Laci

VIDEO/ Grushte pas Korabi-Laçi, zihen drejtuesit dhe lojtarët

Drejtuesit, Grushta, Korabi, Laci, Lojtaret, Sport
Tensioni i ndeshjes së mbijetesës ka shpërthyer në dhunë pas përfundimit të ndeshjes mes Korabit dhe Laçit. Në daljen nga stadiumi “Elbasan Arena” ku u zhvillua kjo sfidë, lojtarë dhe drejtues të të dy ekipeve janë përfshirë në një sherr masiv. Një shkëndijë mes dy palëve ka sjellë fillimisht sharje dhe ofendime mes ekipeve, ndërsa më pas situata ka degjeneruar në një sherr banal ku janë përfshirë edhe drejtuesit më të lartë të dy skuadrave. Situata është qetësuar vetëm pas 15 minutash, falë ndërhyrjes së forcave të rendit të cilat kanë shpërndarë dy skuadrat në autobusët e tyre./PanoramaSport Source: gazetatema.net