Gjirokaster

Ish-zëvendësi socialist: Zamira Rami denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë socialistët

Ish-zëvendësi socialist: Zamira Rami denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë socialistët

Aktualitet, Gjirokaster, Kryebashkiakë, Politika, socialistet, zamira rami
Ditët e fundit ishte qarku i Gjirokastrës ai që prodhoi konflikte mes PS-së e LSI-së, kur kryebashkiakja e LSI-së, Zamira Rami shkarkoi nga detyra zëvendësin e saj socialist Ylli Muhon. Ndonëse në shkresën zyrtare të firmosur nga Rami nuk jepej motivacioni i shkarkimit, ish-nënkryetari Ylli Muho, thyen heshtjen dhe vendos të flasë pas katër ditësh. Në një prononcim për TV Gjirokastra, Muho ndonëse nuk tregoi arsyet e shkarkimit akuzoi rëndë kryebashkiaken e LSI-së, Ramin si të paditur dhe arrogante, ndërsa iu kërkon ndjesë gjirokastritëve socilistë që iu ka kërkuar votën, pikërisht që ajo të vihej në këtë detyrë. “Arroganca boshe e saj në marrëdhënie e raport me punonjësit e institucionet dhe së dyti, padituria ekstreme që ka dëmtuar rëndë punën dhe besimin e qytetarëve. Në këto dy vese të

Saimir Tahiri i përgjigjet Vangjel Tavos nga Gjirokastra

Aktualitet, Gjirokaster, Kronika, Tahiri, Tavo
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte sot në fshatin Dhoksat të Gjirokastrës, duke iu bashkuar studentëve të Universitetit “Eqrem Çabej”, për të trokitur derë më derë në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë”. Duke iu bashkuar punonjësve të Policisë, studentët universitarë do të trokasin derë më derë shtetasve, për t’iu bërë thirrje atyre që kanë ende armë, t’i dorëzojë ato pranë organeve të rendit. Ministri Tahiri, në një prononcim për mediat lokale, duke bërë një bilanc mbi këtë proces, u shpreh se: “Jemi këtu për të vazhduar  trokitjen derë më derë, në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo qytet të Shqipërisë, për të bindur banorët të dorëzojnë armët. Për fat deri më sot, i gjithë ky aksion që ka nisur, ka pasur bashkëpunimin e shkëlqyer të qytetarëve dhe unë dua të falënderoj të g