Kronika

Shkëlzen Berisha: Provat kundër meje dhe lidhjet me Nuel Kalaj? Balla mund të ketë manipuluar emaile-t

Shkëlzen Berisha: Provat kundër meje dhe lidhjet me Nuel Kalaj? Balla mund të ketë manipuluar emaile-t

Aktualitet, emaile, Kronika, Nuel Kalaj, Provat, Shkelzen Berisha
Shkelzen Berisha e ka cilësuar një skenar politik gjithçka ndodhi në Komisionin Hetimor për ÇEZ. Pasi u largua nga Kryesia e Kuvendit, ai tha se Balla nuk është i interesuar për të vërtetën dhe se ai nuk betohet para një personi të dënuar për shpifje ndaj tij dhe që refuzon të zbatojë vendimin e formës së prerë të gjykatës. “Pavarësisht se ky është një Komision politik që synon vjedhjen e  Edi Ramës të 432 milionë eurove, këtë nuk e them unë, e thotë KLSH, unë përsëri erdha në respekt të ligjit. Personi që e drejton këtë Komision, siç ju e dini shumë mire, është një i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Tiranës për shpifje ndaj personit tim. Jo vetëm është dënuar, por refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës. Tani më thoni, nga të gjithë këta deputetë që ka parlamenti
Vladimir Kristo, Mirela Fana, Çeliku etj, s’do jenë më gjyqtarë. Por… nuk janë imunë ndaj hetimeve për origjinën e pasurisë së tyre

Vladimir Kristo, Mirela Fana, Çeliku etj, s’do jenë më gjyqtarë. Por… nuk janë imunë ndaj hetimeve për origjinën e pasurisë së tyre

Aktualitet, Gjyqtare, Hetime, Ilir Celiku, Kronika, mirela fana, pasuri, vladimir kristo
Të dhënat e siguruara nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI, tregojnë që 5 zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë refuzuan deklarimin si pjesë të procesit të rivlerësimit të pasurisë. Nga Lindita Çela Nga më shumë se 800 gjyqtarë dhe prokurorë që duhet duhet të dorëzonin dokumentet  justifikuese të pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, rezulton se 5 prej tyre kanë refuzuar t’i nënshktrohen procesit të verifikimit të pasurisë. Burime brenda ILDKPKI i thanë BIRN se 5 gjyqtarët dhe 1 prokuror nuk kanë dorëzuar asnjë dokument  justifikues të  pasurisë së tyre, deri më 31 Janar, ditë në të cilën ka skaduar afati i paraqitjes vullnetare  të  dokumentacioneve , në zbatim të ligjit, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe pro
Gjyqtari i Apelit të Vlorës Ilir Çeliku preferon dorëheqjen para Vetting-ut

Gjyqtari i Apelit të Vlorës Ilir Çeliku preferon dorëheqjen para Vetting-ut

Aktualitet, Dorëheqje, Ilir Celiku, Kronika, verifikimi i pasurisë, Vetting
Vettingu po jep efekt ende pa u kryer verifikimi për gjyqtarët dhe prokurorët. Në ditën e fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, disa prej njerëzve të drejtësisë kanë preferuar të mos e kalojnë procesin e Vettingut që vlerësohet mjaft i vështirë për ata që kanë pasuri të pajustifikuar. Listës iu shtua sot gjyqtari i Apelit të Vlorës Ilir Çeliku. Ai nuk pranoi të dorëzojë formularin e vetëdeklarimit por vendosi të dorëhiqet nga detyra. Ilir Çeliku është përfolur si i nënshtruar ndaj ish-zyrtarëve të lartë të djathtë, dje në pushtet. Kur iu dha mundësia e ofroi ndihmën e tij, pa kushte. Gjyqtari Çeliku ishte kryetari i trupës gjykuese që firmosi dënimin me gjobë për shpifje, disa vite më parë, për Saimir Tahirin, deputetin e opozitës në atë kohë, sot ministër i Brendshëm. “Ish
Ministrat me dashnore te hoteli?! Flet avokati grek i Balilit: Çfarë di unë për videot e politikanëve në “Santa Quaranta”!

Ministrat me dashnore te hoteli?! Flet avokati grek i Balilit: Çfarë di unë për videot e politikanëve në “Santa Quaranta”!

Aktualitet, Akuzat, Avokati, Balili, Kronika, Kundërshtime, Politika
Avokati i i njeriut qe eshte ne kerkim per trafik droge dhe qe quhet “Eskobari i Ballkanit”, te gjitha akuzat ne drejtim te klientit te tij i cileson si te paverteta, nderkohe qe mohon mundesine e elementeve qe u zbardhen nga deklarata e Ministrit te Drejtesise Ylli Manjani. Per me teper sipas tij, ai disponon dokumentacion te bollshem dhe keto elemente nuk gjenden ne dosjen e Klemend Balilit, as nga akuzat qe jane hedhur nga policia greke apo shqiptare. Dhe ndërsa çështja Balili është folur disa herë gjatë konferencës për shtyp të ish Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus realizoi një intervistë me Alexis Kougias, avokatin e z. Klement Balili, i cili tregoi në çfarë faze është çështja dhe iu përgjigj pyetjes nëse ka video të politikanëve sh
Mori 50 mijë euro për gjyqin, Kolegji Penal i refuzon gjykimin e shkurtuar Majlinda Andreas

Mori 50 mijë euro për gjyqin, Kolegji Penal i refuzon gjykimin e shkurtuar Majlinda Andreas

Aktualitet, andrea, Kronika, Kronike, Ryshfeti
Kolegji penal ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të Majlinda Andreas, i cili në seancën e kaluar kishte kërkuar zgjidhjen e çështjes në gjendjen ku ndodhen aktet. Gjyqtares së pezulluar nga detyra dhe e akuzuar për korrupsion në vlerën e 50 mije eurove nuk i pranohet gjykimi i shkurtuar. Pas këtij vendimi seancën e ardhshme janë thirrur për të dhënë sqarimet e tyre 10 dëshmitarë të prokurorisë. Mësohet se dëshmitarë në këtë proces do jenë dhe gjyqtarët e gjykatës së lartë Admir Thanza dhe Artan Broçi. Ata kanë qenë pjesë e trupit gjykues të çështjes e cila u hetua për korrupsion. Sipas prokurorisë, gjyqtarja Majlinda Andrea me ndërmjetësimin e bashkëshortit Odhise Andrea ka marrë një shumë prej 50 mijë eurove për një vendimmarrje pronash në zonën e Sarandës. Në këtë proces janë të pandehur
Një prokuror jep dorëheqjen, nga frika se nuk justifikon dot pasurinë (rreth 500 të tjerë s’e kanë dorëzuar ende deklaratën e pasurisë)

Një prokuror jep dorëheqjen, nga frika se nuk justifikon dot pasurinë (rreth 500 të tjerë s’e kanë dorëzuar ende deklaratën e pasurisë)

Aktualitet, korrupsion, Kronika, pasuri, Prokurori
Vettingu po jep efektet e para. Prokurori i Kavajës, Sulejman Tola ka dhënë dorëheqjen. Burime të Top Channel konfirmojnë se Prokurori ka dorëzuar një dokument në Inspektoriatin e Pasurise, ku pohon vullnetin për të mos e dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë. Sipas ligjit, ai duhet ta dorëzojë dorëheqjen në Presidencë, por ky institucion nuk pranoi të bëjë komente për këtë rast. Kushtetuta në nenin G, që është neni i fundit i saj, u jep një mundësi njerëzve të sistemit të drejtësisë që të japin dorëheqjen nëse ata mendojnë se nuk e kalojnë dot kontrollin e pasurisë dhe figurës, ndërsa ligji i Vettingut u jep të dorëhequrve edhe një shpërblim në para. Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga afati për dorëzimin e formularëve, Top Channel ka mësuar se nga 800 persona që duhet t’i në
Aktori i njohur shqiptar vdes nga një atak në zemër, teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë

Aktori i njohur shqiptar vdes nga një atak në zemër, teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë

aktor, Aktualitet, atak, gjergj trola, Kronika, Vdekje
Aktori i njohur shqiptar, Gjergj Trola ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare. Trola ka pësuar infarkt në zemër teksa ishte ulur në një kafene afer Shallvareve, ne Tirane. Burime për dritare.net, thanë se ai ishte ulur në këtë kafe, ku kishte lënë takim me miq të tij, të cilët e gjetën, me kokën mbi tryeze. Askush përreth nuk kishte kuptuar asgjë. Aktori ka lënë pas djalin e tij të vetëm, në klasën e tretë. Gjergj Trola ka marre pjesë në shumë produksione dhe sëfundmi ka luajtur në serialin “Familja”, të regjisorit Ylli Pepo. Një prodhim i RTSH, Trola ishte në rolin e babait, i cili ishte taksist në ministri. Një kontribut shumë të madh Trola ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të reja, nëpërmjet organizmit të festivaleve teatrore. Trola ishte drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar i Shkollav
Skaneri për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve përgatitet të fillojë punën

Skaneri për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve përgatitet të fillojë punën

Aktualitet, Kronika, Kronike, Vetingu
Gjermania angazhohet në procesin për spastrimin e drejtësisë shqiptare nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe të inkriminuar. Skaneri për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve po përgatitet me kujdes të fillojë punën. Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe një ndër  protagonistët e rrugëtimit të vështirë të miratimit verën e kaluar në Parlament të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, deklaroi se “përfundoi procesi i shprehjes së interesit nga gjyqtarë dhe prokurorë të vendeve të BE-së  dhe nga SHBA për të qënë anëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, (ONM), strukturës ndërkombëtare që do të mbikqyrë zbatimin e vettingut. Ndërkombëtarët – garanci për zbatimin rigoroz të ligjit të vettingut. Në fillim të javës së ardhshme, Opera
21 Janari, dy padi në Strasburg

21 Janari, dy padi në Strasburg

Aktualitet, Kronika
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka nisur shqyrtimin e dy padive që lidhen me ngjarjet e 21 Janarit. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë njoftoi se vitin e kaluar, Gjykata e Strasburgut nisi zyrtarisht gjykimin për një padi të ngritur që në vitin 2012 nga familjarët e viktimave të 21 Janarit. Veç kësaj, pak javë më parë kjo gjykatë ka regjistruar edhe një padi tjetër të këtyre familjeve, e cila godet mënyrën e hetimit dhe të gjykimit në procesin penal të zhvilluar në Shqipëri. Ndërkohë, Fondacioni e ka cilësuar si një vendim të mirëpritur disbursimin pak ditë më parë të 160 milionë lekëvë nga Qeveria për të dëmshpërblyer familjarët e viktimave të 21 Janarit, sipas vendimeve të Gjykatës Administrative. “Me një vendim të mirëpritur, Këshilli i Ministrave ka akorduar nj
Kodet e shërbimeve seksuale në sallonet e masazhit në Tiranë

Kodet e shërbimeve seksuale në sallonet e masazhit në Tiranë

Aktualitet, Kronika, Seks, Tirane
Pronarët e salloneve të masazhit në Tiranë përdorin kode për shërbime seksuale në qendrat e tyre. Janë disa qendra masazhi, ku vajzat që punojnë atje ofrojnë masazhe erotike, të quajtura “body body” (nudo, trup më trup) dhe “happy end” (seks oral). Fiks Fare, për të dytën ditë me radhë, vijoi investigimin që zgjati disa muaj, duke zbuluar të tjera sallone që rekrutojnë vajza për shërbime seksuale. Në ditën e parë, u transmetuan biseda të gazetares në dy raste, ku kërkonte punë si kamariere ose masazhatore, por iu ofrua pagë vetëm si “punonjëse seksi”. Ndërkohë, në emisionin e së premtes, u transmetua rasti i tretë, kur gazetarja shkon në një tjetër ambient, ku kërkon punë si masazhatore. Ekipi i Fiksit, pasi shikon disa njoftime punësimi në internet, lë