Jinping

Trump-i ndryshon qëndrim: Ka vetëm një Kinë

Trump-i ndryshon qëndrim: Ka vetëm një Kinë

Bota, Jinping, Kine, Politikë, SHBA, Trump
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka risjellë qetësinë në marrëdhëniet e acaruara të vendit të tij me Kinën. Ai pati një bisedë telefonike sot me presidentin e shtetit aziatik Xi Jinping, ku i tha se respekton dhe nderon politikën e “një Kine të vetme”. Situata mes dy vendeve u acarua pas telefonatës së Trump-it me presidenten e Taiwan-it, Tsai Ing-wen, ku ai i shprehte mbështetjen shtetit ishullor, që nuk e pranon kontrollin kinez. Sipas “Shtëpisë së Bardhë” biseda mes të dyve ka qenë mjaft e gjatë dhe janë diskutuar çështje të ndryshme. Source: gazetatema.net