Lifestyle

FOTOT/ Sfilatë topless, por arsyet janë prekëse…

Aktualitet, Kancer, Lifestyle, Nju Jork, sfilate, Topless
Këto femra kanë vendosur që të pozojnë topless në Javën e Modës në Nju Jork, pavarësisht fatkeqësisë së tyre. Ato kanë hequr një pjesë të gjoksit, ose të gjithë atë, për shkak të kancerit të gjirit. E megjithatë, ato kanë parakaluar krenare, duke treguar plagët e tyre. Femra më e re që mori pjesë në këtë sfilatë prekëse, ishte vetëm 18 vjeç, e cila për shkak të sëmundjes ishte detyruar të hiqte gjoksin. Sfilata kishte si qëllim sensibilizimin për sëmundjen dhe faktin që askujt nuk duhet t’i vijë turp. Source: gazetatema.net

Amerika e harruar: Fotot e jashtëzakonshme të ndarjes racore dhe varfërisë së viteve ‘60

Bota, Lifestyle
Fotot e mëposhtme i përkasin një koleksioni, i cili ka arritur të fiksojë një Amerikë nën vuajtjet e ndarjes racore, si edhe varfërisë së lartë pas Luftës së Dytë Botërore. Imazhet janë marrë nga fotografi Gordon Parks, në Kaliforni, washington DC, Alabama dhe Harlem, mes viteve 1940-1970. Parks ishte i pari afro-amerikan, i cili nisi të prodhonte dhe drejtonte filma, shumë prej të cilëve lidheshin me përvojën e skllevërve dhe mundimet e njerëzve me ngjyrë në Amerikë. Fotografitë janë publikuar së fundi nga “Daily Mail.” /Bjorn Runa Source: gazetatema.net

FOTOT/ Modelja heq silikonin nga fundshpina për të qenë natyrale në Miss BumBum

Aktualitet, Brazil, Fundshpinë, konkurs, Lifestyle, Miss Bumbum
Një konkurrente në konkursin për fundshpinën më të bukur të Brazilit, dëshiron që ta fitojë kurorën me drejtësi. Për këtë arsye, ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr impiantet e silikonit nga fundshpina e saj e për t’u rikthyer në gjendjen natyrale. Konkurrentja e Miss BumBum 2017, 24 vjeçarja Gilliane Bonheur tha se e bëri këtë veprim, pasi nuk do që të ketë avantazhe të padrejta me konkurrentet e tjera. Source: gazetatema.net
Shqetësim në Afrikë, shtohet numri i bastexhinjve

Shqetësim në Afrikë, shtohet numri i bastexhinjve

Afrike, Aktualitet, baste, bastexhinj, Lifestyle, Shqetësim, trend
Gjithmonë e më shumë afrikanë po nisin të luajnë baste sportive, ndërsa industria shumë miliardëshe vazhdon që të rritet. Por ky fenomen ka nisur që të sjellë shqetësime në shumë shtete. Në Gana, Kenia, Nigeri dhe Afrikë të Jugut ka një rritje të numrit të njerëzve që luajnë baste sportive si edhe bixhoz. Lotaritë, pokeri, slot-et, lojërat në kazino dhe bastet online janë trendi më i ri. Shumë sipërmarrës dhe kompani të huaja po fitojnë miliona dollarë falë rritjes së këtij fenomeni. Source: gazetatema.net

FOTOT/ Rasti i “çuditshëm” i aktores së famshme

Aktore, Aktualitet, jennifer aniston, Lifestyle
Ajo u bë e famshme 23 vite më parë, me serialin “Friends”. Por, që prej atëhere, Jennifer Aniston pothuajse nuk ka ndryshuar. Edhe pse tashmë është 48 vjeç, aktorja e njohur ngjan si një vajzë, njësoj sin ë vitin 1994. Për ta vërtetuar këtë, shihni fotot e mëposhtme. Kemi zgjedhur nga një foto për çdo vit, nga viti 1994, deri në vitin 2017. Aktorja pothuajse nuk ka ndryshuar fare. Source: gazetatema.net

FOTOT/ Trendi i ri, vajzat e bukura bëjnë selfie…shëmtuar

Aktualitet, Lifestyle, Selfie, shemtuar, Trendi, Vajzat
Një trend i ri ka përfshirë rrjetet sociale, ky vajza simpatike bëjnë selfie duke shëmtuar veten. Të shumta janë vajzat që pasi kanë arritur që të shkrepin foton më të mirë të shëmtuar,e publikojnë atë në rrjetet sociale. Qëllimi i kësaj mënyre të të bërit selfie është të përcillet mesazhi se pamja mund të jetë mashtruese. Nëse drita nuk është e mirë dhe objektivi nuk e paraqet veten siç duhet, atëherë rezultati është një foto…për t’u fshirë. Source: gazetatema.net

FOTOT/ Ky është infermieri që i ka bërë femrat të shkojnë me qejf në spital

Aktualitet, infermier, Instagram, Lifestyle, Madrid, Modeli, terheqes
A është ky infermieri më seksi në botë? Fran Suarez dallohet për fizikun e tij muskulor dhe janë të shumta femrat të cilave iu ngrihet tensioni kur ai kujdeset për to. Spanjolli është një yll në rrjetet sociale dhe ndiqet nga rreth 50 mijë ndjekës në Instagram. Ai përveçse ka pasion palestrën, një kohë të mirë i kushton dhe punës si infermier në Madrid. Kjo i ka dhënë mundësi që të punojë me kohë të pjesshme si model. Në profilin tij janë të shumta fotografitë provokuese nga palestra, por edhe nga spitali. Source: gazetatema.net

FOTOT/ Natyra e pamëshirshme, krokodili kapërdin të gjallë zebrën

Aktualitet, Lifestyle
Disa fotografi të frikshme kanë fiksuar momentin kur një krokodil kapërdin të gjallë një zebra, e cila tentoi të kalonte në ujin e turbullt ku po qëndronte grabitqari. Fotografitë tregojnë qartë se si ai e kapërdin të plotë prenë e tij, ndërsa trupi fryhet, teksa tret viktimën me përmasa të konsiderueshme në parkun natyror të “Maasai Mara” në Kenia. Krokodilit i duhet gjithashtu të përleshet me një tjetër konkurrent, por arrin ta mbajë të gjithë ushqimin për vete, midis nofullave të tij të fuqishme. Fotografitë janë shkrepur nga fotografi Subramanian Sridharan, ndërsa ai tha se, nuk kishte ]’të bënte tjetër, ve]se të pranonte natyrën, teksa merrte rrjedhën e saj. /Përg.: Bjorn Runa Source: gazetatema.net

FOTOT/ Si karikaturistët anembanë botës e kanë vizatuar Donald Trump-in

Aktualitet, karikatura, Kritika, Lifestyle, Ngacmim, Qëndrim, Trumo, vizatim
Që prej nisjes së fushatës zgjedhore, e pas zgjedhjes së tij, presidenti i ri i SHBA-ve ka qenë në qendër të vëmendjes të medieve botërore. Të shumta kanë qenë karikaturat të cilat kanë vënë në lojë qëndrimet e numrit 1 të shtetit amerikan. Nga Bagdadi në Gjermani, nga Singapori në Londër, më poshtë janë vizatimet thumbuese ndaj Trump-it. Source: gazetatema.net

FOTOT/ Tatuatori nuk kishte kualifikim, por shikoni çfarë u ka bërë klientëve

aftesi, Aktualitet, Britani, Hetimi, Lifestyle, tatuator
Një artist tatuazhesh, i njohur me nofkën doktor “Ligësia” ka guxuar t’u bëjë ndërhyrje të vështira kirurgjikale klientëve të tij, pa pasur kualifikimin e duhur. Ai akuzohet se ia ndau më dysh gjuhën një klienti, këputi një vesh dhe preu thithkën e një tjetër klienti pa pasur shkollimin përkatës. . Policia britanike arrestoi tatuatorin në 2015 pas shqetësimeve se ai mund ti rrezikonte jetën klientëve. Ai ka dalë përpara gjykatës dhe po hetohet në lidhje me aktivitetin e tij. Source: gazetatema.net