Basha

Pas takimit me Mogherinin dhe deklaratës së Bashës, thumbon Rama: Më troç se kaq..?!

Pas takimit me Mogherinin dhe deklaratës së Bashës, thumbon Rama: Më troç se kaq..?!

Aktualitet, Basha, Politika, Rama, Thumbim, Vetting
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka thumbuar kreun e PD­-së, Lulzim Basha pas takimit të sotëm me zv/Presidenten e PE­-së, Federika Mogherinin. Kjo e fundit tha sot se zbatimi i Vettingut përcakton hapjen e negociatave dhe nëse kjo vonohet atëherë negociatat digjen. Përfaqësuesja e lartë tha se bojkoti pengon vetingun dhe për pasojë edhe negociatat. Nisur nga kjo, Rama shkruan në “Facebook” se më troç se kaq BE-­ja s’ka folur kurrë. “Bashkimi Europian përmes Përfaqësues së Lartë Federica Mogherini: Nisni Vetingun të nisim negociatat për anëtarësim! Më troç se kaq?”, shkruan Rama në “Facebook”. Source: gazetatema.net
Majlinda Bregu kthehet nga SHBA, kreun e PD e gjen në çadrën e protestuesve me qëndrime të përmbysura

Majlinda Bregu kthehet nga SHBA, kreun e PD e gjen në çadrën e protestuesve me qëndrime të përmbysura

Aktualitet, Basha, Bregu, Kthim, Politika, proteste
Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu është rikthyer më në fund në atdhe. Pas vizitës së saj 10 ditore në SHBA, deputetja demokrate ka njoftuar rikthimin e saj në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, Bregu tregon detaje nga vizita e saj zyrtare në SHBA si dhe takimet që zhvilloi. Bregu mungoi në protestën e oopzitës për shkak të kësaj vizite. Ndërsa pritet të shohim tashmë nëse ajo do të shkojë në çadrën e protestuesve. Statusi i plotë i ish-ministres së Integrimit: Pas 10 dite takime e vizita ne Kongres, Senat e Departament Shteti ne Ëashington, nje bashkebisedimi shume te mire per (dis)Integrimin Europian organizuar nga NDI dhe Keshilli i Atlantikut te Veriut dhe realitetit teknologjik qe ka sunduar boten dhe politiken. Facebook ishte nje nga platformat teknologjike rendesi

Topalli këshillon Bashën: Bojkoti i zgjedhjeve, vetëvrasje për PD

Aktualitet, Basha, Bojkot, Keshille, PD, Politika, Topalli, Zgjedhje
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, mendon se ideja që përkrah lideri i partisë Lulzim Basha për bojkotin e zgjedhjeve është e gabuar. Nga çadra e vendosur para Kryeministrisë, Topalli iu kundërpërgjigjet atyre qe brenda PD apo në media, kanë mbrojtur idenë që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke vënë në dukje se kjo do të ishte vetëvrasje për Partine Demokratike, një pozicion që Topalli e ka mbrojtur edhe në mbledhjet e grupit parlamentar sa herë është ngritur kjo çështje. “Këtu pastaj është vija ndarëse se unë e gjykoj se do ishte një “suicid” politik e do të ishte një tradhti ndaj të gjithë këtyre që janë këtu dhe ndaj gjithë familjeve të tyre dhe të tjerët që mendojnë se një herë në 4 vjet, vjen mundësia për të shprehur vullnetin e tyre për të
Izet Haxhia: Këtë qeveri s’mund ta rrëzojë një dordolec si Spahiu dhe një kamarier sigurimi si Luli

Izet Haxhia: Këtë qeveri s’mund ta rrëzojë një dordolec si Spahiu dhe një kamarier sigurimi si Luli

Aktualitet, Basha, Izet Haxhia, Politika, Shkelzen Berisha, Spahiu
Ish-badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, e ka ndjekur protestën e PD-së nga Turqia. Ai thotë se kjo qeveri nuk mund të rrëzohet nga njerëz të korruptuar dhe qesharakë, që duan të mbrojnë Zenin dhe babin e tij. “Iku koha e dhjetoristëve, erdhi koha e shkurtistëve. Ne protestonim ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa, këta që të ruajnë çiflikun e Berishës e kopesë së tij. Ne protestonim të shëmbej blloku e bllokmenet, këta protestojnë që Zeni me Arminën të bëjnë qejf të qetë me paratë e vjedhura. Ne protestonim që të denoheshin krimet e diktaturës, këta qe të nusërojnë përsëri ata që ja kaluan në krime edhe diktaturës vetë. Ne protestonim që të vendosej drejtësia e ligji i barabartë për të gjithë, të largoheshin nga sistemi i drejtësise ata që kishin dënuar me mijëra njerëz të pafajshëm pë
“Lulzim, nuk ia del dot me të rrahur qytet më qytet. As më 21 janar me hu dhe pushkë nuk arrite dot, të hoqi vota”

“Lulzim, nuk ia del dot me të rrahur qytet më qytet. As më 21 janar me hu dhe pushkë nuk arrite dot, të hoqi vota”

Aktualitet, Basha, Blogu TemA, Braçe, Kavaje, Rrahje
Nga Erjon Braçe Lulzim Basha mund të shkojë kudo, me këdo! Edhe në Kavajë! Por, rrahja e një qytetari në Kavaj, thjesht pse tha me zë mendimin e tij, është krim! Fundi fundit, ai qytetar eshte nje njeri i lire ne kete vend dhe, ka te drejte te thote ku te doje, si te doje e me sa fuqi te kete e te doje, mendimin e tij. Në Kavajë, per herë te fundit për mendimet e tyre,  janë rrahur njërez vetëm në vitin 1990-të dhe, nga një rregjim që e kishte të shkruar në ballë e Kushtetutë se e ndalonte mendimin e ndryshëm. Kriminal u quajt ai rregjim. Kriminale eshte rrahja e njerezve per mendimet e tyre edhe sot. Denohet nga ligji. Une nuk di cfare ka bere policia deri tani.  Nuk kam degjuar kend te flase per veprimet e munguara te policise. harrohen me aq lehtesi sa sot, banditet qe ne Peshkopi rrahe
Basha për 18 shkurtin: S’do të biem poshtë Rumanisë. Unë produkt i hapjes së PD, ju të rinjtë produkti im…

Basha për 18 shkurtin: S’do të biem poshtë Rumanisë. Unë produkt i hapjes së PD, ju të rinjtë produkti im…

18 shkurt, Aktualitet, Basha, Politika, Rinia, Rumani
Kreu i PD-­së, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me të rinj profesionistë. Ai tha se shqiptarët kanë marrë shembull nga Rumania, e cila e detyroi qeverinë me protesta të anulojë amnistitë për politikanët e korruptuar. “Shembullin e fundit në Rumani e ka parë gjithë bota, shqiptarët, rinia shqiptare nuk mund të bjerë poshtë këtij shembulli. Kjo është në dorën e gjithsecilit. Unë jam produkt i kësaj hapje, hapjes së Shqipërisë dhe PD. Këtë bekim dhe shans dua ta bëj të mundur sot për gjithsecilin që është këtu”,­ tha Basha. Basha u shpreh se taksa progresive ka patur efekte shkatërruesë mbi shtresën e mesme, që janë edhe njerëzit për të cilët Shqipëria ka më shumë nevojë. Para disa ditësh doli një statistikë për numrin e madh të mjekëve që po largohen nga Shqipëria. Kjo gjendje kërkon një
Basha mërzitet nga shkarkimi i Manjanit: Meta i është nënshtruar Ramës!

Basha mërzitet nga shkarkimi i Manjanit: Meta i është nënshtruar Ramës!

Aktualitet, Basha, PD, Politika, Politikë
Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp për të reaguar lidhur me shkarkimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë. Basha deklaroi se “Manjani u shkarkua pasi denoncoi krimet e qeverisë dhe i tha Ramës të vërtetën në sy”. “Meta iu nënshtrua Ramës për shkarkimin e Manjanit”, tha Basha. Ai shtoi se e vetmja rrugë është largimi i kësaj qeverie. Source: gazetatema.net
Kaosi organizativ i Bashës me stukturat: Udhëzimi i Ristanit emëron kryetarët dhe injoron votimin

Kaosi organizativ i Bashës me stukturat: Udhëzimi i Ristanit emëron kryetarët dhe injoron votimin

Aktualitet, Basha, PD, Politika, Politikë
Partia Demokratike  shpartallon strukturat e bazës vetëm disa muaj përpara fillimit zyrtar të fushatës elektorale. CityNews ka mundur të sigurojë udhëzimin Nr. 20 që mban firmën e Arben Ristanit, udhëzim i përgatitur nga “Grupi i punës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”. Udhëzimi Nr. 20 që është firmosur nga sekretari i përgjithshëm në datën 17 janar dhe menjëherë ju është çuar degëve për zbatim. Sipas tij, “Grupseksionet të cilët kanë në përbërje të tyre një numër më të madh se 16 seksione, të ndahen sipas rastin në dy apo më shumë grup-seksione”, pra shumica e strukturave të zgjedhura kryesisht në qytete dhe njësitë kryesore administrative do ndahen. Në krye të grup-seksioneve të rinj do komandohen drejtues të rinj të përzgjedhur nga kryetari dhe kryesia e degës. Këta drejtues të rinj
Basha ka degët kryesore në Shqipëri pa kryetar, PD zgjedh kreun e saj në Londër

Basha ka degët kryesore në Shqipëri pa kryetar, PD zgjedh kreun e saj në Londër

Aktualitet, Basha, Londer, PD, Politika, Zgjedhje
Lulzim Basha nuk rresht së çudituri qytetarët shqiptarë por dhe politikën shqiptare. Ndërkohë që Shqipëria ndodhet nw më pak se pesë muaj para 18 qershorit, ditës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, PD i ka të gjitha degët kryesore të rretheve pa kryetar të PD. Madje jo vetëm kaq, por janë në një konflikt aq të fortë mes njëri tjetrit si dhe lidershipin qëndror, sa është tepër e vështirë të bëhen zgjedhje as deri ditën e 18 qershorit. Duke sjellë në këtë mënyrë jo vetëm vështirësi për rezultat pozitiv, por dhe për të gjetur kandidaturat. Ndërkohë që Lulzim Basha, ka vendosur ti bjerë “rrotull e rrotull”. Duke qënë pa fuqi në PD brenda vendit, është i fokusuar në zgjedhjet për kreun e PD në diasporë. Qe nuk sjellin asnje vote per PD me 18 qershor. Kështu, në Londër janë mbajtur zgje
Strasburgu që mund të rihapë 21 janarin, drejtësia shpresoj të arrijë te Berisha e Basha (dhe një moment fashizmi në gjyq me Ndrea Prendin)

Strasburgu që mund të rihapë 21 janarin, drejtësia shpresoj të arrijë te Berisha e Basha (dhe një moment fashizmi në gjyq me Ndrea Prendin)

21 Janari, Aktualitet, Basha, Berisha, Politika, Strasburgu
Ish-avokati i familjarëve të viktimave të 21 janarit, Andi Kananaj, shprehet besimplotë se Gjykata e Strasburgut ka të gjitha faktet e nevojshme për të rihapur dosjen duke ia kthyer sërish gjykatave shqiptare. Në një intervistë për DITA, Kananaj përshkruan seancat e zhvilluara në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku situata në sallën e gjyqit i ngjante celebrimeve fashiste. “Kur në sallë hyri i pandehuri Ndrea Prendi, kur ata u ngritën në këmbë dhe përshëndetën në mënyrë ushtarake. Pra ishte një moment fashizmi dhe ajo sallë duhej të ndërpritej vetëm për atë fakt, vetëm për mënyrën se si po tregohej solidaritet me njerëzit të cilët ishin të akuzuarit kryesorë për vrasjen. Nga njëra anë kishte të vrarë, protestues, dhe nga ana tjetër kishte përkrahje maksimale ndaj ushtarakëve të cilët ishin dhe