Bota

Gjermania i përgjigjet Erdogan: Kujdes me krahasime…

Gjermania i përgjigjet Erdogan: Kujdes me krahasime…

Aktualitet, Bota, Erdogan, Gjermania, krahasime, pergjigjie
Qeveria gjermane i ka cilësuar absurde krahasimin e politikave në Gjermaninë e sotme me ato të kohës naziste, nga ana e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Përballë tensioneve në rritje, zëdhënësi i qeverise, Steffen Seibert i bëri thirrje të dyja palëve të ruajnë qetësinë dhe të mos vënë në rrezik lidhjet e ngushta mes dy aleateve të NATO-s. “Ne refuzojmë çdo krahasim mes politikave të republikës demokratike të Gjermanisë dhe nazizmit. Krahasime të tilla janë absurde dhe totalisht pa vend, pasi çojnë drejt një gjëjë; zhvlerësimin e krimeve kundër njerëzimit”, tha Steffen Seibert. Seibert shtoi se Gjermania do të vazhdojë të lejojë mbajtjen e tubimeve të politikanëve turq në vend për aq kohë sa tregohen të sinqertë lidhur me qëllimet e tyre dhe nuk i importojnë konfliktet turke në Gjerma
Gjenerali britanik: NATO dhe BE duhet ta ndalin bashkë Rusinë në Ballkan

Gjenerali britanik: NATO dhe BE duhet ta ndalin bashkë Rusinë në Ballkan

Aktualitet, be, Bota, gjeneral, NATO, Rusi
NATO nuk mund të ndaloj e vetme Rusinë dhe duhet të formulojë një “strategji të madhe” për sigurinë në Europë me Bashkimin Europian, thotë Adrian Bradshaw, zëvendëskomandant suprem i NATO’s. Në një intervistë për gazetën “The Financial Times”, Gjenerali britanik Adrian Bredshow, zëvendëskomandanti i NATO’s për Evropë, ka shprehur mendimin se NATO’ja nuk mund ta sprapsë e vetme Rusinë, dhe se duhet të formulojë një ‘strategji të madhe’ për sigurinë në Evropë së bashku më Bashkimin Evropian. Gjenerali britanik Sir Adrian Bradshaw, thotë se Rusia do të paraqes rrezik për aq kohë sa Vladimir Putin do të jetë në pushtet. Thotë se mund të ketë pasoja ‘katastrofike’ nëse Perëndimi humb koherencën te ‘një kundërshtar që i ka në duar të gjitha nivelet e pushtetit’. “Është përgjegjësi e NATO’s që jo
Provokimi i Kinës, struktura antiajrore në ishujt e detit të Kinës Jugore

Provokimi i Kinës, struktura antiajrore në ishujt e detit të Kinës Jugore

Aktualitet, Bota, Kina, Provokim, Raketa, SHBA, Trump
Kina nuk shqetësohet nga paralajmërimet e SHBA-së dhe thuajse ka përfunduar ngritjen e disa strukturave në ishujt artificialë në detin e Kinës Jugore, të përshtatshme për të vendosur raketat me rreze të gjatë veprimi tokë-ajër. Lajmi u raportua nga “Reuters”, ndërsa zhvillimi i fundit pritet të ngrejë dyshimet nëse dhe sesi Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen, duke parë angazhimet në të kaluarën për të mbajtur një linjë të ashpër ndaj Kinës pikërisht për këtë rajon të diskutueshëm. Kina pretendon sovranitet thuajse në të gjithë sipërfaqen e detin të Kinës Jugore, aty ku zhvillohet një e treta e tregtisë detare botërore. Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami kanë gjithashtu pretendimet e tyre për këto ujëra. Administrata e presidentit Trump-i i ka quajtur ndërtimet mbi kë
Paris, hajdutët futen në shtëpinë e familjes së Bin Laden

Paris, hajdutët futen në shtëpinë e familjes së Bin Laden

Aktualitet, bin laden, Bota, Hajdutë, Paris
Disa hajdutë kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e familjarëve të sheikut të terrorit, Osama bin Laden, që ndodhet në shëtitoren luksoze Montaigne, në Paris. Sipas mediave franceze, hajdutët kanë kaluar nga çatia dhe janë futur në banesë përmes dritares. Ata kanë arritur të hapin kasafortën, por për fatin e tyre të keq ajo ishte bosh. Apartamenti i familjes së sheikut, 200 metra katrorë, në momentin e bastisjes ishte i boshatisur. Policia gjyqësore pariziene ka nisur një hetim dhe dyshon se, hajdutët nuk ishin në dijeni të faktit që shtëpia ishte marrë me qera nga familja e pasur Bin Laden. Source: gazetatema.net
Loja erotike e përfunduar keq, bën copa të fejuarin me sharrë elektrike

Loja erotike e përfunduar keq, bën copa të fejuarin me sharrë elektrike

Aktualitet, Bota, copa-copa, Erotike, fejuar, Lifestyle, Lojë, Sharre, Vrasje
Një shtetase gjermane akuzohet për vrasje në Gjermani, sepse bëri copa-copa të fejuarin saj me sharrë. E akuzuara Gabriela P tha se ngjarja ndodhi si pasojë e një loje eksetreme të shkuar dëm. I fejuari i 32 vjeçares u gjet i lidhur në krevat, i dëmtuar brutalisht. Viktima Alex H mbante vënë një palë syze noti, xhami i të cilave ishte errësuar për të mos lejuar shikimin. E akuzuara deklaroi se gjithçka ishte pjese e një loje erotike, të cilën e kërkoi me ngulm i fejuari, por situata i doli jashtë kontrollit. Ngjarja ndodhi në vitin 2008, por u zbulua përpara 12 muajve , ndërkohë që sipas hetuesve autorja është ndihmuar nga dy persona për fshehjen e trupit në shtëpinë ku banonin në Mynih. Source: gazetatema.net
Takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, zëdhënësi i presidentit jep lajmin

Takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, zëdhënësi i presidentit jep lajmin

Aktualitet, Bota, Putin, Trump
Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin  duket se kanë planifikuar të takohen personalisht. Zëdhënësi i liderit rus, Dmitry Peskov tha se takimi i parë është rakorduar që të ndodhë në samitin e G20 në korrik. Më tej ai u shpreh se  se nuk ka pasur asnjë marrëveshje të veçantë që kjo mbledhje të bëhet edhe më herët. “Ne nuk kemi informacion specifik në lidhje me takimin e mundshëm ndërmjet Putinit dhe Trump deri më tani, ne nuk e kemi konsideruar ende me datë. Duke supozuar se ekziston një samiti G20 në korrik të këtij viti, në një mënyrë apo tjetër presidentët do të takohen atje, por, siç e dini, kemi dëgjuar të flitet për mundësime e një takim të mëparshëm. Deri më tani nuk ka asgjë të veçantë në këtë drejtim”,u shpreh Peskov. Më herët, Putin tha se Ljubljana e Slloveni
Frank-Walter Steinmeier, djali i marangozit u zgjodh presidenti i ri i Gjermanisë

Frank-Walter Steinmeier, djali i marangozit u zgjodh presidenti i ri i Gjermanisë

Aktualitet, Bota, Frank-Walter Steinmeie, Gjermani, President
Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u zgjodh Presidenti i ri i vendit nga Asambleja Federale. Socialdemokrati 61-vjeçar është një nga politikanët më popullorë në Gjermani dhe pason në këtë detyrë Joachim Gauck. Posti i Presidentit gjerman është kryesisht ceremonial, por ai përfaqëson Gjermaninë jashtë vendit dhe mban peshë të madhe morale. Steinmeier mori 932 vota nga 1260 të mundshmet në Asamblenë Federale, duke fituar me mjaft lehtësi. Prej vitesh Steinmeier është një personalitet i njohur politik në Gjermani, deri së fundmi ministër i Jashtëm i koalicionit mes socialdemokratëve, (SPD) dhe konservatorëve, (Unioni CDU, CSU). Sondazhet tregojnë që Steinmeier është imazhi i diplomacisë gjermane. Kjo ishte detyra e fundit e politikanit që më parë ka qenë ministër i z

Amerika e harruar: Fotot e jashtëzakonshme të ndarjes racore dhe varfërisë së viteve ‘60

Bota, Lifestyle
Fotot e mëposhtme i përkasin një koleksioni, i cili ka arritur të fiksojë një Amerikë nën vuajtjet e ndarjes racore, si edhe varfërisë së lartë pas Luftës së Dytë Botërore. Imazhet janë marrë nga fotografi Gordon Parks, në Kaliforni, washington DC, Alabama dhe Harlem, mes viteve 1940-1970. Parks ishte i pari afro-amerikan, i cili nisi të prodhonte dhe drejtonte filma, shumë prej të cilëve lidheshin me përvojën e skllevërve dhe mundimet e njerëzve me ngjyrë në Amerikë. Fotografitë janë publikuar së fundi nga “Daily Mail.” /Bjorn Runa Source: gazetatema.net
Trump do të firmosë urdhër të ri për ndalimin e emigrantëve

Trump do të firmosë urdhër të ri për ndalimin e emigrantëve

Aktualitet, Bota, Emigrante, SH BA, Trump
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk ka ndërmend që të ndalet sa i përket qëllimit të tij për të ndaluar emigrantët që të hyjnë në SHBA. Ndërsa ai ishte në bordin e avionit presidencial “Air Force One” për të shkuar në Florida, u tha gazetarëve se ditën e hënë ose të martën do të firmoste një urdhër të ri për ndalimin emigrantëve që të hyjnë në SHBA. Trump e ka bërë të qartë se ai synon të mbrojë vendin e tij nga sulme të mundshme terroriste, ndërkohë që nuk ka ndërmend që ta vazhdojë betejën për ndalimin e emigrantëve deri në Gjykatën Supreme. Source: gazetatema.net
Në Amerikë besojnë se dhurata e Putin-it për Trump do jetë Snowden

Në Amerikë besojnë se dhurata e Putin-it për Trump do jetë Snowden

Aktualitet, Bota, Dhuratë, Putin, SHBA, Snowden, Spiun, Trumo
Në SHBA besojnë se Vladimir Putin do t’i bëjë dhuratë homologut të tij Donald Trump, ish teknikun e  informatikës të National Security Agency (NSA), Edward Snowden. Ky i fundit publikoi informacionet për programet e përgjimit të SHBA-ve dhe Britanisë. Lajmi u publikua nga televizioni amerikan “NBC”, që iu referua dy burimeve të inteligjencës amerikane. Trump-i ka qenë mjaft kritik ndaj Snowden-it duke e quajtur atë tradhtar, spiun dhe që meriton dënimin me vdekje. Por avokati i amerikanit, që ka me mijëra informacione sa i përket aktivitetit të inteligjencës amerikane, Anatoli Kucherena, tha se Rusia nuk bën tregti as me njerëzit, e as me të drejtat e njeriut. Source: gazetatema.net