Blogu TemA

LSI, 45 muaj në qeveri, 3 muajt e fundit në opozitë

LSI, 45 muaj në qeveri, 3 muajt e fundit në opozitë

Blogu TemA
Nga Xhovani Shyti Partia e Ilir Metës, Lëvizja Socialiste për Integrim,  është e vetmja parti që qysh prej themelimit e deri më sot ka qenë përfituesja e vetme e të mirave të rrjedhura nga zotërimi i pjesëve të pushtetit. Ajo kur nuk e ka provuar qënien në opozitë. Kjo falë strategjisë së lidërshipit të saj që përmblidhet në formulën dyzetë e pesë muaj në qeverisje dhe tre muajt e fundit në opozitë. Fjala është për pozicionimin e LSI në tre muajt e fundit para përfundimit të mandatit qeverisës të mazhorancave me të cilat ajo ka qenë në koalicion. Sapo orët elektorale nis ti xhirrojnë akrepat pas, LSI fillon të numëroj orët e mbrapshta të bashkëqeverisësit, duke artikuluar opozitarizmin brenda mazhorancës për ti mbushur mëndjen elektoratit se qëndrimi i saj si pjesë e qeverisjes ka qenë për
Ballafaqimi Llalla –Lu, provokon fenomenin e Hidrës së Mitologjisë

Ballafaqimi Llalla –Lu, provokon fenomenin e Hidrës së Mitologjisë

Aktualitet, Blogu TemA
Nga Panajot Barka Java që lamë pas shënjoi ballafaqimin e paprecedentë në këto 26 vjet tranyicioni, atë midis Kryeprokurorit A. Llalla dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë D. Lu.  Pesha e këtij ballafaqimi është e tillë, saqë sfumoi shkarkimin e beftë të ministrit Maniani dhe deklaratat e tij të bujshme kundër qeverisjes në vend, mbledhjen e KS së Shqipërisë me objekt rrezikimin e shtetit nga krimi i organizuar etj. Njëkohësisht nuk arriti ta sfumojë këtë ngjarje as vdekja e Driteroit. Kohët e fundit ishim ambjentuar me serinë e ballafaqimeve, përplasjeve dhe konflikteve:- në radhet e krimit të organizuar e të korrupsionit, në drejtësi, në medja, në kualicionin  qeverisës, midis pozitës dhe opozitës etj. Të gjitha këto përplasje kanë si shkak prekjen e interesave të paleve, veprimi i të cila

Një përgjigje për bankën më të madhe të krimit, bankën “Berisha” dhe zarin e “sypeshkaqenit”

Aktualitet, Berisha, Blogu TemA, Braçe, Politika, Replike
Nga Erjon Braçe Dje, Sali Berisha dhe “qytetaret e tij virtuale”, kane zbuluar nje tjeter “lidhje kriminale timen”. Ka permendur nje Julian Sula dhe, lidhjen e tij, pronarin e kompleksit Eldon Park. Gjithnje ne Lushnje. Une nuk kam me pike dyshimi; Sali Berisha eshte sot banka me e madhe e krimit ne vend, me nje liste te gjate kriminelesh rreth tij, ne perdorim, me interesa te larta, me te lartat qe politikanet e kriminelet ne perdorim shkembejne. Ndryshe, nuk ka se si te shpjegohet qe, te gjithe kriminelet kane njohje dhe strehim tek ai, Sali Berisha. Ai, Sali Berisha po i perdor per te goditur kundershtaret e tij. As qe do mundohesha te shkruaja keto radhe, sikur rasti im, te mos replikohet si i tille, bashkepunim kriminelesh me Sali Berishen, edhe tek Edi Rama e
Zeni e mësoi rrugën, tani do ta bëj shpesh e më shpesh!

Zeni e mësoi rrugën, tani do ta bëj shpesh e më shpesh!

Afera, Aktualitet, Blogu TemA, Braçe, Koment, Politika, Zeni
Nga Erjon Braçe   Shkëlzen Berisha e mësoi rrugën! Do ta bej shpesh e me shpesh, per gjithcka ku figuron emri i tij, per cdo ceshtje. Duhej te thirrej me pare, prej Gerdecit. Nuk ndodhi, nuk e therriten prokuroret e tij dhe, per shkak te tyre,  nuk e therriten as gjykatesit e tij. Frika eshte e madhe dhe kjo vlen shume. Imagjinoni, ai dhe te tjere, kishin frike deri ne fund edhe nga prokuret e gjykatesit e tyre; i emeruan nje me nje qysh prej Gerdecit dhe, perseri kishin frike. E dini perse? Sepse faktet per te e per ta, ja bejne muuuu! Kjo eshte hera e pare qe ulen ne tavoline, ne nisje si deshmitare. Nuk deshmojne, sepse perballe tyre nuk jane prokuroret e gjykatesit e tyre. Shkelzen Berisha kerkon ata. Sepse jane ende ata, reforma ne drejtesi u pengua deri ne germen e fundit, sepse
Mediat si govat “leveresh” dhe një ministër i vetëshkarkuar

Mediat si govat “leveresh” dhe një ministër i vetëshkarkuar

Aktualitet, Blogu TemA
Nga Anri Bala S’më bëri aspak habi, kur mediat njoftuan shkarkimin tënd nga detyra zoti ish-ministër i (pa)drejtësisë. Por me thënë të drejtën më bënë pak habi denoncimet e tua publike, pa emër e adresë… por për nam e nishan, të cilat i’a “volle” mediave me mllef e inat, shumë prej të cilave nuk i kishim dëgjuar para largimit! Por kjo s’më shqetëson! Kishe kohë që llomotisje para kamerave, ndaj mendova më mirë t’u hedh një sy mediave, që mesazhet e tua mund t’i kenë transmetuar me objektivizëm, brenda subjektivizmit të madh që i karakterizon. Por siç ndodh rëndom, u lodha më kot! Nuk lashë faqe gazete print e në rrjet pa kontrolluar, por asgjë nuk gjeta në interesin tim, për më tepër të opinionit publik. Kudo gjeje broçkulla nga më të ndryshmet për “shkarkimin” e Manjanit: “Manjanin e shka
Njerëzit janë ajo cfarë shohin!

Njerëzit janë ajo cfarë shohin!

Blogu TemA
Thëllëza Muhameti Dashur padashur, duke lexuar dhe dëgjuar lajmet bëhemi pjesë duke debatuar dhe dhënë mendimin tonë për të gjitha fenomenet mediatike, dhe natyrshëm lind mendimi; Bëhemi pjesë nga ajo cfarë shohim në televizion, po cfarë do ndodhte nëse do e ndiqnim në terren? Filozofi Italian Stefano Zecchi ka të drejtë kur thotë se njerëzit janë ajo cfarë shohin, ne jemi pikërisht ajo që shohim e dëgjojmë. Por ky këndvështrim filozofik vendos gurët e themelit për të vlerësuar këtë fenomen që është zgjeruar, madje-madje për të mos thënë ka fituar në mënyrë absurde përmasat e një pushteti politik sepse ka ndikim të drejtëpërdrejtë në mardhëniet bashkëkohore e më tej.  Po cfarë fenomenesh mediatike tërheqin vëmendjen tonë me shumë? Kronika e zezë sigurisht. A stimulohen sjellje kriminale
“Kudo gjen sot shqiponjën e flamurit shqiptar. Greqia e Serbia në hall, kanë kohën kundër”

“Kudo gjen sot shqiponjën e flamurit shqiptar. Greqia e Serbia në hall, kanë kohën kundër”

Aktualitet, Blogu TemA, Kroaci, Ngjela, shqiponja, Simbol
Nga Spartak Ngjela Kudo gjen sot shqiponjën e flamurit shqiptar. Ne këtë foto është kryeministrja aktuale e Kroacisë dhe ish presidenti kroat Stipe Mesiç që ka qenë edhe presidenti i ish Jugosllavisë. I gjithë grupi bën me duar gjestin e shqiponjës kastriotiane. Dhe kjo do vijojë. Ne fakt kjo kohë eshte koha e kësaj shqiponje dy – krerëshe. Dhe mos mendoni që heroi ynë kombëtar e kishte nga rasti këtë simbol. Dy shtetet uzurpuese të territorit shqiptar, Greqia dhe Serbia, do jenë edhe më në hall: kanë kohën kundër. Të mërzitur janë në Shqipëri dhe tregtarët e korruptuar dhe njëherësh edhe shitës të pështirë të interesit shqiptar, që pritën t’i shpëtonin burgut të korrupsionit me qese nyloni mbi kokë. Por dhe ata berishianë që presin destabilizimin e Shqipërisë nga Beogradi, të
Trump do mëdyshet për ndërhyrje, nëse Serbia sulmon Kosovën

Trump do mëdyshet për ndërhyrje, nëse Serbia sulmon Kosovën

Aktualitet, Blogu TemA
    Aidan Hehir, profesor i mardhënieve ndërkombëtare në Universitetin Westminster, bëri një shkrim për ‘Foreign Policy’, në të cilin përshkruan mundësinë e një konflikti në veri të Kosovës, dhe arsyet pse zgjedhja e Donald Trump e mundëson ndërhyrjen e Serbisë ne Kosovë. Komenti itij u transmetua ne emisionin “Të Paekspozuarit”, të Ylli Rakipit.   Aidan Hehir, profesor i mardhënieve ndërkombëtare në Universitetin Westminster   Zgjedhja e Donald Trump si President, ka krijuar shumë shqetësim në mbarë botën lidhur me paqen dhe sigurinë. Shumë prej këtyre shqetësimeve lidhen me faktin se fushata elektorale e Trumpit, është shoqëruar nga tentativat e tij për të krijuar një mardhënie të re me Rusinë. Ai ka komplimentuar disa herë Presidentin Putin, dhe duket i gatshëm ta
Basti i trefishtë i Theresa May

Basti i trefishtë i Theresa May

Aktualitet, Blogu TemA
Për arsye që lidhen veçanërisht me identitetin kombëtar, May po vë një bast të trefishtë, për Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe botën. Nga Dominique Moisi Menjëherë pas fjalimit të kryeministres britanike Theresa May në Shtëpinë Lancaster, ku ajo nënvijëzoi objektivat e qeverisë së saj në negociatat e ardhshme të tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, një analist politik dhe ekspert i mirënjhur, që dikur punonte në Kryeministri, u impresionua pozitivisht. “Nuk bëhet më fjalë për ‘Albionin e pabesë’”, më tha ai kur e takova në një klub në Londër. “Theresa May ka qenë e qartë kristal: Brexit nënkupton dalje”. Bashkëbiseduesi im kishte votuar në referendumin Brexit të qershorit për të qëndruar në BE, por ashtu si shumica e popullsisë në vend, ai e kishte mirëpritur fjalim
Andi Bushati: Meta ka ngritur topat me Nishanin kundër Ramës, në rastin e Balilit

Andi Bushati: Meta ka ngritur topat me Nishanin kundër Ramës, në rastin e Balilit

Aktualitet, Blogu TemA, Bushati, Meta, nishani, Rama
Andi Bushati shkruan sot se kërkesa e Ilir Metës për të thirrur Këshillin e Sigurisë për shkak të mos-arrestimit të Klement Balilit, bëhet për shou. Sipas tij, me këtë gjest, Meta kërkon të sulmojë Ramën, që sipas Bushatit, nuk ndahet dot nga kriminelët. “Ilir Meta ka ndërhyrë fort të mërkurën, jo vetëm për t’u shfajësuar, por edhe për të kundërsulmuar. Të kuptohemi drejtë, thirrja e tij për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare është thjeshtë propagandë. Ajo s’ka të bëjë asgjë direkte dhe as mund të ndihmojë konkretisht në arrestimin e të shumëkërkuarit. Ajo është një lojë ping-pongu mes Metës dhe Nishanit, për t’i ngritur njëri tjetrit topat që zhysin drejt Ramës. Kjo lëvizje nuk mohon gjithashtu as lidhjet e dikurshme mes klanit të Balilëve me LSI-së.   Por, nga ana tjetër ajo ka n