Milani

Seria A/ Gola dhe spektakël Napoli triumfon në “San Siro” përballë Milanit

Seria A/ Gola dhe spektakël Napoli triumfon në “San Siro” përballë Milanit

Milani, Napoli, Seria A, Sport
Napoli ka fituar supersfidën e javës së 21-të të Serisë A kundër Milanit. Napolitanët triumfuan në “San Siro” përballë kuqezinjve në një sfidë e cila dhuroi mjaft emocione dhe spektakël. Ekipi i drejtuar nga Sarri arriti që të shënojë dy gola mjaft të shpejtë që në minutat e para të ndeshjes. Lorenco Insinje në minutën e 6-të dhe Kalejon në minutën e 9-të i dhanë epërsinë e dyfishtë ekipit të tyre. Milani reagoi në minutën e 37-të me mesfushorin Kuska i cili rihapi ndeshjen. Pjesa e dytë ishte po aq emocionuese sa e parë në të cilën pati shumë raste po Donnarumma dhe Reina ishin protagonist me pritjet e tyre spektakolare. Pas kësaj fitoreje Napoli ngjitet në vendin e tretë me 44-pikë, ndërsa Milani është në vendin e pestë me 37-pikë. Source: gazetatema.net
Zyrtare, Milan huazon sulmuesin Deulofeu

Zyrtare, Milan huazon sulmuesin Deulofeu

Deulofeu, Milani, Sport
Tashmë nuk ka më pikëpyetje, Milani bën goditjen e parë të madhe në dritaren e merkatos dimërore. Kuqezinjtë mbylën me sukses bisedimet me Evertonin për huazimin e sulmuesit të krahut, Gerard Deulofeu. Pas shumë javëve bisedime, klubi nga Liverpooli iu dorëzua vullnetit të lojtarit që kërkonte me çdo kusht zbarkimin në Milano. Formula e huazimit është caktuar deri në datën 30 Qershor dhe Milani nuk është i detyruar të blejë kartonin e spanjollit në rast se ai do të dështojë gjatë pjesës së dytë të sezonit. Milani i dha sinjalet e para që në datën 30 Dhjetor dhe ishte Administratori i Deleguar, Adriano Galliani që ushtroi presion për transferimin e lojtarit në Milanello për t’i dhënë më shumë alternativa në sulm trajnerit Vincenzo Montella. Deulofeu mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe