Osasuna

La Liga/ Reali mund Osasunën dhe rimerr kreun e renditjes

La Liga/ Reali mund Osasunën dhe rimerr kreun e renditjes

La Liga, Osasuna, Real Madrid, Sport
Real Madridi ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në javën e 22-tëtë në “La Liga”, duke mposhtur në transfertë skuadrën e Osasunën. Madrilenët arritën që të fitojnë me rezultatin 3-1 në një 90-minutësh që dhuroi mjaft emocione. Golat për skuadrën e drejtuar nga Zinedin Zidane i shënuan Cristiano Ronaldo, mesfushori Isco dhe Lucas Vasquez, ndërsa për Osasunën shënoi Sergio Leon. Kjo ndeshje ishte e veçantë për kapitenin Sergio Ramos, i cili arriti në kuotën e 500 ndeshjeve me fanellën e Los Blancos. Pas kësaj fitore, Real ngjitet në kuotën e 49-pikëve, një më shumë se Barcelona, por ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. Source: gazetatema.net