97

FOTOT/ Trazirat në Lushnjen e Mario Kempesit: Si nisën revoltat e vitit 1997 me poshtërimin e Tritan Shehut

97, Aktualitet, Dossier, Lushnje, mario kempes, trazira, tritan shehu
Në media këto ditë është rikthyer historia e trazirave të Lushnjes dhe poshtërimi që iu bë Tritan Shehut. Në librin e tij “Shqipëria e re”, publicisti amerikan Fred Abrahams, i cili ka kaluar një pjesë të jetës së tj në Tiranë si veprimtarë i të drejtave të njeriut, sjell gjithë ngjarjet e atyre ditëve. Revolta Për banorët e qytetit të pluhurosur dhe gjysmë të rrënuar të Lushnjes, në Shqipërinë e mesme, bosi i piramidave dhe ish-oficeri i ushtrisë, Rrapush Xhaferri, ishte shenjtor. I njohur si “gjenerali”, ai rindërtoi stadiumin dhe solli lojtarë të klasit botëror në ekipin e futbollit të qytetit. Dhe ç’ishte më e rëndësishme, ai ndihmonte për të mbijetuar mijëra banorë të Lushnjes. Skema e tij piramidale, “Xhaferri”, të cilën ai e quante “fondacion bamirësie”, siguronte të ardhura në bane