Lajme

Opozita në Maqedoni i trembet mosbesimit të mandatit nga presidenti

Opozita në Maqedoni i trembet mosbesimit të mandatit nga presidenti

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Pasi partia kryesore VMRO DPMNE e tejkaloi të dielën afatin për të krijuar një qeveri të re, social demokratët në opozitë po ushtrojnë presion ndaj presidentit maqedonas që t’u besojë atyre të njëjtën detyrë. Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov. Foto: MIA Ekspertët ligjorë dhe vëzhguesit politikë në Maqedoni thonë se nga ana kushtetuese nuk ka dilema që presidenti Ivanov duhet tani t’ia japë shansin për të krijuar një qeveri social demokratëve në opozitë, të cilët dolën të dytët në zgjedhjet e 11 dhjetorit. “Duke pasur këtë në mendje, si dhe kushtetutën dhe praktikat e shkuara në vendin tonë, mandati duhet t’i dorëzohet tani partisë që doli e dyta,” tha ish-gjykatësja e Maqedonisë në Strasburg, M
Mungesa e dritave dhe internetit e bëjnë të vështirë recetën elektronike

Mungesa e dritave dhe internetit e bëjnë të vështirë recetën elektronike

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Kryeministri thotë se ka qëllim të implementojë recetën elektronike në të gjithë vendin pas pilotimit në Durrës, por pensionistët në qytetin bregdetar ankohen se ky zhvillim nuk i jep zgjidhje cilësisë së ilaçeve dhe rradhë të gjata në dyert e specialistëve. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ghatë një konference për shtyp në shtator pë recetën elektronike | Foto nga : LSA Receta elektronike, që qeveria ka vendosur ta shpërndajë në të gjithë vendin pas një projekti pilot në Durrës,  nuk i ka zgjidhur shqetësimet e pacientëve, për barna më të mira dhe shërbim të shpejtë. Ditët e fundit në Poliklinikën e Specialiteteve të qytetit është vërejtur një dyndje e pazakontë të sëmurësh. “Kjo është dita
Pesë përfitimet ekonomike të migracionit

Pesë përfitimet ekonomike të migracionit

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Ndërsa mbizotëron një heshtje për përfitimet ekonomike që sjell migracioni, dy ekspertë argumentojnë pesë pika përse urdhëri ekzekutiv i presidentit amerikan Trump, bie ndesh me politikat që synojnë të sjellin zhvillim ekonomik. Migrantët në Greqi. Foto: (AP Photo/Thanassis Stavrakis) Të premten e shkuar, presidenti amerikan Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv, ku ndaloi përkohësisht hyrjen e refugjatëve sirianë, pezulloi të gjithë programin amerikan të pranimit të refugjatëve për 120 ditë, gjë që do të pakësojë ndjeshëm numrin e refugjatëve që do të sistemohen në SHBA këtë vit dhe frenoi emigrimin në SHBA të shtetasve nga Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni për 90 ditë. Urdhri ekzekut
Gjermania në epokën e Trump

Gjermania në epokën e Trump

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. “Dy ish-armiqtë e Amerikës, Gjermania dhe Japonia, do të jenë mes humbësve më të mëdhenj nëse SHBA lë rolin e vet global drejtuar nga Trump,” shkruan Joshka Fisher. Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërrin për një deklaratë në Kancelari në Berlin, Gjermani. Foto: (AP Photo/Michael Sohn) Donald Trump është tani presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe në fjalimin e tij të betimit ai ia bëri të qartë establishmentit amerikan se administrata e tij nuk synon ta bëjë punën si zakonisht. Motoja e tij “Amerika e para” sinjalizon heqje dorë ose edhe shkatërrim të mundshëm të rendit botëror amerikan, që presidentët demokratë dhe republikanë, duke filluar nga Franklin D. Roosevelt, kanë
Afreskeve të Onufrit u zbehen ngjyrat në Shelcan të Elbasanit (Foto)

Afreskeve të Onufrit u zbehen ngjyrat në Shelcan të Elbasanit (Foto)

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Muralet e ikonografit të njohur Onufër në kishën e Shën Kollit në Shelcan të Elbasanit kanë pësuar plasaritje dhe po shkojnë drejt degradimit, pavarësisht se janë pjesë e monumenteve të kulturës. Kisha e Shën Kollit në Shelcan të Elbasanit, ku prej vitit 1554 muret zbukurohen nga afresket e piktorit të famshëm Onufri, ka pësuar vitet e fundit dëmtime të konsiderueshme duke vënë në rrezik afresket e rralla. Muraleve bizantine me ngjyra të ndezura të Onufrit po u humbet madhështia, ndërsa kisha e shpallur në vitin 1948 si monument kulture duket se është lënë në harresë. Historianët besojnë se afresket e Kishës së Shën Kollit, në fshatin Shelcan, 7 kilometra në lindje të Elbasanit janë një dëshmi e
Të luash me idenë e luftërave të reja në Ballkan

Të luash me idenë e luftërave të reja në Ballkan

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Situata në Ballkan është larg nga të qenët e shkëlqyer, por gjëja e fundit që rajoni ka nevojë është një grup të ashtuquajturish “ekspertë” që hedhin benzinë për konflikte të ardhshme. Presidenti Rus Vladimir Putin. Foto: Alexei Nikolsky/AP/Beta Thonë se gjeneralët gjithnjë luftojnë luftëra të mëparshme. Ekspertët, nga ana tjetër, gjithnjë mbajnë një sy hapur për ato të të ardhmes, duke kërkuar shkëndijën që do të nxiste përplasjen. Këtë javë pamë disa artikuj, të gjithë të publikuar në gazeta të respektuara perëndimore, që parashikojnë një kasaphanë të re në rajonin i cili ende po rimerr veten  nga konfliktet e të shkuarës. Së pari doli një opinion i titulluar “Si Donald Trump mund të ndezë aksi
Edi Rama shkarkon ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani

Edi Rama shkarkon ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen në internet të Këshillit të Ministrave, ka liruar nga detyra ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, duke e emëruar në vend të tij kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke folur për gazetarët | Foto nga Gent Shkullaku Kryeministria nuk ka dhënë detaje mbi arsyet që e kanë shtyrë Kryeministrin Edi Rama për të shkarkuar ministrin e Drejtësisë. “Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë Z. Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të Z. Petrit Vasili,” thuhet në njoftimin e shkurtër të publikuar në faqen në internet t
Gruevski dështon të sigurojë partnerët për qeverinë e re

Gruevski dështon të sigurojë partnerët për qeverinë e re

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO DPMNE Nikola Gruevski e kaloi afatin për të formuar një qeveri të re pasi dështoi në sigurimin e mbështetjes nga ish-partneri i tij, Bashkimi Demokratik për Integrim. Nikola Gruevski. Foto: MIA Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, që ishte partneri në koalicionin qeverisës së VMRO DPMNE në qeverinë e mëparshme, tha të dielën në mesnatë se nuk kishte marrë ende një vendim nëse do t’i bashkohej një administrate të re të kryesuar nga Gruevski. Kjo do të thotë se Gruevski e kaloi afatin për të siguruar një shumicë me të paktën 61 deputetë në parlamentin me 120 vende dhe duhet ta rikthejë mandatin e tij te presidenti Gjorge Ivanov të hënën. “BDI nuk mori një vendim

Personat me aftësi ndryshe sfidojnë paragjykimet në tregun e punës

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Edhe pse në Shqipëri kuadri ligjor dhe kushtetuta ndalojnë diskriminimin e personave me aftësi të kufizuar, ato vazhdojnë të përballen me vështirësi për të pasur akses në arsim dhe punësim. Nëpërmjet këtij video dokumentari BIRN sjell 5 histori njerzore të individëve me aftësi ndryshe, të cilët me anë të kurajos dhe këmbënguljes kanë sfiduar stigmat dhe paragjykimin për t’u bërë pjesë produktive e shoqërisë. Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Dori Daka Source: reporter.al
Willy Kamsi, njeriu që shpëtoi librat e rrallë të Shkodrës

Willy Kamsi, njeriu që shpëtoi librat e rrallë të Shkodrës

Lajme
Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Disa javë përpara se të ndahej nga jeta, biblotekari dhe studiuesi Willy Kamsi rrëfeu në një bisedë për BIRN përpjekjet e tij për të shpëtuar një sërë antikuaresh e koleksione librash, një pasuri që i mbetet Biblotekës së Universitetit të Shkodrës. Biblotekari dhe studiuesi Willy Kamsi | Foto nga : Anila Dushi Bibloteka Kombëtare ka vënë në hyrje të saj një portret dhe një vitrinë librash për nder të Willy  Kamsit, njëri prej librarëve, biblografëve dhe shkrimtarëve me zë në Shkodër dhe Shqipëri. Kamsi ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan pas rrëzimit të diktaturës u nda nga jeta më 24 janar dhe i njihet merita e shpëtuesit e mbrojtësit të një sërë librash të rrallë dhe njeriu që ngriti e pa