Bojkot

Topalli këshillon Bashën: Bojkoti i zgjedhjeve, vetëvrasje për PD

Aktualitet, Basha, Bojkot, Keshille, PD, Politika, Topalli, Zgjedhje
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, mendon se ideja që përkrah lideri i partisë Lulzim Basha për bojkotin e zgjedhjeve është e gabuar. Nga çadra e vendosur para Kryeministrisë, Topalli iu kundërpërgjigjet atyre qe brenda PD apo në media, kanë mbrojtur idenë që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke vënë në dukje se kjo do të ishte vetëvrasje për Partine Demokratike, një pozicion që Topalli e ka mbrojtur edhe në mbledhjet e grupit parlamentar sa herë është ngritur kjo çështje. “Këtu pastaj është vija ndarëse se unë e gjykoj se do ishte një “suicid” politik e do të ishte një tradhti ndaj të gjithë këtyre që janë këtu dhe ndaj gjithë familjeve të tyre dhe të tjerët që mendojnë se një herë në 4 vjet, vjen mundësia për të shprehur vullnetin e tyre për të