Flamurtari

Tirana përgatitet për Flamurtarin, mungojnë Merveil dhe Cisse rikthehet Kërçiku

Tirana përgatitet për Flamurtarin, mungojnë Merveil dhe Cisse rikthehet Kërçiku

Cisse, Flamurtari, Kerciku, Merveil, Pergatitjet, Sport, Tirana
Tirana ka vijuar përgatijet për sfidën e rradhës që do të ketë kundër Flamurtarit në “Selman Stermasi”. Për sfidën ndaj vlonjatëve trajneri Mirel Josa nuk do të ketë në dispozicion, Merveil dhe Cisse, të cilët nuk jane stervitur me grupin sot per shkak demtimesh. Ndërkohë, Domgjoni ka rekuperuar problemin muskular dhe eshte bashkuar me grupin, si dhe Dorian Kërciku që do të jetë në dispozicion për këtë përballje. Një tjetër mungesë e konfirmuar është ajo e Erjon Hoxhallari që do te mungoj per shkak kartonash. Tirana-Flamurtari do të luhet ditën e dielë në orën 17:00. Source: gazetatema.net
Shpëtim Duro merr drejtimin e Flamurtarit

Shpëtim Duro merr drejtimin e Flamurtarit

Flamurtari, Shpetim Duro, Sport, Trajner
Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit. Duro do të zëvëndësojë në këtë detyrë, Gentian Mezanin, i cili u laguar nga pankina vlonjate pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë nga skuadra e Beslidhjës. Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, gjeti gjuhën e përbashkët me Shpëtim Duron i cili do të prezantohet ditën e nesërme. Duro është një trajner i njohur në Kategorinë Superiore pasi ka pasur në drejtim shumë skuadra të njohura. Source: gazetatema.net

Flamurtari bën një tjetër goditje në merkato

Flamurtari, Goditje, Merkato, Sport
Klubi i Flamurtarit ka bërë një tjetër goditje në limitet e merkatos. Klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Lynneeker Nakamuta Paes de Albuquerque. Lajmi është njoftuar dhe në faqen zyrtare të vlonjatëve ku shkruhet se sulmuesi Brazilian në fazën e parë ka qenë pjesë e skuadrës së CS Maritimo ne Ligen e pare Portugeze. Postimi i plotë i Flamurtarit. Zyrtare ! Lynneeker Nakamuta Paes de Albuquerque eshte futbollist i Flamurtari F.C . Ne fazen e pare eshte aktivizuar me CS Maritimo ne Ligen e pare Portugeze . Pasaporta e lojtarit : Emri : Lynneeker Nakamuta Paes de Albuquerque Datelindja : 11 Janar 1994 (23) Gjatesia : 1.69 m Roli : mesfushor ofensiv , sulmues krahu Kombesia : Brazilian Source: gazetatema.net