Politika

Pas takimit me Mogherinin dhe deklaratës së Bashës, thumbon Rama: Më troç se kaq..?!

Pas takimit me Mogherinin dhe deklaratës së Bashës, thumbon Rama: Më troç se kaq..?!

Aktualitet, Basha, Politika, Rama, Thumbim, Vetting
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka thumbuar kreun e PD­-së, Lulzim Basha pas takimit të sotëm me zv/Presidenten e PE­-së, Federika Mogherinin. Kjo e fundit tha sot se zbatimi i Vettingut përcakton hapjen e negociatave dhe nëse kjo vonohet atëherë negociatat digjen. Përfaqësuesja e lartë tha se bojkoti pengon vetingun dhe për pasojë edhe negociatat. Nisur nga kjo, Rama shkruan në “Facebook” se më troç se kaq BE-­ja s’ka folur kurrë. “Bashkimi Europian përmes Përfaqësues së Lartë Federica Mogherini: Nisni Vetingun të nisim negociatat për anëtarësim! Më troç se kaq?”, shkruan Rama në “Facebook”. Source: gazetatema.net
Mogherini: Bojkoti i opozitës është qartazi një bllokim i reformës në drejtësi dhe e Vetting-ut. Rama: Më qartë nuk ka!

Mogherini: Bojkoti i opozitës është qartazi një bllokim i reformës në drejtësi dhe e Vetting-ut. Rama: Më qartë nuk ka!

Aktualitet, Bllokim, Mogherini, Opozita, Politika, Rama, Vetting
Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka përsëritur se bojkoti i Kuvendit sjell bllokimin e Vettingut dhe për pasojë stopimin e integrimit në BE. Ajo u shpreh se Brukseli është gati të rekomandojë çeljen e negociatave kur të nisë zbatimi i ligjit të Vettingut. “Ne jemi gati, të çelim negociatat kur Vettingu të fillojë. E keni radhën ju, ne jemi të gatshëm ta shikojmë, të shohim ritimin e kësaj reforme. Jam takuar me kryetarin e Kuvendit, grupeve parlamentare, me opozitën dhe kam qenë e qartë se ata që po përpiqen të vonojnë reformat, do rrezikojnë integrimin në BE. Qytetarët e Shqipërisë duan që vendi të bëhet pjesë e BE. Bojkoti i parlamentit do të thotë bllokim i krijimit të komisionin e Vettingut dhe kjo ndal procesin e integrimi
Vasili i shkruan Vlahutin: Të saktësohet letra e Calaveras për ONM. Dua sqarime

Vasili i shkruan Vlahutin: Të saktësohet letra e Calaveras për ONM. Dua sqarime

Aktualitet, Leter, Politika, Serish, Vasili, Vlahutin
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili i përgjigjur përmes një letre kreut të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz- Calavera në lidhje me rolin e këtij organizmi që do të mbikëqyrë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Vettingun. Në letrën e tij Ministri Vasili kërkon që të saktësohen disa deklarata të Genoveva Ruiz-Calavera në lidhje me ONM-në dhe PMU-në (Project Menagement Unit) për Vetingun. Sipas ministrit, duhet bërë e qartë roli dhe funksionimi i PMU-së me institucionet shqiptare, akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë, rregullat e pajisjes së tyre me certifikatat e sigurisë dhe mënyrën e komunikimit. Për dijeni ky komunikim i dërgohet edhe Presidentit Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu. LETRA E PL
Basha sherr me Lorenc Vangjelin pse i permendi 21 janarin: Je i shitur i qeverisë

Basha sherr me Lorenc Vangjelin pse i permendi 21 janarin: Je i shitur i qeverisë

Aktualitet, Politika
Kreu i PD-së Lulzim Basha, është përplasur sot pasdite me gazetarin Lorenc Vangjeli, teksa jepte prononcime në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.Ka qenë një pyetje e Vasilit çka ka ngrehur gjakrat në emision. Kjo e ka pyetur Bashën për 21 Janarin, dhe ai nuk është përgjigjur. Pas kësaj ka ndërhyrë Lorenc Vangjeli, i cili i ka kërkuar Bashës të përgjigjet. Mirëpo, kreu i PD-së ka nisur të sulmojë Vangjelin. “Ti je i punësuar i qeverisë. Kjo është protestë madhështore dhe paqësore. Ti duhet të pranosh publikisht se je në shërbim të qeverisë”, i ka thënë Basha Vangjelit. Debati Lorenc Vangjeli: Dialogu do qetësi…. Lulzim Basha:Ti punon për qeverinë, nuk duhet të injorosh këtë që po ndodh këtu. Kjo është një protestë paqësore. Lorenc Vangjeli: Ju jeni në të drejtën tuaj. Unë ndoqa këshillën tuaj
Kryeministri Rama flet për  Zharrëzën: Po punojmë për një skemë dëmshpërblimi

Kryeministri Rama flet për  Zharrëzën: Po punojmë për një skemë dëmshpërblimi

Kryesore, Politika
“Ndalimin e shpimeve dhe injektimeve të ujit teknologjik, e kërkojnë edhe ata që erdhën në kembë drejt Tiranës, por kjo kërkesë është përmbushur që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Prej dy muajsh po punojme per vleresimin e demeve, çka është në përfundim. Banorët kanë kërkuar rivleresim dëmesh dhe qeveria ka qenë dakord me një pjesë të tyre. Kemi folur me kompaninë Bankers për një skemë dëmshperblimi”. Kjo ka qenë kryefjala e diskutimit javor të kryeministrit të vendit Edi Rama. Shefi i qeverisë,  nënvizoi  se banoreve u ka ardhur në majë të hundës si pasojë e problemeve që e kanë  rrenjën vite  më parë. Source: gazetatema.net
INTERVISTA/ Rrëfehet Majlinda Bregu: E vërteta e ofertës se Ramës, situata ne PD dhe përplasjet me ambasadorët

INTERVISTA/ Rrëfehet Majlinda Bregu: E vërteta e ofertës se Ramës, situata ne PD dhe përplasjet me ambasadorët

Aktualitet, Ambasadoret, Bregu, krasta, PD, Politika, Rama, Situata, Vetting
Deputetja demokrate Majlinda Bregu tregon gjithçka nga zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe situatën e saj. Në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në emisionin “E Diell’, ajo jep mendimin për situatën aktuale në vend. Krasta: Parmbrëmë erdhe në Shqipëri nga një udhëtim i gjatë ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A mund ta themi ne se çfarë ndodhi atje, ishte një vizitë private apo organizuar për çështje teknike pune? Bregu: Jo nuk ishte një vizitë private, ishte një vizitë e cila ishte parashikuar gati dy muaj më parë, me një ftesë ku ishin parlamentarë nga Shqipëria, Kosova, Gjeorgjia, Serbia dhe Ukraina. Të gjitha ne vendet të cilat kemi probleme me konsolidimin, me demokracinë në përgjithësi. Por sigurisht kishte dhe një komponent tjetër, se duke shfrytëzuar mundësinë që i
Majlinda Bregu kthehet nga SHBA, kreun e PD e gjen në çadrën e protestuesve me qëndrime të përmbysura

Majlinda Bregu kthehet nga SHBA, kreun e PD e gjen në çadrën e protestuesve me qëndrime të përmbysura

Aktualitet, Basha, Bregu, Kthim, Politika, proteste
Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu është rikthyer më në fund në atdhe. Pas vizitës së saj 10 ditore në SHBA, deputetja demokrate ka njoftuar rikthimin e saj në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, Bregu tregon detaje nga vizita e saj zyrtare në SHBA si dhe takimet që zhvilloi. Bregu mungoi në protestën e oopzitës për shkak të kësaj vizite. Ndërsa pritet të shohim tashmë nëse ajo do të shkojë në çadrën e protestuesve. Statusi i plotë i ish-ministres së Integrimit: Pas 10 dite takime e vizita ne Kongres, Senat e Departament Shteti ne Ëashington, nje bashkebisedimi shume te mire per (dis)Integrimin Europian organizuar nga NDI dhe Keshilli i Atlantikut te Veriut dhe realitetit teknologjik qe ka sunduar boten dhe politiken. Facebook ishte nje nga platformat teknologjike rendesi
Paralajmërimi Palokës: Në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje

Paralajmërimi Palokës: Në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje

18 qershor, Aktualitet, Paloka, Politika, Zgjedhje
Kryetari i grupit parlamenar të PD, Edi Paloka deklaroi se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje “Nuk po them që janë bërë palë, disa në fakt kanë qenë palë por disa të tjerë nuk i qëndruan fjalës që na thanë dhe sot nuk po mbajnë atë qëndrim që na thanë. Ndërkohë që protesta jonë ka gjetur mbështetje. Ne morëm mesazh nga kongresi amerikan, mediat ndërkombëtare pasqyruan protestën. Në mbështetje të asaj që në kërkojmë janë edhe ambasadorët, dje ambasadori i OSBE tha atë që ne kemi kohë e e themi. Pra të gjithë po vijnë aty ku ne kemi qenë prej kohësh dhe sigurisht kjo mbështetje është e nevojshme. Ne kësaj pjese i jemi mirënjohëse dhe do ti shkojmë deri në fund. Nuk do të ketë zgjedhje në 18 qershor, sepse nuk mund të ketë zgjedhje me një qeveri që është e zhytur në krim”, tha Paloka. So
Denar Biba: Libra rrezikon të mos regjistrohet

Denar Biba: Libra rrezikon të mos regjistrohet

Aktualitet, Biba, Blushi, KQ, Libra, Politika
Kreu u KQZ-së Denar Biba deklaroi se Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, mund t’u duhen 5 mije firma qw partia e tyre Libra tw regjistrohet, ndryshe mund tw pwrballen me njw surprizw tw pakwndshme. Ai foli në studion e lajmeve të ABC news me gazetarin Endri Xhafo, ku kritikoi sjelljen e Blushit. Deklarata “Blushi tejkaloi çdo lloj norme etike, u mor me mbiemrin tim, më përçundoi emrin krejt pa lidhje, nuk e di pse i bën këto historira. Interesante është se edhe im atë kur shkova atë ditë në shtëpi më tha: mor bir po pse nuk e regjistroni këtë Librën. Ju e dini që Libra është e regjistruar më shumë se sa një muaj para, edhe pse kjo gjë, historia e Blushit, batuat me mua kanë ndodhur javën e kaluar. Ndërkohë që Libra është e regjistruar që para një muaj dhe e kam uruar Librën për fillesën e saj. A

Topalli këshillon Bashën: Bojkoti i zgjedhjeve, vetëvrasje për PD

Aktualitet, Basha, Bojkot, Keshille, PD, Politika, Topalli, Zgjedhje
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, mendon se ideja që përkrah lideri i partisë Lulzim Basha për bojkotin e zgjedhjeve është e gabuar. Nga çadra e vendosur para Kryeministrisë, Topalli iu kundërpërgjigjet atyre qe brenda PD apo në media, kanë mbrojtur idenë që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke vënë në dukje se kjo do të ishte vetëvrasje për Partine Demokratike, një pozicion që Topalli e ka mbrojtur edhe në mbledhjet e grupit parlamentar sa herë është ngritur kjo çështje. “Këtu pastaj është vija ndarëse se unë e gjykoj se do ishte një “suicid” politik e do të ishte një tradhti ndaj të gjithë këtyre që janë këtu dhe ndaj gjithë familjeve të tyre dhe të tjerët që mendojnë se një herë në 4 vjet, vjen mundësia për të shprehur vullnetin e tyre për të