Miqesorja

Kombëtarja U-21 të martën miqësore me Skëndërbeun

Kombëtarja U-21 të martën miqësore me Skëndërbeun

Miqesorja, Skenderbeu, Sport, U-21
Pas miqësores së parë që zhvilluan kundër Kamëz të cilën e humbën me rezultatin 3-2, kombëtarja U-21 do të zhvillojë një tjetër test miqësorë. Kësaj rradhe shpresat e drejtuara nga Alban Bushi do të kenë përballë skuadrën e Skëndërebut, takim i cili do të luhet më datë 24-janar. Përmes një njoftimi FSHF-ja thekson se pritet që së shpejti të zyrtarizohet dhe stadiumi ku do të luhet ky takim pasi alternativat janë ose në “Elbasan Arena”, ose në “Selman Stermasi”. Ky është një tjetër test i rëndësishëm për kuqezinjtë dhe trajnerin Bushi të cilit po i shërbejnë për ndërtimin e skuadrës. Source: gazetatema.net
Miqësorja, Tirana mund në “Selman Stermasi” Luftëtarin

Miqësorja, Tirana mund në “Selman Stermasi” Luftëtarin

Luftetari, Miqesorja, Sport, Tirana
Tirana ka arritur që të fitojë miqësoren e luajtur ditën e sotme kundër skuadrës së Luftëtarit. Sfida e zhvilluar në “Selman Stermasi” përfundoi me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të bardhebluve. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë kur Bojom shënoi një autogol në portën e tij. Ky ishte testi i parë miqësor për të dyja ekipet në shqipëri pas kthimit nga minifaza përgatitore që zhvulluan në Antalya. Tashmë ekipet do të përqëndrohet për sfidat e para të Kategorisë Superiore që do të startojë javën e ardhshme, ku Tirana do të ndeshet kundër Teutës dhe Luftëari kundër Partizanit. Source: gazetatema.net