Arsenali

Premier League/ Liverpooli fiton supersfidën përballë Arsenalit

Premier League/ Liverpooli fiton supersfidën përballë Arsenalit

Arsenali, Liverpooli, Premier League, Sport
Liverpooli ka mposhtur me shifrat 3-1 Arsenalin në “Anfield”. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp iu është rikthyer fitoreve në Premierligë. Pas humbjes 3-1 nga Leicester City, të kuqtë marrin një tre pikësh përballë një rivali mjaft të fortë sic është Arsenali. Për Liverpoolin shënuan Firmino në minutën e 9-të, Mane në minutën e 40-të dhe Georginio Ëijnaldum në të 90-tën. Ndërsa goli i vetëm për Arsenalin e shënoi sulmuesi Danny Ëelbeck. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën dy shqiptarët, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka. Pas kësaj fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e tretë në renditje me 52 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Manchester City, por ekipi i Pep Guardiolas ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Ndërsa Arsenali zbret në vendin e pestë me 50 pikë. Source: gazetatema.net
Massimiliano Allegri kandidat për të marrë drejtimin e Arsenalit

Massimiliano Allegri kandidat për të marrë drejtimin e Arsenalit

Arsenali, Drejtimi, Kandidat, Massimiliano Allegri, Sport
Në mediat britanike kanë nisur të qarkullojnë emrat që mund të zëvëndësojnë trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger. Emri i fundit që ka dalë në skenë për të zënë vendin e teknikut francez është ai i Massimiliano Allegrit. Mediat britanike theksojnë se Allegri është një nga favoritët kryesorë për të marrë drejtimin e “topcinjve” pasi ka dhe pëlqimin e tifozave të Arsenalit. Megjithatë, vendimi përfundimtar për të ardhmen e Arsen Venger do të merret gjatë muajve mars dhe prill, ku zërat për largimin e tij u shtuan pas humbjes së Arsenalit nga Bayerni i Mynihut në “Uefa Champions League”. Por, në garë për të marrë drejtimin e stolit të Arsenalit janë dhe Tuchel i Borussia Dortmund e Hoëe i Bournemouth. Source: gazetatema.net