Blogu TemA

Borxhi kombëtar dhe rendi global

Borxhi kombëtar dhe rendi global

Aktualitet, Blogu TemA, Bota, rendi global, Trump
Retorika e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të vënë Amerikën të parën mund të fshehë një strategji të rritjes së ekonomisë përmes lojës me borxhet, por këtu interesat kombëtare dhe siguria globale vihen përballë dhe kërkojnë një zgjedhje të vështirë. Nga Harold James Teksa hymë në vitin e ri, të gjithë treguesit të çonin nga një ribërje e rendit botëror. Donald Trump u përbetua si president në Shtetet e Bashkuara, presidenti kinez Xi Jinping mbrojti globalizimin në Davoc dhe liderët e të djathtës ekstreme si Marine Le Pen dhe Geert Wilders mbajtën një “samit europian alternativ” në qytetin gjerman Koblenz. Trump dhe aleatët e tij populistë në Europë kanë denoncuar globalizimin, ndërsa Xi tani qëndron si mbrojtësi kryesor i tij. Por mesazhi i Trump, në veçanti,
Nga Osmanë në Shqiptarë!

Nga Osmanë në Shqiptarë!

Blogu TemA
Nga Xhabir Zejnuni Olsi Yazexhi, 20.01.2017shkruan: Ja pse shqiptaret, para se të ishin shqiptarë ishin osmanë. Sipas Kushtetutës së Parë të Shqipërisë, të njohur si Statuti Organik i Shqipërisë – the Organic Statute for Albania – të aprovuar në vitin 1914 nga Fuqitë e Mëdha të Evropës – në paragrafin POPULLI thuhet: “Qytetarë shqiptarë janë të gjithë ata njerëz që janë lindur apo kanë jetuar në Shqipëri përpara datës 28 nëntor dhe ishin qytetarë osmanë nën qeverinë osmane. Gjuha zyrtare e Shqipërisë do jetë shqipja dhe shteti nuk do ketë fe shtetërore” Pra sipas Kushtetutës së Parë të Shqipërisë, zyrtarisht, shtetasit osman të Shqipërisë, pas aprovimit të saj, u shpallën shqiptarë. Ky është momenti i parë në historinë e botës, që legalisht, banorët e Shqipërisë nga osmanë, u shpall
Në vend të një replike me Edi Ramën

Në vend të një replike me Edi Ramën

Aktualitet, Blogu TemA, Koment, Patozi, Replike
Nga Astrit Patozi Ndoshta më takonte ta falenderoja kryeministrin, që iu përgjigj shpejt interpelancës sime imagjinare, por nuk kam ndëmend ta bëj, pasi e konsideroj detyrim dhe përgjegjësi të tijën dhe vetëm të tijën. Jo karshi meje, si deputet i opozitës, por përpara cdo votuesi shqiptar, pavarësisht bindjeve politike, që të japë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe meqë e nisa si interpelancë, rregulli i saj e do që, si kërkuesi, ashtu edhe i thirruri, të kenë edhe një mundësi tjetër për t’u shprehur, pasi kanë dëgjuar parashtrimin. Zoti kryeministër, E lexova me shumë vëmendje përgjigjen tënde, por mbeta thellësisht i zhgënjyer prej saj. Natyrisht, nuk kam gjë me stilin, i cili mund të mos ketë të sharë, por me përmbajtjen kam shumë. I ke lejuar vetes të thuash fjalë
Raporti me të vërtetën, raporti me rrugën e duhur

Raporti me të vërtetën, raporti me rrugën e duhur

Blogu TemA
  Ilir Levonja Tek ne ka filluar një debat i madh mbi votimin elektronik. Në gazeta. Në studio. Dhe si për shumë probleme të tjera. Ne vdesim të përmendim si pjesë të dijes. Si njohuri dhe sukses, vende të ndryshme nga bota. Amerika është parësorja. Modeli. E ku di unë se çfarë. Veç për një gjë shoh siguri ama… Kur thonë se, kur isha në vitin kaq apo aq. Në shtetet e bashkura. Aty votohej kështu e ashtu. Pse të mos e bëjmë edhe ne. Ja kështu voton Amerika etj. Pse të mos e bëjmë edhe ne ë?. Dhe bërtasin! Aq sa pas pak, ambjenti i debatit kthehet në një kuvli grerëzash. Dhe njerëzish që janë gati ta hanë njëri-tjetrin. Aq sa ato fjalët e atij prefekti të nderuar nga Tirana. Me të cilin ne kemi gjithë jetën që qeshim. Kur thotë se, kur zdryp katunaria m’qytet, atdheu osht
Nga Edi Rama/ Humbja e pashmangshme si shtysë për një kërkesë të parealizueshme

Nga Edi Rama/ Humbja e pashmangshme si shtysë për një kërkesë të parealizueshme

Aktualitet, Blogu TemA, Koment, Kryesore, Politika, Rama, Zgjedhje
Nga Edi Rama Ose votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme ose ramë e vdiqëm! Kjo është alibia e re e qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje tjetër… Megjithatë, ndër plot të pavërteta që po ripërtypen përditë me sebepin e votimit elektronik, jane tre të tilla domethënëse që dua t’i veçoj si më poshtë: E pavërteta e parë: Këtë mënyrë votimi e paskemi kërkuar ne kur ishim në opozitë! E vërteta është se ne nuk kemi kërkuar asnjëherë votim elektronik. Kemi kërkuar vetëm identifikim elektronik te zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik të votave. E kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk e kemi kërkuar kurrë votimin elektronik, sepse askush, asnjë ekspert apo njohës i praktikave të mira elektorale, nuk na e ka keshilluar asnjëherë. Përkundrazi, na kanë rekomanduar të heqim dorë nga kjo id