Korabi

Klubi i Korabit tregon ndeshjet ku janë penalizuar nga arbitrat

Klubi i Korabit tregon ndeshjet ku janë penalizuar nga arbitrat

Arbitrat, Korabi, Ndeshet, Penalizimet, Sport
Klubi i Korabit ka publikuar të gjitha ndeshjet kur skuadra e tyre është penalizuar nga gafat e arbitrave. Duke marrë shkas nga përballja e fundit me Skëndërbeun ku skuadra e Korabit humbi me rezultatin 1-0 me anë të një penalltie shumë të dyshimitë, ka shtyrë drejtuesit e klubit që të reagojnë përmes një konference për shtyp. Në deklaratën e publikuar nga drejtuesit e ekipit dibran atyre iu janë mohuar gjashtë penallti të padhëna, janë ndëshkuar me katër gola jo të rregullt dhe iu janë mohuar gjithashtu dhe katër gola. Reagimi i plotë i skuadrës së Korabit. MOVIOLA 8 ndeshjet që Korabi është ndëshkuar në këtë sezon nga gjyqtarët. E nisëm këtë sezon në Superiore si debutues, ku përpos dëshirës për të arritur sa më lart, zhvilluam edhe një merkato cilësore. Fati e kishim kundër, por jo vetë
Ilir Daja: Kishte kontakt, penalltia ishte e saktë

Ilir Daja: Kishte kontakt, penalltia ishte e saktë

Ilir Daja, Korabi, penalltia, Skenderbeu, Sport
Trajneri i Skëndërbeut, Ilir Daja, është i mendimit se penalltia e dyshimtë e dhënë në favor të skuadrës së tij ishte e saktë. Daja në pronocimin e tij për “Supersport” tha se mes Sabien Lilajt dhe lojtarit të Korabit kishte kontakt brenda zonës. “Është pozicion i vështirë. Topin e ka Sabieni, ka kontakt brenda zonës, mbrojtësi zgjat këmbën, ndaj mendoj që është penallti.” Gjithashtu, tekniku i korçarëve foli dhe për ndeshjen kundër Korabit duke vlerësuar ekipin kundërshtar. “Pavarësisht pozicionit të Korabit në fund të tabelës, ata kane lotjarë të mirë. Disa prej tyre kanë qënë gjithnjë në Superiore. Luajnë mirë në mbrojtje dhe e dinim që ishte e vështirë. E rëndësishme ishte fitorja. Në pjesën e dytë kishim shpejtësi që na dha mundësinë të dilnim para portës. Kapja e formës së duhur nga
Shpërthen trajneri i Korabit pas penalltisë në favor të Skëndërbeut: U ndëshkuam nga një bastard!

Shpërthen trajneri i Korabit pas penalltisë në favor të Skëndërbeut: U ndëshkuam nga një bastard!

Akuzat, Korabi, penalltia, Skenderbeu, Sport, Trajneri
Trajneri i Korabit, Gerd Haxhiu ka shpërthyer pas përfundimit të ndeshjes me Skëndërbeun që korçarët fituan me rezultatin 1-0 me anë të një penalltie shumë të dyshimtë. Në prononcimin e tij për “Supersport”, Haxhiu është shfaqur mjaft i irritur duke hedhur akuza ndaj gjyqtarit të ndeshjes. “Penallti qesherarake, pasi nuk ka asnjë kontakt. Ne vijmë në punë, sakrifikojmë nga vetja jonë, nga familja për të dhënë atë që dimë të bëjmë, por kjo që ndodhi sot është e papranueshme. Unë iu kam kërkuar lojtarëve që të jenë sa më të qytetëruar në fushën e lojës, ashtu sic sillem dhe vetë.Ndëshkohemi nga bastardë! Javën e kaluar u ndëshkuam nga Olsi Sokoli, sot nga një gjyqtar nga vlora, se jemi dhe nga një qytet, por turp ti vijë. E përsëris edhe njëherë, gjyqtar bastard!” përfundoi trajneri i Korabi

VIDEO/ Grushte pas Korabi-Laçi, zihen drejtuesit dhe lojtarët

Drejtuesit, Grushta, Korabi, Laci, Lojtaret, Sport
Tensioni i ndeshjes së mbijetesës ka shpërthyer në dhunë pas përfundimit të ndeshjes mes Korabit dhe Laçit. Në daljen nga stadiumi “Elbasan Arena” ku u zhvillua kjo sfidë, lojtarë dhe drejtues të të dy ekipeve janë përfshirë në një sherr masiv. Një shkëndijë mes dy palëve ka sjellë fillimisht sharje dhe ofendime mes ekipeve, ndërsa më pas situata ka degjeneruar në një sherr banal ku janë përfshirë edhe drejtuesit më të lartë të dy skuadrave. Situata është qetësuar vetëm pas 15 minutash, falë ndërhyrjes së forcave të rendit të cilat kanë shpërndarë dy skuadrat në autobusët e tyre./PanoramaSport Source: gazetatema.net
Korabi gëzon tifozerinë e saj: Pas Laçit ndeshjet e tjera do t’i zhvillojmë në Peshkopi

Korabi gëzon tifozerinë e saj: Pas Laçit ndeshjet e tjera do t’i zhvillojmë në Peshkopi

Korabi, Sport, Stadiumi, Tifozat
Klubi i Korabit përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka dhënë një lajm të gëzueshëm për tifozerinë e saj. Klubi verior thekson se pas ndeshjes kundër Laçit që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Elbasan Arena”, të gjitha ndeshjet e tjera Korabi do t’i luajë në fushën e saj. Postimi i plotë i Korabit. NJOFTIM! Neser, Korabi do te luaje kunder Lacit ne oren 14:00, ndeshje e vlefshme per javen 19 te Superiores. Ky takim eshte vendosur te luhet ne “Elbasan Arena”, pasi kushtet e veshtira atmosferike e bene te pamundur zhvillimin e kesaj sfide ne stadiumin e Peshkopise. Korabi fton te gjithe tifozet per te perkrahur ne menyre masive skuadren, qe te triumfojme ne startin e fazes se trete. Pas kesaj ndeshje, iu njoftojme se te gjitha takimet e tjera qe jane percaktuar nga kalend
Stadiumi i Korabit drejt përfundimit

Stadiumi i Korabit drejt përfundimit

Korabi, Sport, Stadiumi
Klubi i Korabit ka bërë të ditur se ecuria e stadiumit të Peshkopisë është drejt përfundimit. Përmes një njoftimi klubi verior shkruan se impianti do të jetë gati për dy fazat e tjera të Kategorisë Superiore. Korabi është detyruar që dy fazat e para të kampionatit ti luajë jashtë qytetit të saj për shkak se stadiumi i tyre ka qenë duke u rikonstruktuar, dhe tashmë ata do të rikthehen në fushën e tyre. Postimi i plotë i Korabit. Stadiumi i Peshkopisë i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe tashmë çdo gjë është drejt fundit. Sot po përfundojnë së montuari stolat në tribunë, gjithashtu sot jane vendosur edhe pankinat. Ndërkohë, prej ditësh janë bërë gati dhomat e zhveshjes për skuadrat dhe arbitrat. Pas punimeve intensive është mbyllur dhe rrethimi i dytë i stadiumit. Tashmë gjithçka