miniera

Dhjetra ish të përndjekurit pa pension, nuk vërtetojnë dot punën në miniera

Dhjetra ish të përndjekurit pa pension, nuk vërtetojnë dot punën në miniera

Aktualitet, Ish te perndjekur, miniera, pension, Sociale
Dhjetra të përndjekur politik në  kohën e diktaturës janë privuar nga njohja e viteve të punës nëpër miniera. Agron Hoxha, specialist pranë Institutit të Integrimit të ish­të Përndjekurve Politikë bën me dije se shkak për këtë bëhet fakti se nuk mund të dokumentojnë punën e tyre të kryer  nëpër miniera. Ai sqaron se këto vite pune nuk u merren parasysh në llogaritjen e pensionit. Disa ish të përndjekur sigurojnë se kanë kontaktuar me institucionet përkatëse, ku  kanë marrë përgjigje se prej rreth dy vjetësh është gati një draft­ligj për njohjen e punës nëpër miniera. Sipas tyre ky draft ka ngecur në Ministrinë e Financave e cila duhet të vlerësojë kostot që do të ketë miratimi i tij në buxhetin e shtetit për të proceduar më pas edhe me miratimin e tij. Kësaj kategorie deri tani nuk u njihe