Balli Kombetar

Balli Kombëtar, Alimadhi: PD nuk ka respektuar asnjë marrëveshje nga viti 2005. Dalim vetëm në zgjedhje, ja si do mbrojmë votën

Balli Kombëtar, Alimadhi: PD nuk ka respektuar asnjë marrëveshje nga viti 2005. Dalim vetëm në zgjedhje, ja si do mbrojmë votën

Aktualitet, Alimadhi, Balli Kombetar, Politika, Zgjedhje
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi në një intervistë për “TemA” është shprehur se PD nuk i ka respektuar marrëveshjet me partinë e tij që nga viti 2005 e këtej. Madje ka pasur dhe keqkuptime mes tyre, duke nënvizuar se nuk lejon njeri të tallet me partinë e tij. Alimadhi bën me dije se do të dalë më vete në zgjedhje, duke nënvizuar faktin se të vetmen aleancë që mund të bëjë është ajo me PLL. Njëherësh tregon dhe se si do mbrojnë votën më 18 qershor. Opozita në pamje të parë duket sikur është e organizuar dhe po përballet sidomos me mazhorancën por dhe me OSBE për votimin elektronik. Mendoni se është i mundur ky proces kur kanë mbetur dhe pesë muaj nga zgjedhjet? Nga kontaktet dhe takimet qe kemi pasur si opozitë është folur vetem per kerkesat e partive jo parlamentare, q