Arlind Ajeti

Arlind Ajeti bind Mihajloviçin, titullar kundër Romës

Arlind Ajeti bind Mihajloviçin, titullar kundër Romës

Arlind Ajeti, Mihajloviç, Sport, Titullar, Torino
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka arritur që të fitojë besimin e drejtuesve të Torinos. Qëndërmbrojtësi kuqezi me shumë gjasa do të jetë titullar në sfidën e kësaj fundjave, ku Torino do të përballet me skuadrën e Romës. Trajneri serb i Sinisha Mihajlovic do t’i besojë sërish Ajetit qëndrën e mbrojtjes në krah të Moretit. Në këtë mënryrë, Arlind Ajeti po e shfrytëzon maksimalisht këtë mundësi për të fituar sa më shumë pike në sytë e trajnerit. Gjatë janarit për mbrojtësin u interesuan disa skuadra, por ai ishte i vendosur për të qëndruar dhe treguar vlerat e tij te skuadra torineze. Source: gazetatema.net
Seria A/ Arlind Ajeti protagonist në fitoren e Torinos shënon gol dhe autogol. Interi mposht Empolin

Seria A/ Arlind Ajeti protagonist në fitoren e Torinos shënon gol dhe autogol. Interi mposht Empolin

Arlind Ajeti, Inter, Seria A, Sport, Torino
Torino ka arritur një fitore me rezultin 5-3 në sfidën kundër skuadrëssë Pecarës. Një ndeshje ku u bë protagonist dhe qëndërmborjtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti që arriti të shënojë golin e tij të parë me fanellën e Torinos, por gjithashtu shënoi dhe një autogol. Ajeti shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në këtë sfidë në minutën e e 9-të të ndeshjes duke përfituar nga një rrëmujë në mbrojtjen e ekipit të Pescarës. Ndërsa, autogolin e shënoi në pjesën e dytë në minutën e 73-të duke e larguar topin në mënyrë të gabuar. Gjithashtu, për Pescarën u aktivizua për 90-minuta dhe lojtari tjetër I kombëtares shqiptare Ledian Memushaj. Ndërkohë fitore të rëndësishme mori dhe Interi në takimin me Empolit duke triumfuar me rezultatin 2-0. Në orën 18:00 do të luhet sfida mes Sampdorias dhe
Torino kërkon alternativa, Ajeti drejt Palermos

Torino kërkon alternativa, Ajeti drejt Palermos

Alternativa, Arlind Ajeti, Palermo, Sport, Torino
Aventura e Arlind Ajetit te Torino mund të ketë ardhur në fund. Megjithatë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të vijojë të luajë në Serinë A italiane. Edhe pse 23-vjeçari synonte të qëndronte në radhët e “granadave” për të luajtur shanset e tij dhe për të bindur trajnerin Mihajlovic, klubi mbetet në merkato për të afruar të tjerë mbrojtës dhe ka vendosur që ti gjejë një skuadër të re. Për këtë arsye, Torino mund ta shfrytëzojë kartonin e Ajetit që të arrijë te Edoardo Goldaniga, mbrojtësi i Palermos që është në listën e dëshirave të stafit teknik. Klubi i drejtuar nga Urbano Cairo i ka paraqitur zirozëve propozimin për shkëmbimin e kartonëve të dy futbollistëve. Një ofertë që duket se pëlqehet nga Palermo, ku Arlind Ajetin e vlerësojnë për atë që ka shfaqur gjatë sezonit të kaluar me Fro