MEI

MEI u dorëzon grevistëve minutat e takimit: Shqetësimet tuaja ne rrugën e zgjidhjes

Aktualitet, greviste, MEI, shqetesimet, Sociale, Zharres
Minutat e takimit midis zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe grevistëve të Zharrëzës të zbardhura dhe dakordësia e arritur mbi to mes palëve u firmosën nga zv/ministri Ilir Bejtja në cilësinë e nënkryetarit të grupit ndërministror të punës. Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se “brenda javës se ardhshme do të përmbyllet procesi i modaliteteve për adresimin e çështjeve të trajtuara ndërsa puna në terren vazhdon përmes organeve të pushtetit lokal. Qeveria mbetet e angazhuar për t’i shkuar deri ne fund zgjidhjes përfundimtare të problemeve të trajtuara. Në vlerësimin tonë, arsyet e qëndrimit të grevistëve në ambientet e jashtme të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë nuk ekzistojnë më për aq kohë sa problematikat e ngritura prej tyre janë futur tashmë në rrugën e zgjidhjes”. Source: