Kosova

Rexhep Qosja: 3 gjërat për të cilat s’jam dakord me Ramën. Meta rri në dy karrige, mund të bjerë poshtë…

Rexhep Qosja: 3 gjërat për të cilat s’jam dakord me Ramën. Meta rri në dy karrige, mund të bjerë poshtë…

Aktualitet, Kosova, Meta, Politika, Qosja, Rama
Akademiku Rexhep Qose deklaroi hapur se e ka mbështetur kryeministrin Edi Rama sapo ky i fundit nisi ta reformojë Shqipërinë, që e gjeti në një stad mes autarkisë dhe anarkisë. Por, profesor Qosja, për “Dritare me Rudinën” në Vizion plus, numëroi edhe tre gjëra që nuk i pëlqejnë te kryeministri Rama. “Mendoj se Edi Rama, është një politikan, shtetar dhe intelektual njëkohësisht. Ai për mua, është i rëndësishëm në radhë të parë sepse ka filluar ta reformojë Shqipërinë, ta bëjë një shtet bashkëkohor dhe ta evropianizojë. Shqipëria ishte si ishte, mes një autarkie dhe një anarkie. Edi Rama dëshiron ta reformojë Shqipërinë, ta modernizojë dhe kjo nuk është pak, por është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën. Megjithatë, me gjithë këtë përkrahje që unë i kam dhënë dhe i jap Edi Ramës
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv rrëzon kërkesën e Serbisë ndaj padisë për Kosovën

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv rrëzon kërkesën e Serbisë ndaj padisë për Kosovën

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, Kosova, Serbia, Sport
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës me të drejtat të plota në UEFA e FIFA. Pas pranimit të Kosovës në dy institucionet më të rëndësishme të futbollit, Serbia iu drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë pretekst se me anëtarësimin e Kosovës u shkel Statuti i UEFA-s, ku thuhej se pjesë e këtij institucioni nuk mund të behësh pa qenë anëtare e OKB-së. Megjithatë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje dhe Kosova është pranuar me të drejtë për tu bërë antare e UEFA-s dhe FIFA-s. Source: gazetatema.net