Emigrante

Trump do të firmosë urdhër të ri për ndalimin e emigrantëve

Trump do të firmosë urdhër të ri për ndalimin e emigrantëve

Aktualitet, Bota, Emigrante, SH BA, Trump
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk ka ndërmend që të ndalet sa i përket qëllimit të tij për të ndaluar emigrantët që të hyjnë në SHBA. Ndërsa ai ishte në bordin e avionit presidencial “Air Force One” për të shkuar në Florida, u tha gazetarëve se ditën e hënë ose të martën do të firmoste një urdhër të ri për ndalimin emigrantëve që të hyjnë në SHBA. Trump e ka bërë të qartë se ai synon të mbrojë vendin e tij nga sulme të mundshme terroriste, ndërkohë që nuk ka ndërmend që ta vazhdojë betejën për ndalimin e emigrantëve deri në Gjykatën Supreme. Source: gazetatema.net
Libia ndalon 1131 emigrantë pas akordit me Italinë për bllokimin e tyre

Libia ndalon 1131 emigrantë pas akordit me Italinë për bllokimin e tyre

Aktualitet, Bllokimi, Bota, Emigrante, libia, Pakti
Roja Bregdetare e Libisë bllokoi në javën e fundit 1131 emigrantë në qytetin e Sabrata-s. Në katër gomone u kapën 431 emigrantë, ndërsa 700 të tjerë kishim hipur në barka druri. Këto janë disa nga masat e para të marra pas paktit midis Libisë dhe Italisë, të firmosur më 3 shkurt. Libia është kthyer në një nga portet kryesore të ardhjes së emigrantëve drejt Evropës. Source: gazetatema.net