Koment

Karta sekrete: Kur dhe kush president?

Karta sekrete: Kur dhe kush president?

Aktualitet, Blogu TemA, Koment, Mentor Nazarko, prsident
Misteret e datës së zgjedhjes së presidentit. Ky Kuvend, apo Kuvendi i ri do të zgjedhin kreun e shtetit. Palët nuk po zbulojnë kartat se kur do të ndodhë dhe kush do të propozohet Nga Mentor Nazarko Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, zgjedhja parlamentare e Presidentit nuk mund të ndodhë më vonë se 60 ditë para përfundimit të mandatit të Kuvendit. Jemi tamam në situatën kur përfundimi i mandatit të presidentit përputhet pak a shumë me mandatin e kuvendit.  Pikërisht duke llogaritur këtë, në Kushtetutën e Shqipërisë neni 88 është amenduar 9 vjet më parë, duke parashikuar : 2/1. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit

Gazetaria e “pisanjosëve” dhe unë

Aktualitet, Blogu TemA, Braçe, Gazetaret, Koment
Nga Erjon Braçe Qimit dhe Qimes, Ju dhembi shume e enjtja! Vecanerisht e verteta mbi “lidhjet kriminale te Erion Braces”, sherbyer si shpifje nga Berisha dhe, lepire nga keta me te gjithe gjuhen, gjere e gjate, madje deri ne lakimet me te pista! E verteta me foto e se enjtes su mjaftoi! Edhe pse sfidova Berishen, keta natyrisht, per te treguar qofte edhe nje prove sado periferike kunder meje; Jo vetem qe se bene, jo vetem qe pas kesaj nuk kerkuan ndjese, por u rikthyen te shpifin serish. Qimi dhe Qimja, kane zbuluar veshjet e mia “firmato” e “te shtrenjta”! Ja ku i keni! Palltoja e famshme, kushton vec 21.990 leke; Po eshte e Zara-s por kaq kushton; ose 159.90 eu sa e bleva une. Pas 10 vitesh me nje pallto, vjet ne dimer vendosa te blej kete pallto. Pant
Zeni e mësoi rrugën, tani do ta bëj shpesh e më shpesh!

Zeni e mësoi rrugën, tani do ta bëj shpesh e më shpesh!

Afera, Aktualitet, Blogu TemA, Braçe, Koment, Politika, Zeni
Nga Erjon Braçe   Shkëlzen Berisha e mësoi rrugën! Do ta bej shpesh e me shpesh, per gjithcka ku figuron emri i tij, per cdo ceshtje. Duhej te thirrej me pare, prej Gerdecit. Nuk ndodhi, nuk e therriten prokuroret e tij dhe, per shkak te tyre,  nuk e therriten as gjykatesit e tij. Frika eshte e madhe dhe kjo vlen shume. Imagjinoni, ai dhe te tjere, kishin frike deri ne fund edhe nga prokuret e gjykatesit e tyre; i emeruan nje me nje qysh prej Gerdecit dhe, perseri kishin frike. E dini perse? Sepse faktet per te e per ta, ja bejne muuuu! Kjo eshte hera e pare qe ulen ne tavoline, ne nisje si deshmitare. Nuk deshmojne, sepse perballe tyre nuk jane prokuroret e gjykatesit e tyre. Shkelzen Berisha kerkon ata. Sepse jane ende ata, reforma ne drejtesi u pengua deri ne germen e fundit, sepse
Në vend të një replike me Edi Ramën

Në vend të një replike me Edi Ramën

Aktualitet, Blogu TemA, Koment, Patozi, Replike
Nga Astrit Patozi Ndoshta më takonte ta falenderoja kryeministrin, që iu përgjigj shpejt interpelancës sime imagjinare, por nuk kam ndëmend ta bëj, pasi e konsideroj detyrim dhe përgjegjësi të tijën dhe vetëm të tijën. Jo karshi meje, si deputet i opozitës, por përpara cdo votuesi shqiptar, pavarësisht bindjeve politike, që të japë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe meqë e nisa si interpelancë, rregulli i saj e do që, si kërkuesi, ashtu edhe i thirruri, të kenë edhe një mundësi tjetër për t’u shprehur, pasi kanë dëgjuar parashtrimin. Zoti kryeministër, E lexova me shumë vëmendje përgjigjen tënde, por mbeta thellësisht i zhgënjyer prej saj. Natyrisht, nuk kam gjë me stilin, i cili mund të mos ketë të sharë, por me përmbajtjen kam shumë. I ke lejuar vetes të thuash fjalë
Nga Edi Rama/ Humbja e pashmangshme si shtysë për një kërkesë të parealizueshme

Nga Edi Rama/ Humbja e pashmangshme si shtysë për një kërkesë të parealizueshme

Aktualitet, Blogu TemA, Koment, Kryesore, Politika, Rama, Zgjedhje
Nga Edi Rama Ose votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme ose ramë e vdiqëm! Kjo është alibia e re e qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje tjetër… Megjithatë, ndër plot të pavërteta që po ripërtypen përditë me sebepin e votimit elektronik, jane tre të tilla domethënëse që dua t’i veçoj si më poshtë: E pavërteta e parë: Këtë mënyrë votimi e paskemi kërkuar ne kur ishim në opozitë! E vërteta është se ne nuk kemi kërkuar asnjëherë votim elektronik. Kemi kërkuar vetëm identifikim elektronik te zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik të votave. E kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk e kemi kërkuar kurrë votimin elektronik, sepse askush, asnjë ekspert apo njohës i praktikave të mira elektorale, nuk na e ka keshilluar asnjëherë. Përkundrazi, na kanë rekomanduar të heqim dorë nga kjo id