Kçira

Tirana paguan Kçirën, eviton përjashtimin nga Europa

Tirana paguan Kçirën, eviton përjashtimin nga Europa

Kçira, Sport, Tirana
Tirana eviton përjashtimin nga kupat e Europës. Klubi bardheblu realizoi pagesën në vlerën e 10 mijë eurove për Lek Kçirën, duke larguar rrezikun e ndëshkimit nga UEFA për shkak të borxheve të prapambetura. Kryeqytetasit dorëzuan në Federatën e Futbollit mandat pagesën për shifrën që i detyroheshin ish-lojtarit të tyre, prej sezonit 2008-2009, që është edhe viti i fundit kur skuadra u shpall kampione. Mbrojtësi kroat kishte përfituar vetëm një të tretën e pagesës nga klubi, ndërsa pjesa tjetër e detyrimit ishte lënë në harresë dhe u zbulua vetëm pasi UEFA dorëzoi në zyrat e FSHF-së ultimatumin se nëse lojtari nuk do të shlyhej deri më 31 Janar, atëherë Tirana do të përjashtohej për dy vjet nga pjesëmarrja në kupat e Europës. Bardheblutë evituan më të keqen, pavarësisht se edhe në këtë sezo