juventusi

Kupa Italisë/ Juventusi fiton bindshëm në gjysmëfinalen e parë ndaj Napolit

Kupa Italisë/ Juventusi fiton bindshëm në gjysmëfinalen e parë ndaj Napolit

juventusi, Kupa Italisë, Napoli, Sport
Juventusi ka fituar betejën e parë ndaj Napolit në Kupën e Italisë, duke triumfuar me rezultatin 3-1 në “Juventus Stadium” Kampionët e Italisë kanë përmbysur rezultatin ndaj Napolit që shënpi i pari, për të fituar në fund me shifrat 3-1, që tani shkojnë në “San Paolo” me një rezultat shumë pozitiv. Golat për Juventusin i shënuan Paulo Dybala në minutat 47-të dhe 69-të si dhe Gonzalo Higuain në minutën e 64-të i cili nuk festoi për golin ndaj ish skuadrës së tij. Golin e vetëm për Napolin e shënoi Jose Maria Callejon në minutën e 36-të Ndeshja e kthimit e gjysmëfinales në Kupën e Italisë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet me 5 prill në “San Paolo”. Source: gazetatema.net
Juvetusi bën detyrën ndaj Empolit dhe vijon rrugën drejt titullit

Juvetusi bën detyrën ndaj Empolit dhe vijon rrugën drejt titullit

Empoli, juventusi, Seria A, Sport
Juventusi ka mposhtur 2-0 Empolin, duke marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në fushën e saj. Skuadra e drejtuar nga, Massimiliano Allegrit po shkon e sigurt drejt titullit kampion në Seria A. Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Lukasz Skorupski në minutën e 52-të dukë shënuar autogol, dhe mbrojtësi i majtë, Alex Sandro në minutën e 65-të. Në këtë ndeshje për 20 minuta luajti edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Frederic Veseli, i cili u aktivizya në lojë në minutën e 70’të në vend të Vincent Laurini. Pas kësaj fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, 10 më shumë se Roma, të cilët nesër zhvillojnë derbin me Interin duke filluar nga ora 20:45. Source: gazetatema.net