Patozi

Në vend të një replike me Edi Ramën

Në vend të një replike me Edi Ramën

Aktualitet, Blogu TemA, Koment, Patozi, Replike
Nga Astrit Patozi Ndoshta më takonte ta falenderoja kryeministrin, që iu përgjigj shpejt interpelancës sime imagjinare, por nuk kam ndëmend ta bëj, pasi e konsideroj detyrim dhe përgjegjësi të tijën dhe vetëm të tijën. Jo karshi meje, si deputet i opozitës, por përpara cdo votuesi shqiptar, pavarësisht bindjeve politike, që të japë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe meqë e nisa si interpelancë, rregulli i saj e do që, si kërkuesi, ashtu edhe i thirruri, të kenë edhe një mundësi tjetër për t’u shprehur, pasi kanë dëgjuar parashtrimin. Zoti kryeministër, E lexova me shumë vëmendje përgjigjen tënde, por mbeta thellësisht i zhgënjyer prej saj. Natyrisht, nuk kam gjë me stilin, i cili mund të mos ketë të sharë, por me përmbajtjen kam shumë. I ke lejuar vetes të thuash fjalë