Aksident

VIDEO/ Ky djalë ka qejf të aksidentohet nga makina

VIDEO/ Ky djalë ka qejf të aksidentohet nga makina

Aksident, Aktualitet, Djalë, Hidhet, Lifestyle, shkakton
Ky është momenti i çuditshëm kur një këmbësor vrapon drejt një makine në lëvizje dhe i hidhet asaj përsipër me qëllim që të shkaktojë një aksident. Pamjet u filmuan nga një makinë e cila po qëndronte në krahun e kundërt dhe tregojnë këmbësorin që pa mjetin dhe iu hodh në xhamin e përparmë me kurriz,  e pastaj u rrotullua në tokë. Ai u çua në këmbë dhe e goditi i inatosur kofanon e makinën me bërryl. Pas disa sekondash djali nga Anglia vendos që të largohet, tepër i qetë, sikur e gjithë çfarë ndodhi ishte tërësisht normale. Source: gazetatema.net
Babai i Xhesikës flet mes lotësh pas aksidentit tragjik: Edhe unë kam vdekur

Babai i Xhesikës flet mes lotësh pas aksidentit tragjik: Edhe unë kam vdekur

Aksident, Aktualitet, Babai, Kronika, Tragjedi, Xhesika
Aksidenti tragjik i ndodhur ditën e sotme në zonën e Setteville në Romë, i mori jetën 4 të rinjve mes tyre edhe dy vajza nga Shqipëria. Mediat italiane kanë sjellë rrëfimin prekës të babait të Xhesika Gjinaj, 19 vjeç, nga vajzat e mbetura viktimë në aksidentin fatal . “Nuk mund të flas më, është e pabesueshme. Xhesika ka vdekur, nuk është më. Ishte e mrekullueshme, nuk kam fjalë. Kam vdekur. Ishin të 4 miq të mirë”, është shprehur ai në momentin që ka mësuar për vdekjen e së bijës. Ambra Shaliani, 18 vjeç dhe Xhesika Gjinaj, 19 vjeç të cilat ndodheshin me dy miqtë e tyre në një makinë Tip Mini Cooper kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre rrëshqiti u përplas tragjikisht me murin e një ndërtese. Source: gazetatema.net