Lajme

Inter i shpëton turpërimit nga një skuadër amatore, pas 14 penalltive (VIDEO)

Lajme
Interi është kualifikuar me vështirësi në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë edhe pse përballë kishte një kundërshtar të konsideruar mjaft të lehtë në letër. Skuadra amatore e Pordenones që luan në Serinë C (ku mban vendin e 5-të) dhe që kurrë nuk ka qenë as në Serinë B rezultoi një kundërshtar mjaft i fortë. Inter e nisi me një formacion të dytë, por duke parë që nuk po zhbllokonte rezultatin hodhi në fushë pjesën e dytë edhe lojtarë të rëndësishëm si Icardi, Perisic dhe Brozovic. Gjithëse 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën 0-0. I paprekur rezultati mbeti edhe pas 30 minutave shtesë dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Këtu përvoja tha fjalën e saj, por lojtarët e Pordenone nuk u dorëzuan. U desh të ekzekutoheshin 14 penallti që të shpallej fituesi. Interi realizoi 5 penallti nga 7

Artan Hoxha zbulon sendet që sekuestroi policia në shtëpinë e Saimir Tahirit

Lajme
Gazetari investigativ, Artan Hoxha zbuloi se çfarë sendesh ka sekuestruar policia në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm të Saimir Tahirit. Sipas Hoxhës, është sekuestruar një byzylyk i djalit të vogël dhe një varëse e bashkëshortes. Kjo e fundit ka rezultuar të jetë e gjyshes së tij. Gazetari shtoi në studion e emisionit “Opinion”, se përveç këtyre, policia ka sekuestruar edhe një palë vathë dhe një byzylyk tjetër. Sipas Artan Hoxhës, Tahiri dorëzoi ditën e sotme pasaportën dhe kartën e identitetit tek prokurori Gent Osmani, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. The post Artan Hoxha zbulon sendet që sekuestroi policia në shtëpinë e Saimir Tahirit appeared first on Lapsi.al. Source: lapsi.al
Dalin përgjime të reja për Tahirin: Saimiri do diamante për gruan, makinën ia dha Moisiut

Dalin përgjime të reja për Tahirin: Saimiri do diamante për gruan, makinën ia dha Moisiut

Lajme
Të tjera detaje kanë dalë nga materiali i dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku emri i ish-ministrit të Brendshëm del sërish nga përgjimet e të afërmve të tij Habilajve, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal i lëndëve narkotike. Në një nga momentet që janë përgjuar më 1 Janar 2014, në makinën tip Mercedes me targë IHP 2690 në përdorim nga Mosi Habilaj, ndodhet Eneo Sulaj dhe një “burrë shqiptar” janë përgjuar trafikantët që thonë se “Saimiri” kërkon diamante për gruan. Eneo Sulaj, kushëriri i Maridian Sulajt, i thotë bashkëbiseduesit: “Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit) sepse kishte folur me Saimirin…që e kishte kështu…kostumin… …E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?…Një gjerdan që kushton 15.000 euro… Po pë

Paloka: Ju tregoj mënyrën si na kërcënuan ndërkombëtarët për të hyrë në zgjedhje

Lajme
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka zbuloi se si u kërcënua opozita nga ndërkombëtarët në periudhën kur deklaronte se nuk do të futej në zgjedhje. “Na kërcënuan! Na thanë nëse nuk bëni marrëveshje, nëse ndërmerrni ditën e zgjedhjeve ato që keni deklaruar për të mos lejuar zgjedhjet, atëherë do të keni punë me ne” – shprehet Paloka. Kritikët e Lulzim Bashës, Paloka i akuzoi për hipokrizi. “Ata që thonë sot pse Lulzim Basha bëri marrëveshje, para marrëveshjes thonin të gjithë ;bëj marrëveshje, pse nuk bën marrëveshje’ e kështu me radhë. Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi e kanë pranuar këtë” – shprehet nënkryetari i Partisë Demokratike. ©LAPSI.AL  The post Paloka: Ju tregoj mënyrën si na kërcënuan ndërkombëtarët për të hyrë në zgjedhje appeared first on Lapsi.al. Source: lapsi.al

Ngrohja globale, presidenti francez jep alarmin

Lajme
Bota është duke e humbur betejen kundër ngrohjes dhe ndrysimit klimatik. Ky ishte paralajmërimi që bëri presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë samitit “One Planet Summit” në Paris. “Ne nuk po përparojmë mjaftueshëm shpejt. Duhet të lëvizim të gjithë, sepse të gjithë do të japim llogari”, theksoi Macron para përfaqësuesve të 127 shteteve, të organizatave ndërkombëtare si OKB-ja, dhe të personaliteteve të sipërmarrjeve private. Macron prezantoi edhe projekte të reja që duhen financuar dhe që parashikohet se mund t’a luftojnë ngrohjen klimaterike. 15 vite më parë gjatë një samiti për tokën në Johanesburg, ishte po ashtu një president francez, Jacques Chirac i cili ngriti shqetësimin se duhen marrë masa për të parandaluar ndryshimet e shpejta në ekosisteme. “Shtëpia jonë digjet dhe ne shohi
Shoqëria civile: kriteret penguan zgjedhjen e anëtarit të KLP-së

Shoqëria civile: kriteret penguan zgjedhjen e anëtarit të KLP-së

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Komisioni ad hoc i shoqërisë civile, i ngritur për të zgjedhur një anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, deklaroi të martën se kriteret e caktuara në ligj e kanë bërë të pamundur përzgjedhjen e kandidaturave. Një punetore, duke pastruar gjatë Analizës Vjetore të Drejtësise në Shqipëri 2015, me temë ;Reforma në Drejtësi, Sfida e të Sotmes, Garancia e së Ardhmes”, në Pallatin e Kongreseve. “Përsa i takon përzgjedhjes së anëtarit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga shoqëria civile, Komisioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile është gjendur në pamundësi reale për t’i përcjellë Kuvendit listën me së paku 3 kandidatë për anëtar të shoqërisë civile, të cilët përmbushin kriteret e caktuara ligjo
Forumi mjedisor, thirrje qeverisë të kundërshtojë urbanizimin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta

Forumi mjedisor, thirrje qeverisë të kundërshtojë urbanizimin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Një grup organizatash mjedisore nga Shqipëria dhe rajoni, bashkuan zërin me aktivistët në një forum mjedisor i cili i bëri apel qeverisë që parku kombëtar Divjakë-Karavasta të qëndrojë zonë natyrore. Forumi i organizatave mjedisore | Foto nga AOS Komuniteti shkencor dhe shoqëria civile në Tiranë organizuan të hënën forumin e tretë në mbrojtje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta, i cili kërcënohet nga planet për urbanizim përmes një resorti turistik që do të prekë një pjesë të madhe të zonës së mbrojtur nga ligji shqiptar dhe konventat ndërkombëtare. Forumi “Nevoja për Veprime Sinergjike në Mbrojtjen e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta nga Urbanizimi” bëri bashkë mjedisorë nga Shqipër
Pas vdekjes së Ardit Gjoklajt, bashkia rigjallëron biznesin e plehrave në Sharrë

Pas vdekjes së Ardit Gjoklajt, bashkia rigjallëron biznesin e plehrave në Sharrë

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Një kompani riciklimi me aksioner kryesor biznesmenin që ndërmjetësoi marrëveshjen midis bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës për krijimin e kompanisë së pastrimit ‘Eco Tirana,’ prej muajit shtator ka rifilluar operacionet e përpunimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës në kushte thuajse të ngjashme me ato që shkaktuan vdekjen tragjike të 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në gusht 2016. Duart e vrara e një prej punëtoreve në Sharrë që foli me BIRN | Foto nga : Ivana Dervishi Lida*, nënë e dy fëmijëve dhe banore e një lagjeje periferike në Tiranë iu drejtua bashkisë së Tiranës në kërkim të një pune në muajin shtator. Një punonjës i ndërmarrjes së pastrimit i sugjeroi të paraqitej në Sharrë, ku një kom
Njeriu që nuk e shpëtoi botën

Njeriu që nuk e shpëtoi botën

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Një princ saudit është zbuluar se është blerësi i tablosë “Salvator Mundi” të Leonardo da Vinçit, për të cilën ai shpenzoi $450.3 milionë. Nëse ai do t’i jepte këto para për të varfrit, siç ka këshilluar tema e pikturës për një burrë tjetër të pasur, ai do të mund t’i rikthente shikimin nëntë milionë njerëzve, ose do t’i mundësonte 13 milionë familjeve të rrisnin 50% më shumë ushqime. Kjo foto e 24 tetorit 2017 paraqet një punonjës që pozon me tablonë “Salvator Mundi” të Leonardo da Vinci në një dhomë të kompanisë së ankandeve Khristie në Londër. Piktura e rrallë sipas lajmit të fundit do të ekspozohet në një muze në Abu Dhabi të njohur si Luvri i Abu Dha
Gjykata vendos t’i bllokojë pasaportën ish-ministrit Tahiri

Gjykata vendos t’i bllokojë pasaportën ish-ministrit Tahiri

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi kërkesën e Prokurorisë për të bllokuar lëvizjet jashtë vendit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili hetohet prej dy muajsh për “trafik narkotikësh” dhe “korrupsion pasiv”. Saimir Tahiri në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë më 20 tetor 2017. FOto: Gent Shkullaku/LSA Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të martën që t’i bllokojë pasaportën ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi prokuroria pretendoi se kishte siguruar prova të reja kundër tij për llogari të hetimit që zgjat prej dy muajsh. Tahiri akuzohet për veprat penale të “trafikut të narkotikëve” dhe “korrupsionit pasiv”, por situata e tij juridike u rëndua edh