Liverpooli

Premier League/ Liverpooli fiton supersfidën përballë Arsenalit

Premier League/ Liverpooli fiton supersfidën përballë Arsenalit

Arsenali, Liverpooli, Premier League, Sport
Liverpooli ka mposhtur me shifrat 3-1 Arsenalin në “Anfield”. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp iu është rikthyer fitoreve në Premierligë. Pas humbjes 3-1 nga Leicester City, të kuqtë marrin një tre pikësh përballë një rivali mjaft të fortë sic është Arsenali. Për Liverpoolin shënuan Firmino në minutën e 9-të, Mane në minutën e 40-të dhe Georginio Ëijnaldum në të 90-tën. Ndërsa goli i vetëm për Arsenalin e shënoi sulmuesi Danny Ëelbeck. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën dy shqiptarët, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka. Pas kësaj fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e tretë në renditje me 52 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Manchester City, por ekipi i Pep Guardiolas ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Ndërsa Arsenali zbret në vendin e pestë me 50 pikë. Source: gazetatema.net