noter

I vjedh 68 mijë euro klientit dhe zhduket noteri

I vjedh 68 mijë euro klientit dhe zhduket noteri

Aktualitet, Kronika, noter, Vjedhje
Ilirjan Cela ka denoncuar në emisionin “STOP”, se vendosi të shesë apartamentin e tij dhe për të kryer procedurat iu drejtua noterit Napolon Vasha. Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, ata i drejtohen një banke të nivelit të dytë, aty ku depozitohet shuma e 68 mijë eurove. Pak orë pasi derdhen këto para në numrin e llogarisë së noterit, ky i fundit shkon dhe prek depozitën. Por noteri i tërheq paratë dhe zhduket. Pas kësaj Ministria e Drejtësisë ngre një grup pune dhe i heq licensën noterit Vasha. “Firma “PORTIAL” dispononte një apartament në pronësi të saj, të cilin e shiti. Bashkë me blerësin iu drejtuam zyrës së noterisë me noter Napolon Vashën, ku bëmë kontratën e shit-blerjes. Noteri na nxjerr disa arsye për të shtyrë ditët sepse ai e dinte. Dyshova për këtë gjë dhe i drejtohem “Tirana