Çadra

Europa e Bashkuar kundër çadrës, tre shuplaka në një ditë

Europa e Bashkuar kundër çadrës, tre shuplaka në një ditë

Aktualitet, Blogu TemA, Çadra, Europa, shuplaka
Nga Ardit Rada Fakti që Shqipërinë nuk e bënë kurrë si Europa nuk lidhet vetëm pse iniciatorët e ardhur nga diktatura s’e kishin parë Europën as në televizor. Siç duket kanë menduar ndryshe dhe nuk i janë bindur qysh në fillim, herë për të ruajtur karrigen dhe herë për sedër burri. Partia Demokratike ka marrë sot tre “shuplaka” të rrufeshme nga Bashkimi Europian për çadrën e ngritur në Tiranë, për deklaratat e papërgjegjshme ndaj ambasadorëve më të lartë në vend dhe mbi të gjitha për bojkotin e Kuvendit në përgjithësi dhe të reformës së Drejtësisë në veçanti. Eurodeputeti Knut Fleckenstein guxoi për herë të parë që t’i drejtohet PD-së me “Ti” duke iu adresuar specifikisht Sali Berishës si njeriu më me peshë të opozitës dhe duke e cilësuar si rrëfyes të përrallave në skenën politike. Tiranë