La Liga

La Liga/ Barcelona mposht Celta Vigon dhe ruan kreun

La Liga/ Barcelona mposht Celta Vigon dhe ruan kreun

Barcelona, Celta Vigo, La Liga, Sport
Barcelona ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Celta Vigon, për ta rimarrë kreun në La Liga. Një fitore spektakolare për katalanasit të cilën dominuan takimin dukur dhuruar spektakël përballë Celta Vigos Humbja e pesë pikëve brenda një jave nga ana e Real Madridit, ka rikthyer seriozisht në garë Barcelonëm të cilët po mundin këdo që i del para. Autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrike i shënaun Liomel Messi me dy gola Neymar, Rakitic dhe Umtiti. Source: gazetatema.net
La Liga/ Reali mund Osasunën dhe rimerr kreun e renditjes

La Liga/ Reali mund Osasunën dhe rimerr kreun e renditjes

La Liga, Osasuna, Real Madrid, Sport
Real Madridi ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në javën e 22-tëtë në “La Liga”, duke mposhtur në transfertë skuadrën e Osasunën. Madrilenët arritën që të fitojnë me rezultatin 3-1 në një 90-minutësh që dhuroi mjaft emocione. Golat për skuadrën e drejtuar nga Zinedin Zidane i shënuan Cristiano Ronaldo, mesfushori Isco dhe Lucas Vasquez, ndërsa për Osasunën shënoi Sergio Leon. Kjo ndeshje ishte e veçantë për kapitenin Sergio Ramos, i cili arriti në kuotën e 500 ndeshjeve me fanellën e Los Blancos. Pas kësaj fitore, Real ngjitet në kuotën e 49-pikëve, një më shumë se Barcelona, por ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. Source: gazetatema.net
La Liga/ Barcelona rikthehet tek fitorja, bind ndaj Athletic Bilbaos

La Liga/ Barcelona rikthehet tek fitorja, bind ndaj Athletic Bilbaos

Athletic Bilbao, Barcelona, La Liga, Sport
Barcelona ka mposhtur me rezultatin e pastër  3-0 skuadrën e Athletic Bilbaon në “Camp Nou”. Pas barazimit 1-1 me Betisin, Barcelona e drejtuar nga Luis Enriques është rikthyer tek fitorja duke bindur me lojën e saj Golat për fitoren e katalanasve u shënuan nga Lionel Messi, Alcacer dhe Aleix Vidal. Pas kësaj fitoreje, Barcelona ngjitet në 45 pikëve, një pikë më pak se kryesuesit që janë Real Madridi. Por, Los Blancos kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe kanë sërish shanse që të thellojnë diferencën me Barcelonën. Source: gazetatema.net