Pergatitjet

Tirana përgatitet për Flamurtarin, mungojnë Merveil dhe Cisse rikthehet Kërçiku

Tirana përgatitet për Flamurtarin, mungojnë Merveil dhe Cisse rikthehet Kërçiku

Cisse, Flamurtari, Kerciku, Merveil, Pergatitjet, Sport, Tirana
Tirana ka vijuar përgatijet për sfidën e rradhës që do të ketë kundër Flamurtarit në “Selman Stermasi”. Për sfidën ndaj vlonjatëve trajneri Mirel Josa nuk do të ketë në dispozicion, Merveil dhe Cisse, të cilët nuk jane stervitur me grupin sot per shkak demtimesh. Ndërkohë, Domgjoni ka rekuperuar problemin muskular dhe eshte bashkuar me grupin, si dhe Dorian Kërciku që do të jetë në dispozicion për këtë përballje. Një tjetër mungesë e konfirmuar është ajo e Erjon Hoxhallari që do te mungoj per shkak kartonash. Tirana-Flamurtari do të luhet ditën e dielë në orën 17:00. Source: gazetatema.net
Partizani nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës

Partizani nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës

Partizani, Pergatitjet, Sport, Teuta
Pas fitores kundër Vllaznisë me rezultatin 2-1, Partizani ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës kundër Teutës. Nën urdhrat e trainerit, Sulejman Starova, kanë qenë të pranishëm të gjithë lojtarët, përfshirë edhe mesfushorin Cetkoviç, i cili ka zhvilluar normalisht seancën e sotme duke mos shfaqur probleme. Për ndeshjen ndaj bregdetarëve në dispozicion të skuadrës do të jetë dhe qëndërmbrojtësi Sotiq Atanda i cili mungoi në sfidën kundër Vllaznisë për shkak të kartonave. Ndeshja Teuta-Partizani do të luhet ditën e premte në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Source: gazetatema.net
Përgatitjet prag Luftëtari, Grupimi “Ultras Guerrils” prezent në seancën e sotme

Përgatitjet prag Luftëtari, Grupimi “Ultras Guerrils” prezent në seancën e sotme

Luftetari, Partizani, Pergatitjet, Sport
Partizani ka vijuar përgatitjet për sfidën e së shtunës kundër skuadrës së Luftëtarit. Nën urdhrat e trajnerit, Sulejman Starova, kanë qenë prezent të gjithë lojtarët të cilët kanë shfaqur gjendje optimale fizike. Seanca e sotme e zhvilluar në kompleksin “Tirana Internacional” në Pezë, është ndjekur edhe nga një përfaqësi e grupimit ” Ultras Guerrils” të cilët kanë përshëndetur skuadrën në prag të rifillimit të kampionatit. Të premten skuadra do të zhvillojë edhe seancën e fundit paradite për udhëtuar në pas drejt Gjirokastrës ku do të akomodohet për përballjen ndaj bluzinjve. Sfida mes Partizanit dhe Luftëtarit do të luhet të shtunën në orën 14:00. Source: gazetatema.net