Aktualitet

FOTOT/ Gwyneth Paltrow nuk do t’ia dijë për botën

Aktualitet, Bikini, boten, dije, Gwyneth, Lifestyle, nuk, paltrow, pelqen, vetja
Gwyneth Paltrow është shuam e kënaqur me veten dhe nuk ka aspak ndër mend që të ndryshojë. Nuk janë të pakët ata që mendojnë se aktorja e njohur amerikane është e çuditshme, por 44 vjeçares aq i bën. Për të rëndësi akt ë kujdeset për veten dhe të jetë sa më e shëndetshme. Dhe që t’ia arrijë përdor metoda që kur i dëgjon të lënë me gojë hapur. Së fundmi ajo përdori një kurë me qumësht dhie, me qëllim për tu pastruar nga të gjitha metalet dhe parazitët në trup. Pas kësaj, menjëherë në faqen e parë të revistës “Womens Health”. “Kam arritur në një pikë ku më pëlqen vetja. Nuk dua t’ia di fare se çfarë mendojë të tjerët”, tha amerikania ndërsa shkëlqen me një bikini të kuq në kopertinën e revistës. Source: gazetatema.net

VIDEO/ Transporti publik falas, gratë dhe vajzat falenderojnë Veliajn: Është për t’u duartrokitur

8 marsi, Aktualitet, Sociale, transport falas, Veliaj
Nisma e kryebashkiakut Erion Veliaj për t’ju mundësuar sot transport publik falas për të gjitha vajzat dhe gratë është përshëndetur nga këto të fundit. Të  pyetura se si e vlerësojnë këtë nismë, vajzat dhe gratë shprehen të entuziazmuara dhe falenderojnë Kryetarin e Bashkisë. “Po është një gjë shumë e mirë dhe shumë faleminderit për këtë që bën Kryetari i Bashkisë për gratë e qytetit të Tiranës. Për këtë e falënderoj jashtë mase”, shprehet një nga udhëtaret që ka përdorur autobusin urban. “Është një gjë fantastike solidarizimi për gratë shqiptare, të cilat kanë hequr goxha. Më duket se ka bërë më të mirën e të mirave. Është një gjë për t’u falënderuar dhe për t’u duartrokitur”, shprehet një tjetër grua e cila ka udhëtuar pa asnjë pagesë në një prej linjave të transportit publik të kryeqyte
Karta sekrete: Kur dhe kush president?

Karta sekrete: Kur dhe kush president?

Aktualitet, Blogu TemA, Koment, Mentor Nazarko, prsident
Misteret e datës së zgjedhjes së presidentit. Ky Kuvend, apo Kuvendi i ri do të zgjedhin kreun e shtetit. Palët nuk po zbulojnë kartat se kur do të ndodhë dhe kush do të propozohet Nga Mentor Nazarko Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, zgjedhja parlamentare e Presidentit nuk mund të ndodhë më vonë se 60 ditë para përfundimit të mandatit të Kuvendit. Jemi tamam në situatën kur përfundimi i mandatit të presidentit përputhet pak a shumë me mandatin e kuvendit.  Pikërisht duke llogaritur këtë, në Kushtetutën e Shqipërisë neni 88 është amenduar 9 vjet më parë, duke parashikuar : 2/1. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit

FOTOT/ Kush është “spiunia” super seksi ruse, që “alarmoi” amerikanët”?

Aktualitet, Amerikanet, Lifestyle, Modele, Ruse, Spiunë
Një modele ruse e Playboy është ndaluar nga agjentët amerikane kur mbërriti në Los Angeles pasi mendohet se është spiune. Victoria Bonya, 37 vjeçe thotë në një postim online se ishte kontrolluat imtësisht nga agjentët, pasi gjetën në valixhet e saj një kartë për Spy-Land, një kompani e specializuar për kamerat e fshehta. “Në vend që të më bënin pyetje të vërteta, oficerët vendosën të flasim për presidentin tonë”, ka shkruar ajo në Instagram. “Duke menduar pozicionin tim, nisën të më flisnin për KGB. Fillova të qesh, sepse mendova se ishte një lojë, derisa më pyetën tre herë për të njëjtën gjë”, shton modelja. Bonya më në fund i bindi autoritetet e Los Angeles dhe karta ishte një kartvizitë e zakonshme pasi u tregoi llogarinë në rrjetet sociale. Ajo ka 1.9 milionë ndjekës në Twitter dhe më
Gjermania i përgjigjet Erdogan: Kujdes me krahasime…

Gjermania i përgjigjet Erdogan: Kujdes me krahasime…

Aktualitet, Bota, Erdogan, Gjermania, krahasime, pergjigjie
Qeveria gjermane i ka cilësuar absurde krahasimin e politikave në Gjermaninë e sotme me ato të kohës naziste, nga ana e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Përballë tensioneve në rritje, zëdhënësi i qeverise, Steffen Seibert i bëri thirrje të dyja palëve të ruajnë qetësinë dhe të mos vënë në rrezik lidhjet e ngushta mes dy aleateve të NATO-s. “Ne refuzojmë çdo krahasim mes politikave të republikës demokratike të Gjermanisë dhe nazizmit. Krahasime të tilla janë absurde dhe totalisht pa vend, pasi çojnë drejt një gjëjë; zhvlerësimin e krimeve kundër njerëzimit”, tha Steffen Seibert. Seibert shtoi se Gjermania do të vazhdojë të lejojë mbajtjen e tubimeve të politikanëve turq në vend për aq kohë sa tregohen të sinqertë lidhur me qëllimet e tyre dhe nuk i importojnë konfliktet turke në Gjerma
Shpërthen Agron Llakaj: Ja pse firmosa për partinë e Blushit! Nëse ka Vetting popullor, asnjë nga këto parti nuk meriton votë

Shpërthen Agron Llakaj: Ja pse firmosa për partinë e Blushit! Nëse ka Vetting popullor, asnjë nga këto parti nuk meriton votë

agron llakaj, Aktualitet, Blushi, firme, Sociale
Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj është bashkuar me firmëtarët e partisë LIBRA. Lajmin e ka dhënë vetë kreu i kësaj partie, deputeti Ben Blushi. Teksa ka postuar një foto në Facebook, Blushi shkruan: “Me të madhin Agron Llakaj. Firmos për LIBRA në zgjedhje”. I pyetur nga Dritare.net, drejtues i spektaklit të humorit në Vizion Plus “Al Pazar”,  tregon se nuk firmosi për t’u bërë anëtar i LIBRA-s. “Nuk ishte një firmë pë anëtarësimin në partinë e Blushit. Ishte një firmë për regjistimin e kësaj partie në Parlament”, shprehet ai. Agron Llakaj rrëfen arsyen se pse vendosi që tu bashkohet firmëtarëve të partisë LIBRA. I zhgënjyer nga aktorët politikë të këtyre 26 viteve, Llakaj thotë, se ka ardhur koha që të rinjtë të krijojnë Shqipërinë  e re. “Ne po shikojmë prej 26 vjetësh të një
Gjenerali britanik: NATO dhe BE duhet ta ndalin bashkë Rusinë në Ballkan

Gjenerali britanik: NATO dhe BE duhet ta ndalin bashkë Rusinë në Ballkan

Aktualitet, be, Bota, gjeneral, NATO, Rusi
NATO nuk mund të ndaloj e vetme Rusinë dhe duhet të formulojë një “strategji të madhe” për sigurinë në Europë me Bashkimin Europian, thotë Adrian Bradshaw, zëvendëskomandant suprem i NATO’s. Në një intervistë për gazetën “The Financial Times”, Gjenerali britanik Adrian Bredshow, zëvendëskomandanti i NATO’s për Evropë, ka shprehur mendimin se NATO’ja nuk mund ta sprapsë e vetme Rusinë, dhe se duhet të formulojë një ‘strategji të madhe’ për sigurinë në Evropë së bashku më Bashkimin Evropian. Gjenerali britanik Sir Adrian Bradshaw, thotë se Rusia do të paraqes rrezik për aq kohë sa Vladimir Putin do të jetë në pushtet. Thotë se mund të ketë pasoja ‘katastrofike’ nëse Perëndimi humb koherencën te ‘një kundërshtar që i ka në duar të gjitha nivelet e pushtetit’. “Është përgjegjësi e NATO’s që jo
Pas takimit me Mogherinin dhe deklaratës së Bashës, thumbon Rama: Më troç se kaq..?!

Pas takimit me Mogherinin dhe deklaratës së Bashës, thumbon Rama: Më troç se kaq..?!

Aktualitet, Basha, Politika, Rama, Thumbim, Vetting
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka thumbuar kreun e PD­-së, Lulzim Basha pas takimit të sotëm me zv/Presidenten e PE­-së, Federika Mogherinin. Kjo e fundit tha sot se zbatimi i Vettingut përcakton hapjen e negociatave dhe nëse kjo vonohet atëherë negociatat digjen. Përfaqësuesja e lartë tha se bojkoti pengon vetingun dhe për pasojë edhe negociatat. Nisur nga kjo, Rama shkruan në “Facebook” se më troç se kaq BE-­ja s’ka folur kurrë. “Bashkimi Europian përmes Përfaqësues së Lartë Federica Mogherini: Nisni Vetingun të nisim negociatat për anëtarësim! Më troç se kaq?”, shkruan Rama në “Facebook”. Source: gazetatema.net
Mogherini: Bojkoti i opozitës është qartazi një bllokim i reformës në drejtësi dhe e Vetting-ut. Rama: Më qartë nuk ka!

Mogherini: Bojkoti i opozitës është qartazi një bllokim i reformës në drejtësi dhe e Vetting-ut. Rama: Më qartë nuk ka!

Aktualitet, Bllokim, Mogherini, Opozita, Politika, Rama, Vetting
Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka përsëritur se bojkoti i Kuvendit sjell bllokimin e Vettingut dhe për pasojë stopimin e integrimit në BE. Ajo u shpreh se Brukseli është gati të rekomandojë çeljen e negociatave kur të nisë zbatimi i ligjit të Vettingut. “Ne jemi gati, të çelim negociatat kur Vettingu të fillojë. E keni radhën ju, ne jemi të gatshëm ta shikojmë, të shohim ritimin e kësaj reforme. Jam takuar me kryetarin e Kuvendit, grupeve parlamentare, me opozitën dhe kam qenë e qartë se ata që po përpiqen të vonojnë reformat, do rrezikojnë integrimin në BE. Qytetarët e Shqipërisë duan që vendi të bëhet pjesë e BE. Bojkoti i parlamentit do të thotë bllokim i krijimit të komisionin e Vettingut dhe kjo ndal procesin e integrimi
Vasili i shkruan Vlahutin: Të saktësohet letra e Calaveras për ONM. Dua sqarime

Vasili i shkruan Vlahutin: Të saktësohet letra e Calaveras për ONM. Dua sqarime

Aktualitet, Leter, Politika, Serish, Vasili, Vlahutin
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili i përgjigjur përmes një letre kreut të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz- Calavera në lidhje me rolin e këtij organizmi që do të mbikëqyrë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Vettingun. Në letrën e tij Ministri Vasili kërkon që të saktësohen disa deklarata të Genoveva Ruiz-Calavera në lidhje me ONM-në dhe PMU-në (Project Menagement Unit) për Vetingun. Sipas ministrit, duhet bërë e qartë roli dhe funksionimi i PMU-së me institucionet shqiptare, akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë, rregullat e pajisjes së tyre me certifikatat e sigurisë dhe mënyrën e komunikimit. Për dijeni ky komunikim i dërgohet edhe Presidentit Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu. LETRA E PL