Kronika

Goditi me grusht Kreshnik Spahiun, protestuesit “hakmerren” ndaj 34 vjeçarit

Aktualitet, Dhunohet, Goditi, Kronika, protestuesit, Spahiun
Flamur Pirraçi u arrestua ditën e sotme si autor i dhunës fizike dhe grushteve ndaj kreut të AK-së Kreshnik Spahiu në çadrën e opozitës. Por duket se incidenti i dhunshëm brenda çadrës nuk u mbyll me grushtet e 34 vjeçarit. Mësohet se pasi qëlloi me grusht Spahiun, protestuesit dhe mbështetësit e Aleancës Kuqezi sulmuan 34-vjeçarin duke e goditur në fytyrë. Fotot e mëposhtme tregojnë momentet e para të shoqërimit nga policia të Flamur Pirraçit, të cilit i duken goditjet në fytyrë. Source: gazetatema.net
Grabitja e bankës në Rinas, në kërkim edhe Klement Çala

Grabitja e bankës në Rinas, në kërkim edhe Klement Çala

Aktualitet, Çala, Grabitja, Kronika, Prokuroria, Rinas
Klement Çala nga Elbasani po verifikohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për një përfshirje të mundshme të tij në grupin e grabitësve blindave me para në aksin Qafë Kashar-Rinas. Policia ka ndaluar 6 persona, por numri i atyre që po verifikohen si të dyshuar si pjesë e grupit qe grabiti 3.2 milionë dollarë arrin në 12. Sipas hetuesve, 28 vjeçari nga Elbasani është person me precedent penal në grabitjen e bankave dhe së bashku me kreun e grupit të grabitësve Admir Nikaj (Murataj) në vitin 2013 kanë grabitur bankën kombëtare në Larisa të Greqisë duke marrë prej aty 1 milion euro. Çala u prangos 1 vit më parë nga policia e Vlorës por ajo çfarë e bën rastin e tij një procedurë të dyshimtë është fakti se pasi ka qëndruar vetëm 3 muaj në qeli ai ka mundur të fitojë sërish lirinë me një vendim
Ina Rama dhe Shpresa Beçaj rrezikojnë skualifikimin, nuk plotësojnë kriteret për Vetingun

Ina Rama dhe Shpresa Beçaj rrezikojnë skualifikimin, nuk plotësojnë kriteret për Vetingun

Aktualitet, Beçaj, Ina, Kronika, Rama, Veting
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama, rrezikojnë të skualifikohen nga lista që Avokati i Popullit i ka publikuar si persona që plotësojnë kriteret për në komisionin e Vetingut, raporton ABC News. Ky skualifikim, thonë juristët, mund të vijë pasi të dy ish-drejtueset e institucioneve më të larta të drejtësisë, kanë fituar procesin gjyqësor për rikthim në detyrën dhe kanë statusin e gjyqtarëve. Të qenurit me vendim gjykate, gjyqtare, edhe pse vendim nuk është zbatuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ligji nuk të lejon të jesh pjesë e institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. Në nenin 6 të këtij ligji, ku parashikohen kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, është vend

FOTOT/ Dy vajzat 18-vjeçare që ishin kthyer në tmerrin e Tiranës

Aktualitet, Grabitje, Kronika, Vajzat
Vajzat që shihni në foto janë dy 18-vjeçare të cilat ishin kthyer prej kohësh në një makth për banorët në kryeqytet. Dy xhepistet e Tiranës vepronin kudo nëpër lokalet e kryeqytetit, në autobusa dhe rrugë. E.L dhe A.B janë arrestuar nga policia pas një hetimi të gjatë. Por si organizohej vjedhja? Njëra prej vajzave bënte roje, ndërsa tjetra vepronte, raporton Lapsi.al. Në shumë raste ka pasur edhe aparate celularë të vjedhur nëpër lokale, teksa klientët mund t’i linin në karikim. Në raste të tjera dy xhepistet dilnin me thikë në rrugë dhe kërcënonin gra ose vajza për t’i marrë çantën. “Oaz” vjedhjesh për to ishin autobusët e kryeqytetit. Ato vepronin të koordinuara në disa prej linjave të Tiranës. Policia ka arritur të dokumentojë me prova shumë prej vjedhjeve të tyre dhe dy adoleshentet t
I vjedh 68 mijë euro klientit dhe zhduket noteri

I vjedh 68 mijë euro klientit dhe zhduket noteri

Aktualitet, Kronika, noter, Vjedhje
Ilirjan Cela ka denoncuar në emisionin “STOP”, se vendosi të shesë apartamentin e tij dhe për të kryer procedurat iu drejtua noterit Napolon Vasha. Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, ata i drejtohen një banke të nivelit të dytë, aty ku depozitohet shuma e 68 mijë eurove. Pak orë pasi derdhen këto para në numrin e llogarisë së noterit, ky i fundit shkon dhe prek depozitën. Por noteri i tërheq paratë dhe zhduket. Pas kësaj Ministria e Drejtësisë ngre një grup pune dhe i heq licensën noterit Vasha. “Firma “PORTIAL” dispononte një apartament në pronësi të saj, të cilin e shiti. Bashkë me blerësin iu drejtuam zyrës së noterisë me noter Napolon Vashën, ku bëmë kontratën e shit-blerjes. Noteri na nxjerr disa arsye për të shtyrë ditët sepse ai e dinte. Dyshova për këtë gjë dhe i drejtohem “Tirana
VIDEO Nëna që humbi djalin në ’97: Çdo armë, një vdekje. Biseda prekëse me Tahirin

VIDEO Nëna që humbi djalin në ’97: Çdo armë, një vdekje. Biseda prekëse me Tahirin

Aktualitet, Kronika
Ministri i Brendshëm ishte sot në Mat, në kuadër të nismës për dorëzimin e armëve. Gjatë një ceremonie publike ku u dorëzuan disa armë zjarri nga banorë të zonës, Tahiri u përball me historinë prekëse të një nëne që humbi djalin në ’97, nga armët. Razie Muharremi, sot 67 vjeçe ka humbur të birin, Albertin në moshën 20-vjeçare. Mesazhi i saj është shumë prekës. Bashkëbisedimi i nënës që humbi djalin nga armët në ’97 me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri: Nëna: Jam një nënë e përvëluar, e djegur në maksimum. Në 1997, nga këto armë të mallkuara ma vranë djalin, në prezencën time. Gjithë populli i Matit e di, që forcat e Repartit 711, të Sal Berishës mua më vranë djalin. Prandaj nuk duhen armët. Tahiri: Ti e paske fatkeqësinë në shtëpi… Nëna: Unë e kam në shpirt dhe nuk ka ditë e natë t
“Sondazhi” në prokurori, Avokati Visha/ “Lu do të humbasë, prokurorët janë të bindur se ambasadori do të largohet”

“Sondazhi” në prokurori, Avokati Visha/ “Lu do të humbasë, prokurorët janë të bindur se ambasadori do të largohet”

Aktualitet, Avokati, Bindje, Donald Lu, Kronika, Politika, prokuroret
Avokati Sajmir Visha ka deklaruar se prokuroët janë të bindur se pas asaj që ndodhi me Kryeprokurorin Llalla, ambasadori Lu do të japë dorëheqjen. Ky konstatim erdhi pas një “sondazhi” që vetë Visha kishte bërë më disa prokurorë. Visha distancohet nga kjo “luftë e ftohtë” mes Ambsadës Amerikane dhe Prokurorisë së Përgjithshme, por thotë se përpara se të sulmohet individi janë disa hallka institucionesh. Avokat Visha tha në studion e “Tonight Ilva Tare” ne Ora news reforma në drejtësi ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme që në momentin e parë të zgjedhjes së eksprtëve. Ai tha se asnjë nga tre forcat politike nuk kërkon që ta kalojë këtë ngërç para zgjedhjeve. Visha: Sot përpara se të vija në këtë emision mora mendimin e shumë kolegëve të mi, jo avokatë, por prokurorë të cilët duke i b
Seriali i vrasjeve/ Çfarë fshihet në raportin konfidencial të SHISH?

Seriali i vrasjeve/ Çfarë fshihet në raportin konfidencial të SHISH?

Aktualitet, Konficencial, Kronika, Raport, SHISH, Vrasje
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila arrestoi dy zyrtarët e policisë të dyshuar si bashkëpunëtorë të kultivuesve të kanabisit, po shqyrton mundësinë e nisjes së hetimeve për përplasjen e përgjakshme mes kultivuesve. Fjala është për serialin e vrasjeve që kanë ndodhur, siç dyshon prokuroria, mes grupeve që kishin si krerë shtetasit Elton Çica dhe Jani Aliaj. Më shumë se tetë atentate, nga të cilat, veç sulmeve dhe vendosje eksplozivi në makina e grabitje me armë, kanë ndodhur siç dyshon prokuroria mes dy grupeve kriminale. Dyshimet janë se përplasja e ashpër dhe e përgjakshme ka ndodhur për shkak të konkurrencës për kontrollin e territoreve në kultivimin e trafikimin e kanabisit. Burime të Prokurorisë i shpjeguan dje gazetës “Panorama” se fjala është për informacione operative të siguruara
Babai i Xhesikës flet mes lotësh pas aksidentit tragjik: Edhe unë kam vdekur

Babai i Xhesikës flet mes lotësh pas aksidentit tragjik: Edhe unë kam vdekur

Aksident, Aktualitet, Babai, Kronika, Tragjedi, Xhesika
Aksidenti tragjik i ndodhur ditën e sotme në zonën e Setteville në Romë, i mori jetën 4 të rinjve mes tyre edhe dy vajza nga Shqipëria. Mediat italiane kanë sjellë rrëfimin prekës të babait të Xhesika Gjinaj, 19 vjeç, nga vajzat e mbetura viktimë në aksidentin fatal . “Nuk mund të flas më, është e pabesueshme. Xhesika ka vdekur, nuk është më. Ishte e mrekullueshme, nuk kam fjalë. Kam vdekur. Ishin të 4 miq të mirë”, është shprehur ai në momentin që ka mësuar për vdekjen e së bijës. Ambra Shaliani, 18 vjeç dhe Xhesika Gjinaj, 19 vjeç të cilat ndodheshin me dy miqtë e tyre në një makinë Tip Mini Cooper kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre rrëshqiti u përplas tragjikisht me murin e një ndërtese. Source: gazetatema.net

Saimir Tahiri i përgjigjet Vangjel Tavos nga Gjirokastra

Aktualitet, Gjirokaster, Kronika, Tahiri, Tavo
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte sot në fshatin Dhoksat të Gjirokastrës, duke iu bashkuar studentëve të Universitetit “Eqrem Çabej”, për të trokitur derë më derë në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë”. Duke iu bashkuar punonjësve të Policisë, studentët universitarë do të trokasin derë më derë shtetasve, për t’iu bërë thirrje atyre që kanë ende armë, t’i dorëzojë ato pranë organeve të rendit. Ministri Tahiri, në një prononcim për mediat lokale, duke bërë një bilanc mbi këtë proces, u shpreh se: “Jemi këtu për të vazhduar  trokitjen derë më derë, në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo qytet të Shqipërisë, për të bindur banorët të dorëzojnë armët. Për fat deri më sot, i gjithë ky aksion që ka nisur, ka pasur bashkëpunimin e shkëlqyer të qytetarëve dhe unë dua të falënderoj të g