cilët ishin dhe
Axhenda e 21 Janarit, lule në bulevard. Rama takim me familjarët

Axhenda e 21 Janarit, lule në bulevard. Rama takim me familjarët

21 Janari, Aktualitet, Axhenda, Homazh, Kronika, Rama, Sociale
Nesër shënohet 6-vjetori i 21 Janarit, protestës ku u vranë nga Garda 4 persona. Ashtu sikur ka ndodhur çdo vit edhe në përvjetorin e 6-të do të ketë një ceremoni përkujtimi për 4 protestuesit që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në 21 Janar të 2011. Ceremonia do të nisë në orën 10:30 në sallën e Hartave, ku kryeministri Rama është parashikuar që të mbajë edhe një fjalë. Pas fjalës së Ramës në 11:30 do të vendosen lule në bulevard në vendin ku u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një drekë me familjarët e viktimave. Para 2 ditësh qeveria vendosi dëmshpërblimin e 3 familjarëve të viktimave që u vranë në 2011, ndërsa njëri është ende në proces gjyqësor. Axhenda për përvjetorin e 6-të të “21 Janarit” 10:30-11:30 Pritje