ismailaj

PD merr në mbrojtje Ismailajn e aferës DIA, Spaho: Do lirohet dhe do padisë shtetin

PD merr në mbrojtje Ismailajn e aferës DIA, Spaho: Do lirohet dhe do padisë shtetin

Aktualitet, CEZ, Ekonomia, ismailaj, PD, Spaho
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur nga opozita për çështjen e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke CEZ.a.s. ka patur një zhvillim interesant. Në mungesë të kuorumit dhe dëshmitares së rradhës për të zhvilluar seancën e rregullt, kryetari demokrat i komisionit deputeti Edmond Spaho ka mbajtur një fjalim të përgjithshëm duke rreshtuar ato çka Partia Demokratike pretendon në këtë komision. Por përtej akuzave tanimë tejet të përsëritura dhe rrëzuara si pabaza nga hetimi i Prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë, Spaho nuk i ka rezistuar tundimit për të marrë në mbrojtje shtetasin Kastriot Ismailaj, ish drejtuesin e kompanisë DIA e cila akuzohet se zhvati miliona euro nga kompania e shpërndarjes përmes mashtrimit pa kryer asnjë p