Partizani

Partizani, Trashi: Fitorja e Skëndërbeut nuk na vë nën presion. Në Kukës për fitore

Partizani, Trashi: Fitorja e Skëndërbeut nuk na vë nën presion. Në Kukës për fitore

Blerja Sport, Kukesi, Partizani, Sport, Trashi
Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi ka folur në prag të përballjes së nesërme kundër Kukësit. Në një intervistë të dhënë për Supersport, Trashi shprehet se objektivi në Kukës do të jetë fitorja. Jeni përpara një ndeshje të rëndësishme si është atmosfera në kampin e kuq në prag të këtij dueli për titull? Trashi: Atmosfera është mjaft e mire, kemi zhvilluar një javë përgatitje mjaft të mirë. Nesër do jetë një ndeshje mjaft e vështirë duke parë edhe ecurinë e Kukësit që nuk ka pësuar ende asnjë humbje , shpresoj të dalim me sukses. Në mjaft ndeshje keni luatur në disa pozicione, ku ndjehet më  komod Trashi? Trashi: Te jem i sinqertë pozicioni ku unë ndjehem mjaft mirë është në mesfushe, por gjithsesi mundohem të jap më të mirën aty ku ka nevojë ekipi. Keni fituar shume derbi , nga eksperie
Derbi, Partizani zhvillon një test brenda grupit

Derbi, Partizani zhvillon një test brenda grupit

Derbi, Grupi, Partizani, Sport, Testi
Partizani ka zhvilluar sot seancën e radhës në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e hënë ora 18:00. Sipas programit të përcaktuar, ekipi në drejtimin e trainerit Starova dhe stafit teknik ka kryer përgatitjet në orën 14:00 në kompleksin sportiv ” Internacional Tirana” në Pezë. Gjendja e lojtarëve në prag të këtij dueli mjaft të rëndësishëm për 15-herë kampionët e vëndit paraqitet optimale. Traineri, Sulejman Starova ka zhvilluar edhe një test kontrolli brenda grupit ku edhe ka vëzhguar gjendjen fizike të lojtarëve. Source: gazetatema.net
Partizani nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës

Partizani nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës

Partizani, Pergatitjet, Sport, Teuta
Pas fitores kundër Vllaznisë me rezultatin 2-1, Partizani ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës kundër Teutës. Nën urdhrat e trainerit, Sulejman Starova, kanë qenë të pranishëm të gjithë lojtarët, përfshirë edhe mesfushorin Cetkoviç, i cili ka zhvilluar normalisht seancën e sotme duke mos shfaqur probleme. Për ndeshjen ndaj bregdetarëve në dispozicion të skuadrës do të jetë dhe qëndërmbrojtësi Sotiq Atanda i cili mungoi në sfidën kundër Vllaznisë për shkak të kartonave. Ndeshja Teuta-Partizani do të luhet ditën e premte në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Source: gazetatema.net
Nderim Nexhipi: Vetëm Partizani me mbante në Superiore

Nderim Nexhipi: Vetëm Partizani me mbante në Superiore

Nderim Nexhipi, Partizani, Sport, Superiore
Nderim Nexhipi tregon arsyet e largimit të tij nga Korabi, në përfundim të dy fazave të para të Kategorisë Superiore. 32-vjecari, tashmë pjesë e Dritës së Gjilanit në Superligën e Kosovës, shprehet se rezultatet negative të lindorëve, që shkojnë në proporcion zhdrejtë me ambiciet e tij, e detyruan ta bënte këtë zgjedhje. “Arsyet nuk janë financiare, por vetëm sportive. Kur nënshkrova me Korabin mendojë për të tjera objektiva, por pas largimit të Sebino Plakut dhe shumë lojtarëve të tjerë nga skuadra, e kuptova që do ta kishim të vështirë arritjen e objektivit.” Nexhipi tregon se ka patur mundësi të jetë pjesë e Superligës duke nënshkruar me skuadra të tjera, por në elitën e futbollit shqiptar se mund  ta mbante vetëm Partizani. “Ka patur skuadra që më kanë kontaktuar, por në Shqipëri nuk m
Xhevahir Sukaj bëhet zyrtarisht pjesë e skuadrës së Partizanit

Xhevahir Sukaj bëhet zyrtarisht pjesë e skuadrës së Partizanit

Partizani, Sport, Xhevahir Sukaj
Tashmë është zyrtare, Xhevahir Sukaj është lojtar i skuadrës së Partizanit. Bomberi shkodran ka mbyllur kontratën me klubin malajzian FC Perak, dhe ka nënshkruar me 15-herë kampionët e vendit. Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë klubi i Partizanit përmes një njoftimi në faqen zyrtare. “Xhevahir Sukaj nga sot është edhe zyrtarisht lojtar i Partizanit. Sulmuesi i cili iu bashkua skuadrës përgjatë merkatos së Janarit ka mbyllur gjithçka me klubin malajzian FC Perak dhe ka nënshkruar kontratën e re me klubin e kuq duke u konfirmuar si pjesë e skuadrës për sezonin në vijim. Bomberi shkodran i cili sezonin e kaluar realizoj 22 gola, tashmë është sërisht pjesë e familjes së kuqe dhe në shërbim të skuadrës për të realizuar objektivin madhor që klubi ka në këtë sezon futbollistik” thuhet në njoftim
Partizani, Starova: Bëmë gabime të pafalshme, titulli varet nga këmbët tona

Partizani, Starova: Bëmë gabime të pafalshme, titulli varet nga këmbët tona

Humbja, Partizani, Sport, Starova
Pas humbjes 2-0 ndaj Luftëtarit, ka folur trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, i cili ka shpalosur problemet që ekipi pati në fushë. Starova i ka bërë një analizë të lojës, duke kritikuar një pjesë të saj për shkak të mungesës së përqëndrimit. “Vështirësia e takimeve është e ditur. Duke ditur që kishim një ekip të mirë përpara. Gabimet që na ndodhën janë të pafalshme. Vetëm me një sulm pjesë të parë nuk pritet rezultat. Pjesa e dytë ishte përsëri e vështirë si në pjesën e parë. Probleme në finalizimin e aksionit dhe për ushtruar presion ndaj kundërshtarit. Patëm më shumë probleme pas pësimit të dy golave. Na mungoi cilësia e aksioneve. Nuk falen këto gabime për një ekip që ka pritshmëri të mëdha. Problemi kryesor ishte kundërsulmi. Edhe pse skuadra është përgatitur, sërish ka probleme.
Përgatitjet prag Luftëtari, Grupimi “Ultras Guerrils” prezent në seancën e sotme

Përgatitjet prag Luftëtari, Grupimi “Ultras Guerrils” prezent në seancën e sotme

Luftetari, Partizani, Pergatitjet, Sport
Partizani ka vijuar përgatitjet për sfidën e së shtunës kundër skuadrës së Luftëtarit. Nën urdhrat e trajnerit, Sulejman Starova, kanë qenë prezent të gjithë lojtarët të cilët kanë shfaqur gjendje optimale fizike. Seanca e sotme e zhvilluar në kompleksin “Tirana Internacional” në Pezë, është ndjekur edhe nga një përfaqësi e grupimit ” Ultras Guerrils” të cilët kanë përshëndetur skuadrën në prag të rifillimit të kampionatit. Të premten skuadra do të zhvillojë edhe seancën e fundit paradite për udhëtuar në pas drejt Gjirokastrës ku do të akomodohet për përballjen ndaj bluzinjve. Sfida mes Partizanit dhe Luftëtarit do të luhet të shtunën në orën 14:00. Source: gazetatema.net